Cikël poezish

Kultura

Cikël poezish

Nga: Ana Tisi Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 22:34
Ana Tisi

ZJARRI I DASHURISË

 

Për buzët e tua kam shumë mall,

shumë mall, po perveloj,

Se ty të dua, të dashuroj.

Ndaj dua ta mbaj në gji, 

gonxhen e bukur, me aromën dashuri.

 

Se për mua je veç ti,si ty nuk ka njeri,

je bekim për mua,  jam bekim për ty.

 Do dehemi në dashuri romantike ,

plot aroma, pa nota melankolike.

 

Se di por sonte me ty dua ta gdhij

derisa t'me mbyllen sytë,

si ty nuk ka tē dytë.

Bën xheloz dhe perënditë...

 

Dashuria për ty ska të shuar,

kemi hyrë në kazan të dy perveluar.

Zjarri i shpirtit rri në gji,dhe po na djeg të dy.

Zjarri me  emrin me te bukur.., dashuri..

 

MË LËR TË TË DUA.

 

Më lër të tē dua zemër ashtu si unë di.

Ashtu siç nuk të ka dashur e nuk të do njeri.

Më lër të dua si dielli vesën deri në shkrirje,

të të dua si pasioni me shpirtin deri në ngjizje.

 

Më lër të dua i dashur  edhe pa më dashur ti.

Kjo jam unë,  s'di tjeter,  vetëm të dua di..

Më lë të të dua pra deri në  pafundësi ,

edhe pse e di që smund të më duash ti.

 

Më lër të të dua, sepse vetëm të dua unë di.

Ana Tisi

 

Drita e Universit

 

Eja o diell, drita e universit ti

Ndriço shpirtin tim ,bëj dritë

Më hiq çdo plagë e  mërzi

Më jep paqe e bekim

 

Ejani ditët e bekume

Me vargje vjershash ju thërras

Të largojmë të ligën e shkume

Ti nxjerrim shpirtit çdo maraz

 

Ejani shenjtorë dhe pejgamerē

Bukur për ju duhet shkruar

Zoti t'ju sjellë derë më derë

T'na sillni paqen dhe bekimin e tij te çmuar.

 

DËSHIRË E HESHTUR

 

A të kujtohen puthjet tona, nën çarçafin e bardhë?

Pasioni, nektari i shpirtit,na shoqeronte atë natë

në afshin  e ndjenjave zjarr.

 

Mê dukej vetja pupel krah teje.

Dukej sikur isha mbi re, madje më e lehtë se reja.

Po atë ditë në shkumën e bardhë të detit,

nën avujt e diellit të nxehtë,  që përvëlonte,  e kujton?

 

Gjith atij  oazit natyror, ju bashkuan dhe puthjet tona.

I dashur, kam shumë mall.

Vetëm kujtimet më kanë mbetur!

Ato po ruajnë afshin e zjarrtë.

Pasionin ëndërrimtar, derisa ti te vish, ruajne..

dëshirën e heshtur!

 

Atit tim!

O ati im, t'kam krenari...

ti më je nder, fisnikëri.

Në zemrën time, veç ti je mbret.

Kështu ka qëne dhe kështu do t'jetë.

 

Se, cila vajzë s'është për babanê?

Ilac i zemrës, balsam, dermanë.

Në ç'do zemër vajze, babai mbretêron,

ai është  heroi, gjithmon kampion.

 

Se shpirtin tënd, se ka njeri.

Ti, je buzeqeshje, je dashuri.

Gjithmonë më flet,  atë,  ti përherë.

Ec kokë lart bij e rro me nder.

 

Se nderi sjell vetë, madhështi.

Sjell jetë të qetë bijë, sjellë mirësi.

 

Baba.

Zemra jote baba i kalon dhe malet.

Bekimi,urata jote per ne nuk ndalet.

Gjithmon baba ti m'ke porosit.

Kujdes moj bijê, mos u zvenit.

 

Ruaje shpirtin te paster, kristal.

Edhe kur ligesine para, ta kesh si mal.

Ruaje edukaten dhe miresine .

keshtu tregon qe ke brenda njerine .

 

Ruaje bije fort, kurre.. mos e humb.

Se emer i mire, do shume pune e mund.

 

S' KUJTOHESH PËR MUA?

 

E beftë kjo natë ,   i beftë ky largim

I ftohte, i acartë, endet në shpirtin tim.

Ikën lule shegët që më çelnin sytë

Me largimin tënd trishtimi po më mbyt!

 

Ti ike pa zhurmë, heshtja zuri vend

Pëshpëris me vete , shpesh, emrin tënd

Në çdo fletë të librit që po e shfletoj

Lexoj emrin tënd,  iku them , Iku, më harroi..

 

E tek flas me vete e  vijnë këto mendime

Lot pikojnë nga sytë ,dridhet buza ime

Në njē tjetër vend jetën ke ndërtuar

Vallë ,smë kujton fare ,thua t'më kesh harruar?

 

Nën rrezet e hënës ta shkrova një letër

Çoja atij hënëz ,çoja ti, patjeter

Trokiti në dritare me rrezet e tua

Tregoji per mua... i thuaj se... e dua

 

Thuaji se më qan shpirti , syri po loton

Me ty t'më nisi fjalë që zemrën ma sheron!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat