Kërvasaria ime!

Kultura

Kërvasaria ime!

Nga: Adem Bytyçi Më: 23 janar 2024 Në ora: 13:49
Autori Adem Bytyçi

Vendi ky kam lind

N ‘mes maleve

Dhe fushave

Ëndrrave t ‘rapsodëve

T ‘lahutave

Aty ku gurgullojnë burimet

Ujë i ftohet buron

Nga thellësia gurëve

Ta shuan etjen

Jo vetëm për t' tashmen

Por edhe për t' kaluarën

Kërvasaria është katundi im

Aty ku ruaj shumë kujtime

Për t' kaluar e lavdishme

Aty ky ende gjendet

Lahuta e gjyshit

E cila qëndron n ‘heshtje

Herë duke lotuar

Për rapsodin

I cili shkojë pa i thënë

Lamtumirën e fundit

E tani e ka mbuluar pluhuri

Sepse nuk ka kush

Për t'ia tërhequr harkun

Për t'iu kënduar

Kreshnikëve t ‘Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat