Na fal Ali Podrimja ( …për ditën e Reçakut)

Kultura

Na fal Ali Podrimja ( …për ditën e Reçakut)

Nga: Sami Mulaj Më: 17 janar 2024 Në ora: 12:37
Autori Sami Mulaj

Në ditën tënde Reçak

nuk ditëm të heshtim,

harrojmë të kujtojmë,

zhurmojmë.

Buçasin dajret

bëhen dasma,

gota trokitën,

shurdhojnë ekranet

me cullak tallavanë

e cullak politiken

Si rastësi e zakonshme

a tragjedi e radhës,

fjala e kësaj dite

pa fjalë.

Na fal Reçak,

qielli loton për ty

e shi sot na falë

Na fal edhe ti

o varg me emrin

Ali Podrimja

heshtja po na gjuan

edhe me eshtrat e tua

edhe me eshtrat e mia

SM

( nga libri me poezi “Lisat e mi të diellit”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat