Ne shqiptarët

Kultura

Ne shqiptarët

Nga: Përparim Hysi Më: 30 janar 2024 Në ora: 10:57
Përparim Hysi

Ne,Shqiptarët, mbetëm me mendësitë e Mesjetës
Në "trenin modern" të kohës
Dhe jam krejt pranë të vërtetës
Sado që regëtij prej "ohës"?!

Se kemi politikanë si vemje
Që na thithin limfën e jetës
Të gjithë sikur janë të një"prerjeje"
Ndaj them që kanë mendësitë e Mesjetës,
 

Lozin kungulleshkash,kur vinë në Parlament
Gjithmonë fajin,domosdo,e ka kundërshtari
Duan gjithmonë të sundojnë në pushtet
Kanë mendësi prej bajraktari.

Politikanët janë si aktorë me njëqind fytyra
Në fakt,nuk kanë fytyra,por kanë surrat
Tek i shoh,më zë mynxyrra
Dhe që të gjithë i kam inat.

2. Sherri

Shumë prej politikanëve sherrin e pëlqejnë
Forcën e tyre prej"dragoi" e pëlqejnë
Demonstrojnë "forcë" dhe hiqen si trima
Tek bëjnë"paradë force"(duke bërë vara-viga).

T'i shmangesh një sherri,nuk je frikacak
Përkundrazi,je trim dhe nuk je burracak!
Sherrxhinjtë bëjnë kaos dhe sa më shumë zhurma
Që para turmave të hiqenë si burra.

Para turmave vijnë me sherrin mbi hundë
SE mos guxon t'i ndalësh kund?!!!
Fryrë nga urrejtja,pa shkak,bëjnë si Herkula
Provo t'i gjeshë vetëm? Të gjithë kthehen pula.

Zhurmues të mjerë që hiqen si trima
Në të vërtetë vetëm? Më shumë se sa krimba!
Siç hyjnë në Parlament,ashtu dhe dalin:
Votues! Me mend në kokë:-Me votë t'i ndalim!

3. "Intelektuali"?!

Të dëgjoj,kur thuaj:- Jam intelektual!!!
Dhe,me të vërtetë,ndihem keq.
Intelektual që flet si rrumpallë
Të rroftë diploma e të shkosh mu në dreq!

Rreh gjoksin sa mend e bën vrimë
Thërret e bërtet:-Jam intelektual!
Shikuesit e dëgjuesit më shumë e shtojnë neverinë
Dhe i ngjan gomarit që pall.
 

Se një intelektual i vërtetë,kurrë gjoksit nuk i bie
SE,gjasme,si ai nuk ka tjetër.
Dukesh, kur "prrall", se ç'mall kallp je
Ti me syhaptë je krejt i verbër.

4. Peizazhe që më "vrasin"

Arras-pa arra!
Drithas- pa drithë!
Fikas- pa fiq!
Shegas- pa shegë!
Pishë- pa pisha!
Lumas- pa lumë!
Liqenas- pa liqen!
Pëllumbas- pa pëllumba!
Ujishtë- pa ujë!
 

5. Çudira që më çudisin

Janë ca çudira që më çudisin
Njoh njerëz që nuk kanë punuar asnjë ditë
Janë pasuruar dhe zënë e "kuisin":
-Nuk i durojnë dot fare padrejtësitë?!!!

E kam fjalën për ca"palopolitikanë"
Që çirren e ngjirren,gjasme,nga padrejtësitë
-Padrejtësitë i bëjnë veç kundërshtarët tanë
Veç ata janë hajdutë dhe për vjedhje kanë"tapitë"

Dhe bëjnë aq zhurmë,sa veshët na i shkallmojnë
Janë shumë prej tyre që nuk kanë punuar qoftë dhe një ditë
Kanë hak,kur një për një para drejtësisë t'i çojnë
Që të paguajnë se si i vunë pasuritë.

Nuk bëj fare dallim:qofshin të djathtë apo të majtë
Kush ka shkelur ligjin nga drejtësia të dënohet
Aspak një djall nuk dallohet nga djajtë
Dhe parazitë të tillë nga politika të qërohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat