Ujëvarë e pashtershme, më je ti...

Kultura

Ujëvarë e pashtershme, më je ti...

Nga: Xhelal Hoxha Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 09:09
Xhelal Hoxha

Një porosi për të vërtetën njohuri e dashuri

Jepni-merrni, sa të mundeni dashuri...

Si në rini, poashtu edhe n’pleqëri

Me përkushtim, Kujdes, respekt, uratë e konsiderataë

Dhe mirënjohja për dashuri, ndaj njeriut- njeri

Si dhe ndaj gjinisë më të bukur femrore në veçanti
 

Me më të çmuarën e ma të shtrenjtën

Dhe më të shenjtën mëvetësi  e plotë si një tërsi

Si një ujvarë, si një ujë deti, apo një oqeani

Dhe si vet natyra me lloj,lloj ngjyra hijeshi

Dhe e shumë pritura me shekuj, e jona liri...
 

Njeriun të cilin e don dhe njëkosisht e çmon

Gjithashtu ajo,ose ai të cilën reciprokisht vlerëson

Ty  që sinqerisht , çdo here të don e nuk të harron...

Gjithmonë nga shpirti, mendja e zemra fisnike që ka

Deri në momentet e vdekjes, kurrë  nuk e largon...

Ngase nga dashuria  e vërtetë, e sinqert dhe për jetë

Është e ngjajshme, si ujvarë  e burim e pa shtershme

Dhe assesi për  gjatë gjithë jetës nuk e harron...

Si  dy, në një e pa parë, unike dhe e pandarë

 

Ty që t’ kam si një hyjnore, duke u kapur dorë, për dore

Si  ma të mirën fisnike, mikeshë, princeshë e luaneshë

Ku shiqohemi  me njëri-tjetrin, në katër sy përballë

Që më je si një ujvarë,që shpërthen e buron ujë pa ndal...
 

Ti , vetëm Ti, je shpirti e jeta ime, je e përjetshmja dashuri

Që  kujdesemi dhe e ruajmë në përjetsi, njejt si këta dy sy

Për dashurin e përzemërt që kemi, ndjejmë dhe e ruajmë te dy!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat