Gjaku

Kultura

Gjaku

Nga: Dibran Demaku Më: 6 janar 2024 Në ora: 12:28
Dibran Demaku

Ëndrrat…Ëndrrat kishin lindur të parat.Ato ishin të bardha.Të lehta.Si flladi i pranverës…Dhe… Kishin lindur shpresat…Edhe ato të bardha.Të lehta.Si petalet e luleve pranverore.Ato kishin çelur në zemra.Dhe bashkë me zemra kishin fluturuar gjithkah…

…kishte lindur dashuria…E bardhë.E lehtë…E kishin parë njëri tjetrin dhe zemrat u kishin bërë:Tak! Ishin afruar dhe pa thënë asnjë fjalë ishin përqafuar.Ishin afruar me njëri tjetrin…Ishin bërë Një! Pastaj…I kishin thënë njëri-tjetrit: Të dua! Të dua! Zemra ime rrah vetëm për ty! Edhe e imja rrah vetëm për ty!

I kishin parë zogjtë dhe kishin cicëruar për ta! Për dashurinë e tyre! Dhe në cicërimat e tyre ishte dëgjuar urimi: Le të rrojë dashuria! I kishin parë bilbilat dhe kishin kënduar për ta! Për dashurinë e tyre! Në këngën e tyre ishte dëgjuar përgëzimi: Le të rrojë dashuria!I kishin parë lulet dhe kishin çelur petalet! Për dashurinë e tyre! Nga petalet e çelura kishte dalë urimi: Le të rrojë dashuria! I kishte parë dielli dhe i kishte mbështjellë me rrezet e tij të praruara! Nga rrezet e praruara kishte buruar përgëzimi:Le të rrojë dashuria! I kishte parë qielli dhe i kishte përqafuar me kaltërsinë e tij dhe kishte thirrur:Le të rrojë dashuria!I kishte parë toka dhe i kishte puthur shputat e këmbëve të tyre nga ata kishin kaluar dhe kishte brohoritur: Le të rrojë dashuria! I kishin parë njerëzit dhe ata kishin thirrur: Le të rrojë dashiria! Ata paskan lindur për njëri tjerin!...

Dhe...

Edhe rruga nga ata kishin kaluar u kishte marrë lakmi! Edhe dielli duke ndriquar u kishte marrë zili! Edhe era e lehtë duke i përqafuar u kishte marrë mëri!

Pastaj…

Pastaj… dashuria e tyre ishte rritur e rritur! Kishte lëshuar shtat në mendjet dhe në zemrat e tyre!...

Një ditë edhe prindërit e tyre kishin mësuar për dashurinë e tyre. Edhe ata ishin gëzuar për atë dashuri! Ishin gëzuar dhe e kishin brohoritur për dashurinë e tyre!Babai i vajzës e kishte dhënë pëlqimin për fejesën e vajzës! Babai i djalit e kishte mirëpritur pëlqimin e mikut dhe kishte blerë unazat e fejesës për dy të rinjt!Ishte caktuar edhe dita e dasmës! Ishin bërë edhe ftesat për dasmorët!...

Por…

Por…Dashuritë e mëdha hasin edhe në pengesa të mëdha!Vetëm dy ditë para dasmës kishte ndodhur e papritura! Ishte hapur lajmi se babai i vjazës dhe babai i djalit nuk ishin njësoj!Ata ishin dysoj! Andaj meqë ishin dysoj nuk mund të ishin miq! Dhe as mund të bëheshin miq!

Thuhej se babai vajzës nga fejesa e bërë e kishte ndier vetën të fyer!Të mashtruar! Dhe i kishte dërguar fjalë babait të djalit se fejesa do të prishej dhe se dasma e caktuar nuk do të bëhej!

Lajmi i hidhur ishte përhapur gjithandej! E kishin dëgjuar lulet dhe ishin pikëlluar! Kishin ulur petalet!E kishin dëgjuar zogjtë dhe ishin helmuar! I kishin ndalur këngët!E kishte dëgjuar dielli dhe ishte hidhëruar!I kishte fshehur rrezet pas reve qiellore!E kishte dëgjuar qielli dhe ishte pikëlluar!Kishte derdhur shi të rrëmbyer!E kishin dëgjuar njerëzit dhe kishin mallkuar!E verbofshin rrezet e diellit atë që është kundër dashurisë!

Dhe…

Dhe…kishin pytur:Cili ishte shkaku?! Përse prishej Fejesa?!... Përse vritej dashuria?!...

Babai i vajzës sërish kishte dërguar fjalë:Nuk e bëj mik një armik të përbetuar!

Fjalët kishin marrë dhenë…Kishin shkuar edhe në veshët e babait të djalit…Nga ato fjalë babai i djalit kishte mbetur i indinjuar! Kishte mbetur i fyer! Dhe ishte nxehur nga fjalët që kishte dëgjuar! Babai i vajzës kishte thënë për te se ai na qenka një armik i përbetuar i kombit dhe i partisë?! Dhe kishte pyetur: I cilit komb dhe i cilës parti?! A nuk ishte ai i të njejtit komb si dhe babai i vajzës?! Nëse ai ishte në një parti tjetër kjo nuk do të thonte se ai ishte armik i kombit dhe as i partisë! Edhe partia e tij i takonte  po atij kombi veç me një emër tjetër!...

Për të mos i mbetur borxh i kishte kthyer fjalë dhe i kishte thënë: Se e prish fejesën e vajzës tënde me djalin tim, këtë edhe  mund ta akceptoj, por kur më quan armik të kombit dhe partisë, për këtë më ke borxh për jetë të jetëve!Dhe borxhi si e di edhe ti vetë paguhet herdokur! Nëse unë i takoj një partie tjetër kjo nuk të jep të drejtë të më akuzosh si armik të kombit dhe të asnjë partie!...

Fejesa ishte prishur! Dasma nuk ishte bërë!Zemrat e dy të rinjëve ishin plagosur!Ëndrrat e tyre ishin vrarë!Shpresat ishin këputur!Gjakrat ishin nxehur gjithandej!Gjakrat ishin nxehur nga fjalët! Nga fjalët e hidhura të fryera me helm!

Ishte ky edhe një mallkim! Një mallkim që vinte nëpër shekuj kaluar!Një mallkim që gjithmonë peng e kishte gjakun! Gjakun e pafajshëm!Gjakun e dredhur për mallkimin!

Mallkimi shekullor po i hapte dyert armiqësisë, po i hapte dyert zisë, po i hapte dyert marrëzisë!

Dikush theksonte se ishte lënduar krenaria!Tjetri shtonte se ishte përulur burrëria!Ndonjë i tretë thonte se ishte lënduar tradita!I katërti shtonte se adeteve dhe zakoneve u kishin vënë prita!...

Dhe…

Dhe… vetëm gjaku i derdhur do ta kthente krenarinë…, do ta ngriste burrërinë…, do ta ruante traditën…, do ta largonte pritën e vënë ndaj dokeve dhe zakoneve të ardhura nga shekujt!...

_”Ju thaftë goja atyre që thonë se duhet derdhur gjaku për krenarinë…, për burrërinë…,për doke e zakone të ardhura nga terri i shekjuve!…”- do të mallkonin gratë plaka.-“ A pak gjak u derdh në këto troje gjatë shekujve?!”-do të shtonin ato të tmerruara nga fjalët që do të endeshin gjithandej…

Por…

Por…mallkimi kishte bërë të vetën! Gjaku i pafajshëm kishte rrjedhur nga kraharori dhe ishte derdhur rrugëve të pluhërosura si në legjenda! Dita ishte mbushur me ankth!Rrezet e diellit sikur kishin ndërruar ngjyrë, kishin marrë ngjyrën e gjakut!Ato ishin ngjyrosur me gjakun e kuq, me gjakun e pafajshëm!

Sërish dikush ishte shituar nga mallkimi i shekujve! Plakat e fshatit i kishin nxjerrë shamitë e zeza të palosura diku në fund të sëndukëve të tyre të nusërisë!Vajtimet e tyre sikur i tundnin edhe vetë malet!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat