​MKRS ndan çmimet vjetore për letërsi, autorët i kërkojnë të kenë shuma materiale

Kultura

​MKRS ndan çmimet vjetore për letërsi, autorët i kërkojnë të kenë shuma materiale

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 12:49
Hajrullah Çeku

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrullahh Çeku në nderim të ditës së pavarësisë ka ndarë çmim kombëtar për vepër jetësore “Azem Shkreli” dhe çmimet vjetore për letërsi për vitin 2023.

Në ceremoninë e mbajtur sot, çmimi kombëtarë për veprën jetësore "Azem Shkreli", iu dha autorit Anton Nikë Berishajt.

Me ketë rast janë ndarë edhe çmimet vjetore për letërsi për vitin 2023, për veprën më të mirë në poezi, veprën më të mirë në prozë, si dhe çmimi për veprën me të mirë të përkthyer në gjuhën shqipe "Pjetër Bogdani".

Ndërsa, çmimin për veprën më të mirë për fëmijë dhe të rinj, juria ka vendosur që mos të jepet për këtë vit për shkak të prurjeve të varfëra.

Autori Berisha pas marrjes së çmimit, tha se është i lumtur që ky çmim mban një emër të madh dhe se ky vlerësim për të, është arritja më e madhe.

Berishajt: Veprën e “Azem Shkreli” e kam bërë vet pa i përkulur askujt

“Këtë punë time që e kam bërë është krejtësisht e imja, dhe jashtë çdo grup formal pa i mbajtur askujt çantën dhe pa i përkulur askujt, kjo më bënë mua të lumtur. Puna më e rëndësishme është se ky çmim mban një emër më të madh prej që kemi pasur e që kemi edhe sot....Kur e lexon veprën e Azem Shkrelit dhe mendon rreth vlerave që ka ajo vepër, atëherë disa vepra tjera që i vlerësojmë e shohim se nuk janë të tilla. Në letërsi është e rëndësishme teksti letrarë, njerëzit kanë pasur probleme për emër , kur lexon veprën e Azemit, e sheh sa i madh ka qenë dhe sa i madh do të jetë edhe nesër. është një vepër që i do ti bënte mirë secilës letërsi edhe atyre më të madhe, franceze, ruse, spanjolle e të tjera. Kjo më bën më u ndje shumë mirë”, tha Berishajt.

Ndërkaq, shkrimtari Azem Deliu ka rekomanduar ministrinë që këto çmime të përfaqësojnë edhe vlerë materiale. Ai tha se këto çmime më herët kanë pasur rëndësi materiale, ndërsa sot nuk e kanë më.

Çmimi Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore "Azem Shkreli" iu dha Anton Nikë Berishajt, çmimi për veprën më të mirë në prozë "Anton Pashku" iu dha Afrim Demirit, ai për veprën më të mirë në poezi "Ali Podrimja" iu dha Halil Matoshit dhe çmimi për veprën më të mirë në kritikë letrare dhe eseistike "Ibrahim Rugova" ndahet për dy autorë: Kuitim Shala dhe Nysret Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat