Poezia

Kultura

Poezia

Nga: Adem Bytyçi Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 15:20
Autori Adem Bytyçi

Nuk thuhej rastësisht

Se poezia krahasuar

Me gjenitë tjera letrare

Është mbretëresha e letërsisë

Sepse n ‘gjenitë tjera letrare

Është shumë më lehtë

Për t ‘krijuar

Se sa n ‘poezi

Nuk është e pa rëndësishme Drama

Novela n' përgjithësi proza

Por poezia është nektari

T'qenunit letërsi.

N' poezi me pakë fjalë

Thuhet shumë

Keni parasysh vargjet

E Omar Khajamit

Dhe Naim Frashrit

Paraqesin Perlën e letërsisë

Sepse çdo fjalë n' varg

Është njëra me tjetrën n ‘harmoni

Ngjashëm siç e formojnë

Tingujt n’ muzikë një Simfoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat