Këndojnë bilbilat

Kultura

Këndojnë bilbilat

Nga: Adem Bytyçi Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 09:35
Adem Bytyçi

Ciu ciu këndojnë bibilat

Krra, krra, krra

Krrakasin sorrat

Lartë n'qiell 

Fluturojnë Shqiponjat.

Mbi krahet e shqiponjave

Fluturojnë edhe bilbilat

Iu këndojnë këngë trimërije

Dëshmorëve t'Kosovës

Që e flijuan jetën

Për t'u çliruar 

Njëherë e përgjithmonë

Nga vuajtjet 

Dhe mizoritë

E korbave t'zi.

Që erdhen nga Karpatët

Për t'na sjellë tragjedi.

Krra, krra, krra

Krrokasin sorrat

T'zeza si korbat

Akoma pa ngordhur

Iken nga shqiponjat

I lëshuan tokat tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat