Plakut mantil kaltër

Kultura

Plakut mantil kaltër

Nga: Dedë Preqi Më: 15 janar 2024 Në ora: 13:51
Dedë Preqi

Plaku mantilkaltër e mjekërr të bardhë,

Me sy të vet e pa tragjedinë e popullit shqiptarë.

E pa Reçakun e përgjakur me  t’vrarë e t’masakruar,

Nga bishat e egra serbe nga ajo farsë e mallkuar.

Fjalët e plakut mantilkaltër jehuan në tërë botën e qytetërimit

Një popull i pa fajshëm ndodhet i pa mbrojtur dhe para asgjesimit

Duke e ndalur vajin, shpresa për të ardhmën duke bëluar

Me dhjetra masakra të tjera edhe Reçakun, duke kujtuar,

Që s’duhet harruar edhe gjithë miqtë e dashur ndërkombëtar

Sikur edhe Wiliam Walkerin, mikun e madh t’popullit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat