N’derë te i ndershmi si do t’hysh?

Kultura

N’derë te i ndershmi si do t’hysh?

Nga: Sami Arifi Më: 19 janar 2024 Në ora: 11:44
Sami Arifi

T'nderoj se ishe prurës,

për popull n'çdo hap kontribues!

T'nderoj se fjalën mbanë,

t’huajën kurrë s’e hanë!

Gjithmonë t'vërtetën tregon,

për interesa personale s'manipulon!

Pak m’duket sado që t‘bëra respekt,

duke ditur se ndaj t'vërtetës je korrekt!

S'nderoj se ishe manipulues,

jo i mirëfillët historishkrues!

Egoist sa s'ka më,

kinse t'gjtha vetë i ke bë!

N'mos vetë me miqë e fshatar

farên e flliqur e ke hedh n'arë!

I harron ata që bënë atëherë

i futë ata që kurrë s'ishin n’atë derë!

Me lakej merru vetë,

çdo ditë marrëzi shkruaj apet!

Veç një gjë duhet ta dish,

n'derë te'i ndershmi si do t'hysh?...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat