Kutia e Pandorës

Kultura

Kutia e Pandorës

Nga: Zymer Mehani Më: 12 janar 2024 Në ora: 11:49
Zymer Mehani

Një kuti të vogël, ku misteret fshiheshin,

Pandora e hapi, dhe fatet aty ndryheshin.

Edhe pse mbyllur fort, me zemër të vrarë,

Por kurioziteti, gjithmonë është fitimtar.

Nga kutia, shpërthenin dritat e errësirës,

Dhimbje, vuajtje, sëmundje dhe pjesë të mynxyrës.

Pandora u tmerrua, por ishte vonuar,

Nga kutia e hapur, fatet u liruan.

Por në fund të kutisë, diç ende qëndronte,

Shpresa fare e vogël, në errësirë fluturonte.

Edhe pse të gjitha fatet tash ishin në liri,

Shpresa mbeti brenda, si drita në errësi.

Kjo është historia e Kutisë së Pandorës,

Një mesazh për njerëzimin nëpër gjurmë të kohës.

Edhe në ditët më të errëta, besohet dhe thuhet,

Shpresa qëndron prore, edhe kur gjithçka humbet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat