Mbreti i mbretërve

Kultura

Mbreti i mbretërve

Nga: Sami Shatri MĂ«: 17 janar 2024 NĂ« ora: 16:31
Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Sot me 17 janar, mbushen plot 556 vite, kur ZOTI i Madh e pranoi në gjirin e vet, t’ shenjtin Gjergj Kastrioti-Skënderbeu!

Gjergji, foli shqip, është lutur shqip, ka jetu shqip dhe ka vdekë shqip!🇦🇱

Me ndihmën e Zotit fuqiplotë, me një grusht ushtri, mposhti mbretër e Perandori, andaj fitoi Profeci, jo vetëm te Kombi i tij!🇦🇱

MBRETI I MBRETËRVE

T’ falem Ty o ZOT i Madh

m’ thuaj diçka n’ këtë ditë të bardhë

nga gjithë mbretërit që ke falë

cili ishte më i Artë!

Ndigjo pak o kureshtarë

nga gjithë mbretërit e botës mbarë

të k’ saj kohe e kohës s’ parë

që kam lindë e që kam falë

si në luftë ashtu në paqe

Kastrioti ishte i parë!

Ishte trim e Atdhetarë

besimtar e ngadhënjimtarë

burrë fisnik edhe bujarë

luftarak e kordhëtarë

si me hesht ashtu me shpatë

shumë i dashur me luftëtarë

zemërgjerë për fukaranë

mendjemprehtë e kuvendarë

diplomat e burrë krenarë

fort i rrept qe për tradhtarë!

N’ jat vjeshtë t’ vonë, përplot stuhi

kur rrug’ toi trimi për Arbëri

atje lart në atë Yllësi

pata lind një yllë të ri

të ndriçoi rrugën e tij

t’ kthehet trimi për n’ Shqipni

t’ filloi luftën për liri

t’ sfidoi Krajla, Perandori

t’ mbetet prore n’ histori

gjersa toka, t’ ketë njer’ zi

Mbret i Mbretërve do jetë ai!

Lavdi Profeti ynë! 🇦🇱

Prishtinë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat