​“Ukraina: Një krim lufte”, ekspozitë fotografike në Tiranë

Kultura

​“Ukraina: Një krim lufte”, ekspozitë fotografike në Tiranë

Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 22:00
Ukraina

Imazhet fotografike nga fronti i luftës në Ukrainë, që përçojnë dramën dhe përpjekjet e ukrainasve për të mbrojtur atdheun e tyre dhe demokracinë do të prezantohen në një ekspozitë nga data 23 shkurt – 23 mars në Tiranë.

Kjo ekspozitë çelet në prag të 2-vjetorit të agresionit rus në Ukrainë nga Qendra për Hapje dhe Dialog në bashkëpunim me Open Society Foundations Wester Balkans dhe FotoEvidence.

“Ukraina: Një krim lufte” është ekspozita fotografike që përçon për publikun dëshmitë tronditëse të agresionit rus në Ukrainë, parë në lupën e fotoreporterëve nga e mbarë bota që e dokumentuan atë përgjatë vitit të parë.

Ekspozita vjen për herë të parë në Shqipëri, e shoqëruar nga libri me të njëjtin titull i botuar me shumë kujdes nga FotoEvidence.

Të mërkurën më 21 shkurt në ambientet e Qendrës për Hapje dhe Dialog në Kryeministri do të ketë edhe një konferencë për shtyp, ku në panel do të jenë Eridana Çano – drejtore e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje (moderatore), Svetlana Bachevanova drejtoreshë ekzekutive e FotoEvidence (kuratore), Christopher Occhicone – fotograf dhe Oksana Parafeniuk – fotografe (në lidhje online).

Më 24 shkurt 2022 forcat ruse nisën një sulm ushtarak në Ukrainë nga Donbasi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat