Shtatë ditë nga ndërrimi i jetës të veteranit të arsimit Pren Culaj ( 1936-2024)

Kultura

Shtatë ditë nga ndërrimi i jetës të veteranit të arsimit Pren Culaj ( 1936-2024)

Nga: Lush Culaj Më: 17 janar 2024 Në ora: 07:52
Pren Culaj

Më datën 10 janar 2024 kaloi në amshim Pren Culaj duke lenë mbrapa kujtime të veçanta. Homazhet ( nderimët) iu bënë në Restoranin “Fenix” të Klinës më 11 janar. Pranë arkivolit të tij nderuan me respekt të veçantë shumë familarë, miq, dashamirë, e mbi të gjitha shumë ish-nxënës të tij që ruanin kujtimet më të mira për të si mësues dhe pedagog i shkëlqyeshëm. Numri i atyre që nderuan ishte jashtëzakonisht i madh të ardhur nga të gjitha viset e Kosovës dhe diaspora.

Ceromia mortore u zhvillua në varrezat e fshatit Ranoc të Klinës. Se cili ishte autoriteti i tij më së miri e dëshmoi numri i madh i pjesmarrësve në ceremoninë e varrimit që kishin ardhur ti japin lamtumirën e fundit. Ishin prezent shumë priftërinj që e udhëhoqën bashkarisht ceremoninë si famullitari i Klinës Don Jeton Thaqi, famullitari i Gjakovës, Patër Ndue Kajtazi, famullitari i Pejës Don Lenc Sopi, famullitari i Bishtazhinit të Gjakovës Don Lush Sopi, si dhe famullitari i Gllogjanit të Pejës Don Pal Tunaj. Fjalën kryesore e mbajti mbajti Patër Ndue Kajtazi i cili e ngriti në piedestal kontributin shumëdimensional të Pren Culajt.

Në emër të familjes për herë të fundit nga i ndjeri u nda familjarja dhe gazetarja Beatrisa Culaj. Për informim të opinionit më poshtë po pasqyrojmë fjalën e saj mortore:

Të nderuar familjarë, miq, shokë, dashamirës e bashkëveprimtarë të axhës Pren. Mua sot me ra një barrë e rëndë që në emër të familjës të ndahem për herë të fundit nga i dashuri i ynë. Kjo vdekje na ka pikëlluar, duke e përjetuar si një humbje të pazëvendësueshme në radhë të parë për familjën.

Jeta e tij ngjante me jetën e një luftëtari fisnik që niset në beteja për qëllime të larta të drejtësisë, të nderit, të barazisë dhe lirisë. Ai nuk e pranonte disfatën, besonte në drejtësinë si një vlerë themelore e shoqërisë njerëzore. Shumë herë jam bindur se vetëm koha ka qenë aleati i vetëm i tij. Edhe pse ajo i jepte të drejtë, nuk e kam parë asnjëherë të shfaqej si triumfalist. Fliste në kohën e duhur dhe heshte kur fliste e vërteta për të cilën ishte angazhuar. Megjithatë, lufta me vdekjen kishte një përfundim tjetër, por as ajo nuk e ndryshoi karakterin e tij. E priti denjësisht fundin e paralajmëruar. Deri kah ditët e fundit nuk na munguan fjalët dhe mesazhet e tij.

Po kush ishte Pren Culaj?

Ishte ndër veteranët të dalluar të arsimit tonë, i cili ka lenë gjurmë në arsimin shqip. Ai gëzoi nderimin e shumë brezave ngado qe punoi dhe veproi. Ishte ndër të rrallët në këto treva që kishte një traditë paraprake arsimore. Gjyshi tij Pjetër Culaj ishte nxënës i Shtjefën Gjeçovit.

Pas largimit të Gjeçovit nxënësit e tij nuk u ndalën. Nga dëshira për dije dhe mësim shqip organizojnë mësimin ilegal nëpër shtëpi private në disa fshatra. Mësues dhe organizator të këtij mësimi ishte edhe gjyshi i tij Pjetër Culaj.

I ati i Prenit ishte përkrahës dhe bashkëpunëtor i Lëvizjës Nacional Demokratike në Kosovë. Pikën lidhëse e kishte me heroin e Lugut të Drinit Ndue Përlleshin. E burgosin në vitin 1947. Gjykata e Pejës e dënoj më gjashtë vite burgim. Pas lirimit nga burgu edhe pse në kushte të rënda matriale e dërgoi djalin e dytë Prenin për ta vazhduar shkollën.

Prendi u lind me 1936 në Gjakovë. Shkollimin fillore e kreu në Klinë. Shkollën e mesme bujqësore e kreu në Pejë. Më pastaj shkollën Normale e përfundoi në Gjakovë. Ishte ndër të parët të diplomuar për profilin arsimor në komunën e Klinës. Edhe shkollën e lartë pedagogjike në drejtimin Histori-Gjeografi e përfundoj në Gjakovë.

Rruga e tij arsimore fillon në vitin 1962 në fshatin Shtupel, e pas më shumë se një dekade u transferua në Zllakuqan. Prej vitit 1977 e deri në vitin 1985 ishte drejtor i shkollës fillore “Liria” në fshatin Budisalc. Gjatë viteve 1985-1989 ishte përgjegjës në shkollën e Klinës, ku prapë u kthye në Budisalc si drejtor shkolle deri në vitin 1996. Në vitet 1992-1996 ishte kryetar i Aktivit të drejtorëve të komunës të Klinës në sistemin paralel të Kosovës. Për punën e tij mori shumë mirënjohje dhe fletëlavdata.

në vitet e 90-ta Preni me shokë i ndihmoj procesit paralel arsimor në menyrë që të mbijetoj. Mësimdhënësit e viteve 90-ta i rezistuan me besnikëri kohës. Ata e paguan borgjin ndaj brezave. Profesioni i arsimit mbeti dashuri e pa shuar për të. Gjatë bisedave me të ai na thoshte: “ Arsimi është pjesë e jetës sime. sot edhe pse jam pensionuar, kujtimet dhe dashuria për atë qe i fala jetën nuk më shmangën dot nga mendja. Aty ku unë shpërndava rrezet e dijës sot i shpërndajnë nxënësit e dashur për mundin dhe sakrificën që kam dhenë”. Kurse ne themi: “E bukur kur ke kaluar njё jetё tё gjatё, rreth katёr dekada nё punёn mёsimore dhe edukative, duke mёsuar dhe edukuar breza.”

përfundimit të luftës në vitet 2002-2008 u zgjodh gjyqëtar porot në Gjykatën komunale të Klinës. Gjatë vitëve 2008-2012 ishte anëtar i kryesisë të shoqatës të pensionistëve të Kosovës në Prishtinë. Nga vitet 2013-2021 për dy mandate ishte Kryetar i Shoqatës të pensionistëve të komunës të Klinës.

Pren Culaj ka gëzuar autoritet te veçantë në popull dhe në rrethinën ku jetonte. Ai vazhdoj besnikërisht rrugën e paraardhësve. Zgjodhi rrugën më të vështirë por që i bëri nder ati dhe pasardhësve të tij. Rrugën që i dha lavdinë dhe respektin që të mbetët emër i paharruar në kujtesën e rrethit në të cilin jetoi dhe veproi. Edhe sikur të flisja për orë të tëra, e shumta për të do të mbetej e pathënë. Megjithatë, dua ta falënderoj për gjithçka ka bërë për ne. E falendërojmë për dashamirësinë si tipare të njerëzisë së tij, për korrektësinë dhe profesionalizmin si tipare të formimit etik dhe të punës së tij; nga distanca e sotme kohore e falenderojmë për diciplinën dhe rregullin në familje Ndonëse në momente na dukëj shumë i ashpër koha i dha ati të drejtë. Ai do të mbetet një ekzemplar i rrallë prindi, familjari, kolegu, miku e veprimtari i denjë për respekt, një model njeriu të cilin do ta lakmonte secila shoqëri. Familjes e shoqërisë përgjithësisht, do t’i mungojë shumë. E, megjithatë, vdekja është fund i tmerrshëm vetëm për ata të cilët me të humbin gjithçka. Pren Culaj nuk është i tillë. Ndonëse jeta e tij fizike është shuar, trashëgimia e tij njerëzore dhe morale, e shpërfaqur në një format tepër të veçantë të njeriut, do të jetë motiv i rëndësishëm që ta kujtojmë.

Familjarëve nuk na mbetet gjë tjetër veç të përkulemi ta nderojmë dhe të ndjekim veprën e tij. Në fund ju falënderojmë të gjithë të afërmeve, miqve e dashamirëve të cilët morën pjesë në ndarjën e fundit nga familjari i jonë. Ua kthefshim në gëzime...Ndërsa axhës Pren i themi Lamtumirë, I përjetshëm qoftë kujtimi për ju.

Pas përshendetjës të fundit në emër të familjës nga mbesa Beatrisa, fjala iu dha Mulla Xhevat Kryeziut i cili kishte pasur njohje afërsi dhe dashamirësi më të ndjerin. Kryeziu evokoi kujtime nga njohja më të ndjerin dhe kryesisht u fokusua në kontributin e tij në mbajtën gjallë të arsimit paralel të viteve 90-ta. Familjës i erdhën edhe një numër i konsiderueshëm i telegrameve të ngushëllimit si nga Drejtoria e Arsimit të Komunës të Klinës nga drejtori i shkollës fillore “Nënë Tereza” të fshatit Budisalc etj.

E nderuara familje Culaj,

Luteni që të pranoni ngushëllimet tona dhe dhimbjen tonë të sinqerë për vdekjen e veteranit të arsimit Pren Culaj, i cili një jetë ia ka kushtuar procesit të edukimit të brezave të rinj dhe zhvillimit e perspektivave të arsimit në komunën e Klinës dhe më gjerë, duke kryer misionin e shenjtë të mësuesit për vite me radhë, duke qenë drejtor shkolle për vite me radhë, duke qenë pjesë e institucioneve komunale arsimore në vitet ’90 siç është Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri” ku dha kontribut të çmueshëm dhe sakrificë në përballje me rrethanat e vështira shoqërore dhe politike, kur arsimi dhe shkolla shqipe u gjend në udhëkryqin historik, rrethuar nga sfida dhe pengesa serioze që synonin jo vetëm rrënimin e arsimit kombëtar, por edhe të qenies sonë nacionale.

E nderuara familje Culaj,

Veterani i arsimit Pren Culaj, tashmë është pjesë e pandashme e të gjithë atyre emrave që dhanë kontribut, dije e mund në zhvillimet dhe perspektivat e arsimit në komunën e Klinës, prandaj si institucion vazhdimisht do ta çmojmë kontributin e tij dhe personaliteti i tij le të mbetet frymëzim dhe model për mësuesit e rinj dhe të gjithë ata që i përkushtohen zhvillimit të sektorit të arsimit si një nga shtyllat që mbajnë kombin gjallë.

Në emër të Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe në emrin tim personal si dhe në emër të të gjithë personelit arsimor të institucioneve edukativo-arsimore të Klinës, pranoni ngushëllimet tona të thella për shkuarjen në amshim të veteranit të arsimit Pren Culaj.

DREJTORI

Dr.sc.Qemajl Sejdija

Në telegramin e Shkolla fillore “Nënë Tereza” e fshatit Budisalc theksohëj:

E nderuara familje Culaj,

SHFMU “Nënë Tereza” në Budisalc, më dhimbje të madhe pranoi lajmin për ndarje nga jeta të intelektualit, mësuesit e drejtorit shumëvjeçar të shkollës tonë, Pren Culaj. Kolektivi i kësaj shkolle do ta kujtoi me pietet të lartë figurën e drejtorit të saj i cili për shumë vite udhëhoqi këtë institucion arsimor. Duke qenë se figura e tij lidhët ngushtë edhe më çeshtjën kombëtare, kjo e bënë atë një nga emrat me të respektuar, që do të mbahët mend përgjithmonë në historinë e arsimit dhe atë të Kosovës.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës që iakushtoi tërë jetën! Lavdi

Budisalc, 11.01. 2024 Drejtori i Shkollës:

Ndue Balaj

Krahas mbi 1000 komenteve në fecebook kishte edhe disa postime më të gjata ku e vlerësojnë dhe e lartësojnë figurën e Pren Culajt. Ne po pasqyrojmë vlerësimit e dy kolegëve të tij nga fusha e arsimit:

Shkruan: Nikollë Gojani!

Iku edhe një misionar i arsimit!

Jetoj dhe veproj në një kohë për të jetuar për shumë kohë.

Sot në moshën 87 vjeçare iku për amshim Pren Culaj, edhe një misionar i arsimit.

Kohët dhe trevat ngrisin njerëz dhe përsonalitete të shquara, përsonalitete të cilat shënojnë epokat. I tillë ishte Pren Culaj për kohën që jetoj dhe për vendin që u lind dhe veproj.

Gjakimi për dije dhe përparim bëri që Preni të ndjek ëndrren për shkollim dhe dituri, duke qenë ndër të parët që shkollohet edhe përkunder kushteve mjaft të rënda ekonomko sociale të familjës. Pas përfundimit të shkollimit, punon si mësimdhënës e më vonë për një kohë të gjatë si udhëheqës i istitucioneve arsimore në Klinë dhe rrethinë.

Jeta dhe veprimtaria e tij spikat thirrjën për edukim dhe arsimim, thirrjën për krijimin e njeriut të shëndoshë në radhë të parë pastaj për ngritje profesionale. Dha gjithçka për emancipim të të rinjëve dhe gjeneratave, të të afërmve dhe farefisit, progres të njeriut dhe njerzimit.

Ishte vizionar dhe udhërrefyes i spikatur, duke ndihmuar ngritjën progresive të familjës së gjërë Culaj deri të titujt më të lartë profesional e shkencor.

Përsonalisht ndjehëm i previlegjuar që e njoha nga mosha relativisht e re dhe së bashku krijuam marrëdhënje të shëndosha kolegiale, e profesionale dhe më vonë edhe miqësore, familjare e vëllazërore.

Si e njoha Pren Culajn?

Si edukator të artikuluar, punëtor të vyer arsimor, profesionist të përkushtuar, koleg të besueshëm, udhëheqës të matur dhe të kujdesëshem, një përsonalitet i qëndrueshëm dhe stoik, familjarë të respektuar, njeri të virtytshëm dhe bujarë, vëlla të dashur...

Nderim dhe respekt i pafund jetës dhe veprës së Pren Culajt. Pushoftë në paqe!

Ngushëllime familjës, farefisit dhe në pëgjithësi komunitetit arsimor të Klinës me rrethinë!

​​​​​​ Ndue Balaj

Ç’do mjedis ka njerëzit e vet të veçantë, kontributi, vlerat dhe veprat e të cilëve mbesin të pa shlyera në epokën dhe kujtesën historike.

I tillë ishte për Lugun e Drinit edhe Pren Culaj!

Ishte ndër të parët e gjeneratës së artë të shkollimit. Ngritjen arsimore nuk e bëri vetëm për vete, ai këtë e përcolli tek shumë gjenerata të tjera që sot i janë mirënjohës. E njoha nga dimensione të ndryshme edhe nga ai i respektit dhe mbështetjës ndaj familjarëve më të gjerë miqëve dhe dashamirëve përgjithësisht.

Krahas vyrtyteve të larta njerëzore në fushën e arsimit kontributi i tij ishte shumë dimensional, si drejtor, si bartës i shumë proceseve kombëtare në rrethana të rënda për vendin në kohën e okupimit.

Si intelektual, fuqinë e mendjes e transmetonte në mënyrë shumë fisnike tek gjeneratat e reja. Do të pushojë i qetë edhe në varr sepse la pas shumë gjenerata të ngritura në aspektin intelektual e kombëtar e të cilët udhëheqin me vendin. La pas një familje të gjerë intelektualësh, gjerë në gradën shkencore profesor doktor! Për mua përsonalisht ishte model i një edukatori, intelektuali e udhëheqësi, që gjurmët e tij prekën ç’do mjedis ku jetoi dhe punoi.

Lavdi për jetë e mote!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat