Shyqeri Gjinolli personalitet i kauzës së madhe kombëtare dhe arsimit shqip

Kultura

Shyqeri Gjinolli personalitet i kauzës së madhe kombëtare dhe arsimit shqip

Sami Arifi Nga Sami Arifi Më 26 shkurt 2024 Në ora: 08:01
Shyqeri Gjinolli

Shyqeri Gjinolli u lind në vitin (1956), në Sllatinë të Komunës së Vitisë nga nëna Habibe dhe babai Nuhiu. Shyqeri Gjinolli ishte dhe mbeti madhështor në ndërtimin e Pranverës së Madhe të vitit 1981, meqë ai vjen nga një familje me taban kombëtar. Shyqeriu përmes veprës së tij mbetet personalitet me veçori të rralla, atdhetar i kulluar i çështjes kombëtare, i solidarizuar me moral të lartë, fjalë pak, sekret dhe i rrezistues ndaj armiqve, pavarësisht torturave që iu bën në burgjet serbo-sllave nga Sherbimi i Sigurimit Shtetëror me bashkëpunëtorët e tyre, ai qëndroi gjithmonë i pathyer moralisht ndaj armikut serbo-sllav dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

Shyqeru u vu nga torturat e Sigurimit serbo-sllav pranë vdekjes përmes veprimeve të pafundme djallëzore të Sigurimit shtetëror serbo-sllav për t'ja zbuluar shokët e ilegalës, por jo, mendja e tij e ndriçuar, me zgjim të lartë kombëtar, ishte sekret për mos me dhën asnjë emër, në mënyrë që të vazhdoj aktiviteti i shokëve jashtë burgut, prandaj ai ishte i heshtur, goja e tij fare nuk fliste. Shyqeriu ishte sekretar organizativ i Organizatës PKMLSHJ në Ferizaj, Kaçanik dhe Viti.

Shyqeri Gjinolli ishte në Organizat me Abdullah Prapashticën, Faton Topallin, Osman Osmanin, Fatmir Bajramin e shumë të tjerë, të cilët ishin arratisur në shtetet perëndimore, meqë ju kishte rënë në gjurmë UDB-ja, Shyqeriu me shokë vepronin në ilegalitet të thellë, megjthatë nuk kishin arritur t'i shpëtojnë syrit famëkeq të UDB-së. Më 22 mars 1982 arrestohet dhe burgoset bashkë me Daut Azemin, një muaj pas burgosjes së Vahedin Azemit, ku në burg ranë edhe pjesëtarë tjerë të Organizatës. Shyqeriu me datën 2 gusht 1982 dënohet me burg të rëndë 5 vite, ai pas 18-të muajve nga burgu hetues i Gjilanit tansferohet në burgun famëkeq të Gjurakovcit, ku, mbahet deri në përfundim të vuajtjes së dënimit. Në këtë Organizat ilegale u dënuan Vahedin Azemi, Nazim Azemi, Daut Azemi, po që kishte edhe shumë të tjerë të dënuar me kundërvajtje. Organizata kishte këtë emër (PKMLSHJ), meqë shteti shqiptar dhe jugosllav ishin të ndërtuar nga sistemet shoqërore majtiste, prandaj edhe avansimi i shqiptarëve dukej të ishte më i lehtë në ish shtetin jugosllav, gjithashtu bashkëpunimi vëllazëror me Shqipërinë e atëhershme përmes kësaj Organizate funkësiononte në mënyrë të shkëlqyer. Pavarësisht dënimit, Shyqeriu qëndroi ball hapur dhe i vendosur duke e ndier obligim kombëtar të vepronte deri në çlirimin e plot të trojeve shqiptare.

Shyqeriu punojë në shkollë profesor i lëndës së Biologjisë, ai ishte aktiv gjatë luftës, po edhe pas përfundimit të luftës në ndërtimin e institucioneve të RK-së, punojë deri në pension në shkollën fillore "Liria", tashmë me emrin e dëshmorit "Njazi Rexhepi" në Sllatinë.

Shyqeriut i dëshirojmë shëndet, suksese dhe gëzime të pafundme në jetë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat