MKRS: Së shpejti nis faza e 2-të e punimeve në Hamamin e Gazi Mehmed Pashës

Kultura

MKRS: Së shpejti nis faza e 2-të e punimeve në Hamamin e Gazi Mehmed Pashës

Më: 23 janar 2024 Në ora: 15:53
Foto ilustrim

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se kanë përfunduar punimet restauruese të fazës së parë në Hamamin e Gazi Mehmed Pashës në Prizren.

Kjo ministri ka thënë se së shpejti fillon faza e dytë e punimeve.

Hamami i ndërtuar në vitin 1574 është aset i trashëgimisë kulturore i një rëndësie të veçantë pasi që për shekuj me radhë ka qenë pjesë e pandashme e jetës së qytetarëve të Prizrenit dhe është shndërruar në simbol shpirtëror dhe kulturor.

Postimi i plotë:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat