Lëvizja kombëtare e Deçanit një shtëpi e përbashkët e atdhetarizmit dardano-arbëror

Kultura

Lëvizja kombëtare e Deçanit një shtëpi e përbashkët e atdhetarizmit dardano-arbëror

Nga: Gjon Keka Më: 2 mars 2024 Në ora: 19:39
Gjon Keka

Sot kur po shënojmë përvjetorin e 580 të Kuvendit të Lezhës në krye me Gjergj Kastriotin, populli ynë sidomos në Kosovë dhe kudo duhet të gëzohet se ka dal një Lëvizje kombëtare sikur është Lëvizje kombëtare e Deçanit që ka për qëllim ngritjen e vetëdijes dhe ringjalljes kombëtare.

Lëvizja kombëtare e Deçanit e ka marrë si shembull figurën e lavdishme të Gjergj Kastriotit dhe kështu do t'ia rikthej kombit tonë identitetin, imazhin dhe vlerat e mirëfillta iliro-arbërore europiane.

Është koha që ta vendosim kombi mbi të gjitha fetë ,mbi të gjitha ato gjëra që na ndajnë si vëllezër të një gjaku e të një nëne Arbëri.është koha që ta bëjmë Arbërinë ashtu si na e lanë testament paraardhësit tanë, të cilët qëndruan deri në frymën e fundit dhe dhanë djersë e gjak në mbrotje të identietit, gjuhës ,vlerave e traditave arbërore dhe të kombit në përgjithësi.Vendosja e kombit mbi të gjitha fetë dhe ecja krah për krah është e vetmja rrugë e shpëtimit të qenjes sonë kombëtare,identitetit tonë, dhe të ardhmes së sigurtë si popull.komb, e shtet.

Është koha t'i tregojmë të gjithë armiqëve të brendshëm e të jashtëm se as Dardaninë e as Arbërinë në përgjithësi nuk mund ta marrin nga brenda e as ta shkatërrojnë nga brenda,sepse kombi ynë kë ende në venat e tyre gjakun e kryeheroit Gjergj Kastriotit dhe të martirëve e heronjëve tjere dardano-arbëror.

Një forcë e bashkuar, një dëshirë, një qëllim,një vullnet i gjallëron dhe i mban të gjithë bashkë!

Qoftë e bekuar Lëvizja kombëtare e Deçanit e cila po forcohet ,zgjerohet dhe po bëhet gjithnjë e më shumë një shtëpi e përbashkët e atdhetarizmit dardano-arbëror, një digë e fuqishme kundër të keqes dhe armiqëve të brendshëm e të jashtëm të kombit tonë.[Gjon Keka]

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat