Edhe një çmim tjetër për Abdullah Bashotën

Kultura

Edhe një çmim tjetër për Abdullah Bashotën

Nga: Sabit Abdyli Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 07:36
Foto ilustrim

Revista prestigjioze “Verve” që botohet në Auckland dhe merret me: ngjarjet, personalitetet, modën, ushqimin, shëndetin etj. të qytetit metropol të Aucklandit, në dhjetor të vitit 2023, ndau Çmimin e jetës shqiptarit nga Kosova, Abdullah Bashotes, menaxherit të restorantit të njohur me meny speciale të drekave e darkave “Red Elephant” me një dekor elegant me meny të qind për qind të klasikëve tajlandez.

Abdullah Bashota që nga vendosja e tij në Zelandën e Re në vitin 1991 merret me artin e menaxhimit të punëve në restorantin “Red elephant”.

Me të filluar punën në mjedisin e ri ai tregoi se është me aftësi të lindura menaxhimi. Për këtë flet edhe çmimi i fundit se Abdullahu, siç ka konstatuar revista, është njohës i shkëlqyeshëm si do të duhej të ishte pamja e jashtme dhe e brendisë së pjatës, tabakut në dorë dhe shërbimi i mysafirit në tryezë.

Abdullahu është i vlerësuar lart edhe si njohës i shkëlqyeshëm i gjithçkaje tjetër që nga pritja e përcjellja e mysafirit. Ja si e vlerëson revista “Verve” restorantin e menaxherit shqiptar: “Red Elephant rezulton një meny shumë të imituar, por rrallë e përputhur me ushqimet moderne tajlandeze, të përpunuara dhe gati falso...

Kostoja e një vakti këtu mund të rritet, por në të vërtetë ndoshta ia vlen pak më shumë për stafin e qeshur të pritjes, shërbimin efikas dhe ushqimin ...” Dua të përmend këtu se Abdullahu gëzon respekt e admirim edhe të bashkëkombësit e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat