T‘ndalën lakejtë për t‘u lavdëruar!

Kultura

T‘ndalën lakejtë për t‘u lavdëruar!

Nga: Sami Arifi Më: 15 janar 2024 Në ora: 11:29
Sami Arifi

Sa çudi,

indiferentët ndaj çështjes madhore;

vlerësohën për shtëpi!

Atdhetarët sot quhen zhurmagji,

shpiunët vlerësohen për mirësi!

Ata që u munduan,

me djerës e gjak ndërtuan!

Liri vendit i pruan,

t'shiturit prapë u gëzuan!

Qitë andej e shitë këndej,

marrin thellë frymë ca lakej!

Dje me kamxhik e korbaç,

tollovisin prapë bëjnë mishmaq!

Po përmenden nga ca t'mjerë,

kinse vendit i paskan bërë nder!

Shpirtin kishin me plot rastësi,

popullit gjithmonë i bënin ndasi!

N'errësirë i bartën nëpër Serbi...

Sot prapë janë hy mbrendi,

rrënojnë vendin si është më zi!

Çudi s'ju thotë kush,

a e dini që na futët n'prush!

Ca shkrues t’lagjeve bëjnë marrëzi,

thonë t’shiturit bënë mrekulli!

Madje flasin për fshatarë,

për ca t‘poshtër e tradhëtar!

Historia është trojet tona,

Atdhetarët mbetën jehon!

Ndaj t'vërtetës mos t'kemi marre,

se më gënjeshtra s'bëhet qare!

Pa ju thënë shitsave n'sy,

jo s'ndalohen këta faqezi!

Vendin çdo kujt për t’ja treguar,

t'ndalën lakejtë për t’u lavdruar!

atëherë vendi ka për t'lulëzu,

t'shkruhet historia si ka qenë!

Populli merrë rrugë t’mirë n'vend...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat