Të shpëtojmë djalin e ri poet nga Drenica

Kultura

Të shpëtojmë djalin e ri poet nga Drenica

Nga: Skënder Karaçica Më: 16 janar 2024 Në ora: 18:32
Adem Gashi

Vdekja për poetët është fjala e fundit,ata mbesin të gjallë në frymën e popullit të vet.Me Adem Gashi,kujtesa merr me veti kohën e grupit letrar,,Migjeni,,në Normalen e Prishtinës,ku lexonim vjersha,bisedonim për letërsinë dhe kur bëheshim gati për të marrë udhën e mësuesit e të shkollës shqipe në Drenicë...!

Për shpirtin e tij kryengritës,pushteti serb e mbylli pas grillave dhe ia ndaloj me censurën politike hovet e tij poetike.Në një takim në Gjalovë,poeti Din Mehmeti,i shqetësuar me shpirtin e tij prush zjarri të diellit të Kosovës,më thoshte të shpëtojmë djalin e ri poet nga Drenica,Adem Gashin...!

Poetët vdesin me fjalën e fundit,ata mbesin të gjallë në frymën e popullit të vet,thotë kritika letare e përbotshme.Poeti Adem Gashi sot nuk erdhi në orën letrare dhe,na la testamentin poetik krijimtarinë e tij për brezat dhe për kohën...!

Lamtumirë mjeshtër i fjalës poetike Adem Gashi!Shpirti dritë në tokën e Drenicës!

Çikago,më 16 janar 2024

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat