Shumë ka vuajtur populli ynë

Kultura

Shumë ka vuajtur populli ynë

Nga: Xhelal Hoxha Më: 1 mars 2024 Në ora: 10:50
Xhelal Hoxha

Zot, o Zot!

Puno, ndriço e zbulo rastet e ndodhura

Po të lutemi, mos rri kot!

Sepse zemrat e nënave tona

Kanë derdhur e po derdhin akoma shumë lotë!

Nuk është thënë e nuk thuhet nga populli kot:

Njeriu është më i fortë se muri, guri e druri

Mirëpor, shpeshhere është edhe më i fortë se hekuri

Dikush jeton jetën si mumie, pa bërë gjë për së gjalluri

Ndërsa, dikush përmendët edhe pêr së vdekuri...

Prandaj, siç duket qartazi e haptazi deri më sot

Njeriu i gjallë, që është e mbetët lakmiqarë

Po lakmon e po anon,ma shumë për vete dot...

Duke bërë gjëra të këqija, dhe shpeshere bëhet përrallë

Jo njerëzisht e padrejtësisht, për jetë e mot!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat