Morali i tyre i dyfishtë

Kultura

Morali i tyre i dyfishtë

Nga: Xhelal Hoxha Më: 21 janar 2024 Në ora: 10:37
Xhelal Hoxha

Disa njerëz jetojnë me moral të dyfishtë

Njërin moral ruajnë për veti, e tjetrin për shoqëri

haj e vaj për ata të mjerët e shumëfishtë

Të parët jetojnë për veten e tyre në këtë demokraci...

Ndërsa nga morali i tyre i dytë, "që thojnë e kemi si sytë"

Ata mendojnë, jetojnë, veprojnë e punojnë për veti

Dhe s’ju intereson hiq për të tjerët...

Të mbuluar e izoluar me lloj, lloj maska;

nga pafytyrësia e tyre, dhe dy fytyrësia e hershëm...

Ata janë të këtillë dhe shumë si autoritarë

Kanë dëshirë të madhe për plotsim dëshirash

Që të jenë gjithmon e gjithkund në vend të parë

Tani voziten me xhipa e mercedesa të zi

Që dikur s’kishin as kije, kuaj dhe as gomarë

Ku na morën n’çafë gjithë këtë shqiptari...

Këso lloj tipash, intrigant, dallkauk, demagog,

dylbera, frajera e pedera ki kudo, ashtu si fryen era

Ku fryen veriu jugu, këta soj i ke pra bashkë pa u nda

Heu Zoti e natyra universale, mos e lashtë pa i vra!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat