​Promovohet në Gjermani libri “Gazmend Zajmi-një jetë për Kosovën" nga i Nuhi Bytyçi

Kultura

​Promovohet në Gjermani libri “Gazmend Zajmi-një jetë për Kosovën" nga i Nuhi Bytyçi

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 07:40
Foto nga promovimi i librit

Në qytetin Dyzeldorf të Gjermanisë, në prezencën e auditorit të gjerë u bë promovimi i librit “Gazmend Zajmi- një jetë për Kosovën", i gazetarit Nuhi Bytyçi, botuar nga Shtëpia botuese “Armagedoni“, në Prishtinë.

Evenimentin kulturor promovues e drejtoi diplomati, shkrimtari Pal Sokoli, i cili foli për librin voluminoz dhe punën e autorit në realizimin e librit, që përmban një histori të begatë kombëtare, gjatë katër dekadave të fundit.

Gazetari dhe ish luftëtari i UÇK-së, Martin Çuni foli për vlerat e librit, i cili është kontribut kombëtar i akademik Zajmit.

Me fjalë rasti u prezantuan edhe pjesëmarrës tjerë, Shefqet Dibrani, Faruk Tasholli dhe vetë autori Nuhi Bytyçi.

Pas promovimit të librit, është zhvilluar bashkëbisedim me autorin.

Libri“GAZMEND ZAJMI - NJË JETË PËR KOSOVËN", u tha se shërben për ta njohur një pjesë të historisë së vështirë kombëtare dhe është burim për historianët e ardhshëm për të studiuar njërën nga periudhat më të vështira që kaloi Kosova në shekullin fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat