Gishtat lart

Kultura

Gishtat lart

Nga: Sevdail Hyseni Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 08:52
Foto ilustrim

Kërcejnë gishtat

Raketë përpjetë,

Me një qëllim

T’i prekin retë.

Çohen se munden

E kanë dëshirë,

Për t’i çjerrë

Maskat n’fytyrë.

Pastaj natyrshëm

Hidhen për ditë,

Si dy shigjeta

Që hapin sytë.

T’i hapin sytë

Klasës noprane,

Që t’i fut duart

Poshtë në organe.

Për më shumë atyre

Që sillen si mundës,

T’i futin gishtat

Në bira të hundës.

T’ia bëjnë me dije

Për atë që tha :

- Nesër kush e di

Do t’ngelin pa ta!

Pse zbrazen kobure

Fjalët pa nevojë?

Shpesh kemi ngelur

Me gishta në gojë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat