Piskamë e hallakamë

Kultura

Piskamë e hallakamë

Nga: Musa Ahmetaj Më: 31 janar 2024 Në ora: 22:57
Musa Ahmetaj

Me shumë zhurmë

E hallakamë

Po varroset dinari

Me piskamë

Njena vajton

O kuku, o lele

Me ty o dinar

Shumçka kam ble

Ndihma e parë

Prore në kërkim

Ndërkombëtarët

Dëshirë për shërim

Këtë diagnozë

Kaherë e ke o dinar

Nuk gjenë dot më

Ndonjë shpëtimtarë

Shumë shamizeza

Të kanë mbajtur në gji

Të vajtojnë ditë e natë

Pa ndonjë nekrologji

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat