Poezi të brumosora me dashuri e dhembje

Kultura

Poezi të brumosora me dashuri e dhembje

Nga: Esat Kamberi Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 16:48
Foto ilustrim

Poeti Fadil Abazi, së fundmi, pas dy librave me poezi, nxori nga shtypi librin e tretë poetik me titull simbolik: "Duke pritur lindjen e diellit", me të cilin, paralajmëron diçka të re nga aspekti i vargëzimit, në pritje të metamorfozës krijuese, që tani me mjeshtri po i thur si poet, për të krijuar rrugën e vet, me një vokacion premtues.

Libri është i ndarë në katër krerë, në të cilin përfshihen 83 poezi, përmes të cilave, mëton të brumos, në radhë të parë, dashurinë kozmopolite dhe dhembjen gjithë njerëzore, pa lënë anash përjetimet intime, që po i ndodhin njeriut të kohës sonë, në këto hapësira të përditshme në vazhdimësi, në mes lindjes dhe vdekjes, bashkë me ndjesitë shpirtërore, të cilave poeti u jep formë, të veçantë!

Fadil Abazi, si dukët, ka krijuar vizionin e tij poetik me simbolika e figura artistike, përmes miteve e legjendave të vjela dhe të shfrytëzuara me kujdes, duke ju dhënë kuptime alegorike që i sigurojnë poezive të tija, domethënie filozofike.

E tërë përmbledhja e vjershave, ndjekë në logjikë lineare, të cilat, pa një lexim të kujdesshëm, nuk mund t'i kuptohen nuancat vështirë të deshifrueshme, që nga një herë, sjellin hamendje tek lexuesit, për të kuptuar simbolet artistike, si dhunti individuale e çdo poeti për frymëzime të veçanta!

Te kjo përmbledhje e poetit, në tërësinë e sajë si vepër, në pjesën e hyrjes, veçon një dukuri të rrallë karshi krijuesve tjerë, që ngërthen titulli filozofik: ”Duke pritur lindjen e diellit” që për shqiptarët e robëruar, simbolizon pritje shekullore për ta fituar lirinë. Autori, për befasinë e lexuesit të kujdesshëm dhe analitik, do vërej se vetëm dy herë përmend KOSOVËN në këtë libër, në poezinë: "Shi bie në Gilbush" kushtuar Merxhan Avdylit, simbolit të sakrificës sublime, që për një dekadë, kaloi në ferrin dantesk të burgjeve serbe, me çka, fillon Lindja e diellit për Kosovën- por jo edhe për trojet tjera etnike ku, jetojnë një pjesë shqiptarëve në trojet e tyre etnike.

Në këtë poezi ai shkruan:

"Ti vazhdon ta ushqesh atdhedashurinë

në zjarrin e kohës sfilitesh për lirinë e Kosovës

në flakë Kosova kalitet si unazë

që secili e donë në gisht të vetë”

Kjo simbolik e aliteracionit në vargjet e më sipërme të fjalës "Kosovë", sipas meje, simbolizon përfundimin e robërisë së kësaj pjese të truallit Dardan, që i thonë Kosovë!

Krahinën si një pjesë të shqiptarëve të robëruar, sikur është Çamëria, autori e përjetëson, duke thirrur heronjtë e saj në njërën nga poezitë, sikur janë Boçari, Bubulinën e të tjerë, për t'a çliruar atë pjesë e kombit, sepse, poeti Shqipërinë e përjeton si strumbullar të të gjithë shqiptarëve!

Ishte ky një digresion hyrës për ta përgatitur lexuesin për filozofiinë komplekse të tekstit, për të qenë i vëmendshëm gjatë leximit, nëse dëshiron të kuptojë esencën e porosisë, edhe pse, çdo lexues, artin poetik e lexon dhe kupton në mënyrën e vet.

II. Gjurmimi i kuptimit polietrik të vargjeve në këtë vepër

Për të nxjerr në pah përdorimin e figurave stilistike, që autori përdorë në krijimtarinë artistike, për t'i dhënë kuptim sfidues vargjeve për mbarë shtrimin vjershave, të cilat përbëjnë tërësinë filozofike të kësaj vepre poetike, pa pretenduar se do të bëjë një analizë të detajuar, po shkoqisë disa nga rreshtat e veprës, të cilat, sipas meje, shprehin një lloj veçantie, në këtë publikim të autorit, dhe si krijime janë interesante dhe kanë peshë për lexuesit e saj. Nxisë lexuesit, që me kujdes e përkushtim, të ju qasën tematikave të vjershave veç e veç, të ndara ne katër krerët e sajë, të shpërndara në librin e poetit, për të kuptuar tërësinë e porosisë së saj.

Në ndarjen e poezive sipas krerëve, vërehen ca lajthitje tematike, por ato nuk ja humbin vlerën artistike të vargjeve, si të tilla, pasi janë komplementare dhe dalin të jen një tërësi monolite! Ne, në këtë vështrim të shkurtër, do të përpiqemi që lexuesve t'u ofrojmë një pasqyrë përmbajtjesore dhe stilistike të asaj që autori ka dëshiruar të ofrojë për meditim, veçanërisht të asaj pjese, ku përfshihen ndjesitë shpirtërore të tija. Sipas meje, kjo e bënë të dallueshëm poet Fadil Abazin nga të tjerët, për stilin e tij krijues individual!

Autori, mundohet, dhe ia arrin qëllimin, që vargun ta bëjë të tingëllojë bukur, në kuptimin stilistik, si krijues që sensibilizon ndjenjën e artit shpirtërorë, si qëllim i çdo krijuesi karshi lexuesit.

Këto ndjenja shpirtërore të poetit, kryesisht përflakin dy tema nga jeta e tij: elegji për dashurinë që ka ndaj nënës, duke iu kthye shpesh me vargje në këtë vepër, por edhe dashurisë kosmpolite ndaj së mirës, dhe intimes individuale, që është pjesë krijuese, të thuash e çdo poeti. I mbetur herët pa dashurin e nënës, poezitë për të, shpesh do t’i hasim në këtë libër poetik, si e sheh atë: me parajkë në dorë, duke larë rrobe te lumi, në shtëpi para oxhakut, në ëndrra, të cilat i përsëritën nga dashuria e munguar!

Dashuria gjithë njerëzore dhe intime, poetit i shpërfaqët shpesh tek Kroi i mullirit e bregu i Lumit, ku atij i ngjallën kujtimet e hershme nga jeta dhe imagjinata djaloshare. Pranë lumit pret për t' a përjetuar mallin për nënën, sikur e shihte shpesh në ëndërr;

- "Te bregu i lumit atje

Ku i laje petkat me perajkë

Dhe sytë së më panë

Vetëm ëndërr isha nënë" – “Vetëm ëndërr”.

Për dashurinë hipotetike që paralajmërohet në titullin e veprës: "Duke pritur lindjen e dielli" - në poezinë

"Nëse kthehesh" –poeti shkruan:.

”Nëse kthehesh një ditë të përcëlluar vere

Të lutëm shko tek kroi mullirit

Shuaje etjen me ujë të kthjellët si loti

Aty së fundi lotova për ty”

Në legjendën e kujtesës ndër breza, të ruajtur dhe përcjellë nga goja popullit, poeti i përjetëson në poezinë e tij në vargj, për të treguar mjeshtërinë vargëzues:

"Fshati im ka apokalipsin e vet

... nuk kishin idenë për të ndërtuar anije si të Noas

Por me lesh delesh e gjera tjera

Kishin ndalur Ujin e Madh

Për të shpëtuar fshatin nga përmbytja!" -sepse... " ... "toka matët me djersen e tyre" - vjersha – “Fshati im”.

Duke shfletuar poezitë tjera, hasim në vargje mbresëlënëse me gjetje të rralla poetike-artistike e filozofike, të cilat të zgjojnë kërshërinë për t’i lexuar me një frymë, që dallohen me plotë simbole si:

“Derisa një furtunë më hedhë përjetë

E të përplasëm në dritaren e jetës tënde!” – “Mbi altarë”,

Për t’ iu kthyer sakrificës së luftëtarëve të lirisë:

“Të gjithë vdekjen nën këmishë e bartnin

E lirinë në zemër ...

Liria po lindë në dhembjet tona

Lepenci prajshëm rrjedhën vazhdonte” – poezia “Në lak të historisë”.

Poeti do të vazhdojë me dy përkushtime të dy njerëzve të merituar të anëve tona që bënë emër në artin letrar dhe atdhedashuri në historinë e popullin të vetë: Ramadan Musliun që vdiq në kulmin e krijimtarisë dhe Merxhan Avdylin për sakrificë të veçantë atdhedashurie.

PSE IKE (Ramadan Musliut – Danit):

“Pse ike?

Poetët e le në ashensor

Po u merren mendtë...

Fryma u zihet në terrin e zgjebosur!”,

Dhe vazhdon me poezinë tjetër:

Shi bie në Gilbush (Letër Merxhan Avdyli):

“... dua të shuaj mallin e etjen për Gilbushin

Kur ty ta ndaluan lirinë e lëvizjes

.......

Larg syrit tënd kaltërosh në pllajat e gjera

lejlekët gjuajnë bërcak të mbetur në zall..

Ti vazhdon ta ushqesh atdhedashurinë”.

Poeti në këtë libër poetik i këndon lirisë, së kaluarës dhe së tanishmes së popullit të vet, personaliteteve historike të kohës së tij dhe të tjerëve që kanë bërë histori në krijimtari, patriotizëm, luftëtareve të lirisë në luftën e fundit, njerëzve të përbotshëm për interesa e popullit të vetë, për t'i kthye në legjenda përmes vargjeve poetike, në këtë përmbledhje të sapo botuar. Ai, me këtë vepër, shtoi edhe një gur në altarin e krijimtarisë poetike të letërsisë shqipe, në vazhdën e krijimtarisë artistike letrare që do t’u mbetët trashëgim gjeneratave që vijnë.

Libri i poetit dhe shkrimtarit Fadil Abazi, konsideroj do ta përballojë kohën, me shumë poezi interesante, të cilat do të lexohen me një frymë nga lexuesit, dhe poetët e rinj, mund të mësojnë shumë çka nga kjo mënyrë e vargimit poetik të shkrimtarit të letrave shqipe Fadil Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat