TV Klan Tiranë/ Jeta shkruan romane

Kultura

TV Klan Tiranë/ Jeta shkruan romane

Nga: Skënder Karaçica Më: 16 janar 2024 Në ora: 17:20
Skënder Karaçica

Në emisionin e së dielës,,E Diela Shqiptare,,në TV Klan të Tiranës,me moderator Ardit Gjabrea në rubrikën,,Ka një mesazh për ty,,herë-herë para ekranit dalin përsonazhe shqiptare me tipare të jetës së rëndë sikurse në kohën e Migjenit.

Koha dhe shteti shqiptar me përsonazhe të jetës së skajshme të rëndë,deri në vetvrasje,tregon qartë se si tiret jeta pa mbeshtetjen e intitucioneve të shtetit...!

Këso kohe,pse po na përseriten refrenët migjeniane në Shqipërinë tonë,bukën tonë të përditshme dhe kafshata përmes lotëve,të mbulesës së dhimbjeve dhe,atje diku-diku dora humanitare e të tjerëve...Sa vështirë,kur sot shohim e dëgjojmë refrenët migjeniane,njeri mos me harroni,jam këtu me vuajtjen dhe dhimbjen time...!

TV Klan në Tiranë dhe modeartori Ardit Gjebrea,në emisonin e së dielës,,E Diela Shqiptare,,nis mesazhin me refrenët migjeniane,që të vrasë nga afër ndërgjegjën e shtetit dhe dorën institucionale të shtetit shqiptar për hallegjinjtë e shumtë shqiptarë...!

Tirana jonë zyrtare,dil nga zyra  e burokracisë dhe shih si po tiret jeta shqiptare buzë vdekjes me mbulesën hijerëndë të varfërisë së skajshme...!

Tirana jonë,shih nga afër frymën e të tjerëve që po vuajnë...!

Çikago,më 14 janar 2024

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat