Sa mall e trishtim

Kultura

Sa mall e trishtim

Nga: Ismail Gashi Sllovia Më: 20 janar 2024 Në ora: 13:18
Ismail Gashi Sllovia

Nga termeti

Ikun jashtë

Edhe mijtë.

Para Termet

Ulurojnë qenët

Sa trishtim…!

Kaq afër

Me muaj e vit

Nuk të shoh

Mbeta në pritje

Ta njësoj kohën

Në premtet e dyta

Vetëm
Të takoj

M’u lodhën

Këmbët

M’u errësuan

Sytë

Në kërkim

Të fytyrës tënd

Kam ankth

Nga urdhërat

Ule kokën!

Mos fol !

Mos e shiko!

Mos përshëndet!

Jeta ime

Nuk mund

Të qëndroj

Pa shpresë                                         

Nga pesha                                                            

E mallit

Dhe brengës

Që më rëndon

Të të shoh

Ty mbesa ime…!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat