Aromë shiu

Kultura

Aromë shiu

Nga: Ganimete Jakupi, Zvicër Më: 19 janar 2024 Në ora: 20:36
Ganimete Jakupi, Zvicër

Shiu sonte seç m'i braktisi fjalët
E më ngjalli nostalgji
Në errësirën e natës pa hënë
Seç m'u shfaqën sytë e tij

Ah sa më pëlqen ky shi
Të strukem në një qoshe në vetmi
Të pi një gotë raki
E të dehem me aromën e tij

Pikat e shiut seç ma flladitën shpirtin
Sikur uji mbi zjarrmi
Në mes shiut kërkoja një yll
Që ta shihja përsëri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat