Në Kaçanik

Kultura

Në Kaçanik

Nga: Xhelal Hoxha Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 08:21
Xhelal Hoxha

Aty në Kaçanik, shko lirisht te ndonjë mik

Kudo në Kaçanik, pihet qaji me bollik

Kur atje shkon, qëndro gjatë, rri e mos ik

Aty bëhet qaji frik e frik, si shkurt për një dakik

Kamarier-en thërriste shefi i lokalit me shkas

Shërbehuni këtyre miqëve tanë të ardhur enkas

Sjelljav prej agës vendas, nga një qaj Kaçanikas

Që t’i presim sa ma mirë, le t’mos mbetemi me faj

Sjelljav shpejt zotërive,  qytetarë t’ardhur nga Sllatina

Ngase kanë ardhur musafirë te ne, nga qyteti Ferizaj.

Na shërbenin këta, me shumë delikatesë e pa përtesë

Duke bërë muhabet të mirë e shlirë, “te ura Konakut”

Disa njerëz na shikonin së largu, atje nga ana e çardakut...

Aty na thuhej me vëmendje; ndëgjoni e mos harroni kurrë

Që t’i mbani n’mendje fjalët e të mençurit, t’urtit plakut...

Aty afër nesh gatuhej nga furra e bukës

Që vinte aroma e mirë byrekëve, bukëve e simeteve

“Këtu ndodhi një befasi, na ndodhi një e pa pritur:

G’jali i Kerimit, ke tu ra prej keremideve!”.

Ndërsa neve na shërbente, me kafe, birra e qaj

Kamarierja, motra jonë na nderonte për së tepërmi

Me mikpritje dhe nga e bija “Gizidja nga gizentia”

Dhe na dëshironte mirëseardhje, nga zemra e sajë!

Këtu po luhej loja, këndohej me shumë kënqësi e hijeshi

Binte pa pra fyelli, daullja, defi e ndëgjohej dhe çiftelia...

Kishin ardhur për pushime njerëz nga të gjitha vendet mike;

Nga Italia, Zvicra, Austria, Amerika e nga Gjermania...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat