U rrite me dhimbje

Kultura

U rrite me dhimbje

Nga: Hamza Halabaku Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 11:05
Zejnullah Halili

Atje në Karadak

zellshëm vjershëroje

nën hijen e lisit.

Ulur në konak

ëmbël ligjëroje

për lavdinë e fisit!

U buzëqeshje agimeve

të pranverës.

U gëzoheshe vegimeve

me krahët e erës.

 E vjeshtës me shi

kur mblidheshin të korrat,

Ti rriteshe me poezi,

pa u trembur nga borërat.

Bukur shkruaje për lumin,

Këngës ia thoshe si bilbili,

Me lule paqësoje gjumin,

O i miri, Zejnullah Halili!

 

Dimrat e ftohtë

që vinin në Prishtinë

nuk të frikësonin dot.

Në zemra mbete

për miqësinë,

për jetë e mot!

(Nga përmbledhja me titull “U bëftë Arbëria!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat