Lotë dhembjesh

Kultura

Lotë dhembjesh

Nga: Diana Mehmeti Më: 12 janar 2024 Në ora: 14:09
Autorija Diana Mehmeti

Shikonim të dyja

yllin më të madh

Mbrëmjeve së bashku

Me dimrin plak

Qeshnim dhe thurnim

Ëndrra pa mbarim

Hëna xheloze

Na kishte zili!

Pa pritur

Mu zverdhe

Si trëndafil i këputur

Lotët mbi faqe

M'u bëre një flutur

Lotët e dhembjes

Vallë kush m'i thanë

Atë dhembje malli

Kush do t'a mbaj

Trëndafil do ngelësh

Të marr erë ngadalë

Parfumin tënd

Të këndshëm,

Vargut ia shpërndaj

Kështu është kjo jetë

Mbushur plotë

Aty ka gëzim

Aty ka dhe lot.

VAJZA NGA VLORA

Ç'i bëre atij

çerpiku

Zemrën

m'u në mes ma piku

S'e mos vetëm

zemër zezën

S'i shkrepsë

Më ndezi shpresën

Beli që lëshonte yje

Më la

Pa pike fuqie…

Këmba

Që shkelte mbi rërë

Shponte zjarrin

me gjilpërë

Buza kullonte

argjend

Pse më la pa frymë

në vend

Më ka thënë

Nënë gjora…

Kështu i ka vajzat

VLORA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat