Kthimi në Kosovë

Kultura

Kthimi në Kosovë

Nga: Remzie Raci Rexhbogaj Më: 23 janar 2024 Në ora: 10:25
Remzie Raci Rexhbogaj

Erna në pranverë zgjodhe kthimin

Në Kosovë

Bashkë me zogjët shtegëtarë

Por ,jo Ti s’fluturove si ma parë

Si dallëndyshet e prap këtu më ardhë

Ti ketë herë u ktheve

Në arkivolin e bardhë

Këtu ku je lindur e rritur

Kurrë ma mos më ardhë

E mua më ke lenë të mbytur

Në dhembje e mall

E trishtuar pres

Çdo pranverë më ardhë

Dhe kështu e zhytur në lot

I bëra pytje vetes sot

Sikur të ishe tani oj e imja Hyjni

Si do të dukej e jotja bukuri

Sot s’më mjaftojnë shkronjat

As ngjyra e lapsit

Ta shpreh ketë mall

Që ndjej për Ty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat