Terror, dhimbje dhe qëndresë

Kultura

Terror, dhimbje dhe qëndresë

Nga: Faridin Tafallari Më: 10 mars 2024 Në ora: 08:52
Kopertina e librit

Në kujtesën time ruajë kujtimet me te mira te qiftit të nderuar të Dritëroit të madh dhe të bashkëshortes së tij zonjës Sadije Agolli, u takuam në vjeshtën e vitit 1997 në, Muzeun Kombëtar Tiranë, në përurimin e librit tim "Terror Dhimbje, Qëndresë".Ndaj shpreh ngushllimet më të sinqerta për vdekjen e zonjës të nderuar Sadije Agolli. Zoti i bëft bashk në Ahjret parajsë bashk me Dritëroin e paharruar!

Dritëro Agolli ( në TVSH me satelit): "Për mendimin tim ky libër është shkruar me një vërtetësi të rrallë dhe, nëpërmjet kësaj vërtetësie, ai mbetet si një dokument historik! Këtu e vërteta del jo duke u përkëdhelur, por do të thoja, një e vërtetë e pamëshirshme, ku autori, nëpërmjet ditarit të tij, tregon ngjarje të dhimbshme! Por tregon edhe ngjarje historike të forta, nëpërmjet një rruge tepër të vështirë, nëpërmes rrugës së terrorit serb...Por, edhe nëpërmes rrugës së atyre njerzëve të lëkundur dhe të përçarë të kësaj lufte, njerëzve, që nuk e dëshironin këtë luftë. Autori nuk ka asnjë lloj mëshire, për t‘i paraqitur këta njerëz siç janë dhe ngjarjet siç kanë qenë!?

Në këtë libër të bën përshtypje edhe ana tjetër se, si rriten heronjtë! Që nga shtatëdhjetë e treshi, që Faridini mban shënime në ditar dhe deri në nëntëdhjetë e katrën, sikur, shikon se si heronjtë ngjiten nga një shkallë në tjetrën, derisa ata piqen, formohen në mendimet e tyre, në luftën e në përpjekjet e tyre dhe kjo ngjall optimizëm, sepse thuhet që, lufta për çështjen tonë kombëtare, për bashkmin tonë kombëtar nuk ka mbaruar ende!? Në këtë libër tregohet se, kjo vjen duke u rritur, pamvarësisht nga tragjeditë dhe dështimet, nga rënia dhe dhe ngritja. Nga ana tjetër, në këtë libër nuk tregohet vetëm rritja e heronjve dhe vet personaliteteve e të vërtetave historike , por tregohet edhe rritja, formimi dhe pjekuria e vet autorit!

1975-1982 KRIJIMI I LËVIZJES PËR PAVARËSINË E KOSOVËS (PKMLSHJ-LRSSHJ)” – nga Osman Osmani

Në këtë shkrim të gjatë Osman Osmani ka bërë prezantim propagandist të një, për bindjen time krijese subversive, të quajtur: Partia Komuniste Marksiste Leniniste Shqiptare në Jugosllavi. Kësaj radhe po shpresoj, protagonistët që i ka përmend Osman Osmani, të na informojnë për rrolin e tyre në atë “parti”. Po e citoj Shokun Osmani:

“Ndër bartësit kryesor të aktivitetit të PKMLSHJ-ës, ishin:

1. Abdullah Prapashtica,

2. Rexhep Maqedonci,

3. Osman Osmani,

4. Faton Topalli,

5. Fatmir Bajrami,

6. Osman Maqedonci,

7. Mr. Halil Alidema ,

8. Fatmir Grajqevci,

9. Adem Prapashtica,

10. Skender Ibishi,

11. Nysret Ahmeti,

12. Ramush Topalli,

13. Lumnije Azemi,

14. Kadri Cakiqi,

15. Lutfi Maqedonci,

16. Martin Quni,

17. Bahtir Ahmeti,

18. Adem Dërvisholli,

19. Vahedin Azemi,

20. Shyqeri Gjinolli,

21. Kadrije Gashi,

22. Afrim Abazi (dëshmor),

23. Fatime Gjinolli,

24. Skender Hajdari,

25. Nazim Azemi,

26. Fahrije Osmani,

27. Zyrafete Krasniqi,

28. Nazmije Syla,

29. Fehmi Hajrullahu,

30. Rafiz Halili,

31. Sejdi Sejdiu, e shumë të tjerë [numrat i vendosa unë] .

Nga këta emra kam përcjell publikime edhe të Halil Alidemajt dhe Martin Çunit. Asnjëherë nuk kanë informuar se kanë qenë anëtarë të PKMLSHJ-së. Do të kisha dëshiruar Martini të na informon, nëse vërtetë ishte anëtar i PKMLSHJ-së, dhe nëse po, a e dinte që “themelues” dhe kryetar i asaj “partie”, Zotëri Abdullah Prapashtica, ishte ish-kryshefi i UDB-së në Prishtinë?

Treshja “udhëheqëse” e PKMLSHJ-së, Abdullah Prapashtica, Osman Osmani, si argument kryesor për të dëshmuar eksizencën e PKMLSHJ-së e prezantojnë një kallëzim penal që ua ka bërë 15 vetave më 11 maj 1982, SH.S.SH. (Shërbimi i Sigurimit Shetëror, i njohur me akronimin UDB). Krakteristikë hutuese e këtij kallëzimi penal më duket akuza kundër 15 vetave, të udhëhequr nga Abdullah Prapashtica, por nuk është akuzuar Abdullahu; edhe kundër Osman Osmanit është bërë akuzë në këtë kallëzim penal, duke informuar që është në arrati. E kanë kursye oficerët e SH.S.SH., të cilët e kanë përgatit këtë kallëzim penal, kelogun e tyre, Abullah Prapashtica?!

[Kush do ta konsulton këtë kallëzim penal, ja linku ku është publikuar:]

https://pashtriku.org/.../kallezimi-penal-pkmlshj-1982.pdf

Ndërsa 31 emrat e “bartësit kryesor të aktivitetit të PKMLSHJ-ës”, siç i ka vlerësuar Osman Osmani, i huazova në shkrimin: “1975-1982 KRIJIMI I LËVIZJES PËR PAVARËSINË E KOSOVËS (PKMLSHJ-LRSSHJ)

Ardit GURI

PORTRETI YT BURREROR...

(Shokut tim të idealit, atdhetarit Faridin Tafallari)

Portreti YT Burrëror

I rrahur nga era e Sharrit

Skalitur në Bjeshkën me borë

Me Besë e Krenari Shqiptari!!

Portreti YT Burrëror

Një faqe,që flet histori

Një jetë, u end nëpër botë

Për të shenjtën ”LIRI”

Portreti YT Burrëror

Sa stuhi e tallaze kaloi…

Por kurrë, s’u përkul kurrë!

Idealin e MADH, se tradhëtoi!

Portreti YT Burrëror

Dëshmitar i gjallë amaneti

I YJEVE,që nuk shuhen kurre!

I BURRAVE,që as dheu s’i treti!

Portreti YT Burrëror

Me guxim, ai di të flasë!

Me penën tënde të thjesht

E vërteta di t’i godasë!!!

Portreti YT Burrëror

Frymëzimi im... ngado

Forcë më jep...e më thotë:

Për ATDHE,KOMB,SHQIPTARI

LUFTO!!!

KURRË MOS U REALIZOFSHIN ATO, ÇKA PO SHIHEN

E DEKLAROHEN!!!

Kjo lojë e rrezikshme, që po luhet me zgjidhjen e marrëveshjes me Serbinë, është jo vetëm e keqe, por edhe më shumë. Lus të mos të ndodhë kurrëëë se, do të jetë katastrofë për vendin tim, e keqe e madhe në kurrizin e shumëvuajtur të Kosovës!?

Nisur nga lëvizjet e shumta të ndërmjetësuesëve, për çështjen e dialogut Serbi-Kosovë, që janë shtuar kohët e fundit, si të autorizuar nga shteti amerikan për këtë dialog tashmë ‘’gangrenë’’, dyshoj shumë se, ato janë në dëm të Kosovës!? Parashikimet dhe deklaratat e z. Grenell, e edhe të tjerëve, po sillen dhe po anojnë më shumë në krahun e Serbisë. Këta, sa herë që udhëtojnë për në Kosovë, stacionin e parë e kanë në Beograd dhe, atje i bëjnë planet dhe projektin e marrëveshjes për ndarjen e Kosovës!? Dhe, kjo ndarje, sipas kërkesave të Serbisë, do të bëhet si ‘’kanceri’’ i pashërueshëm!... Këto parashikime po më mundojnë, po më shqetësojnë tepër. Sepse, sipas deklaratave të tyre, unë dal në këtë analizë timen që, Kosova ka rrezik t’i hap kufijtë dhe të mos ketë kufij mes këtyre dy “shteteve”, ose tjetra, do të ndahet për gjysëm, gjysma me Serbi dhe gjysma me Shqipërinë!? Në Kosovë kanë filluar vizita dhe presion i madh nga SHBA-të dhe BE-ja, bile i kanë shpeshtuar, duke thënë e përsëritur që, taksa t’i hiqet Serbisë dhe, me reciprocitet mos të kushtëzohet!?...

Pas ardhjes në qeveri, Albin Kurtit i filluan presionet, që në ditët e para dhe, menjëherë ndryshuan disa gjëra tek Ai. Sa ishte në opozitë Albini me LVV, ishte më shumë shqiptarë se tash, kur ai u bë i pari i qeverisë. Ky që në fillim e hoqi Flamurin Kombëtar dhe e zëvendsoj me Flamurin Kosovar, ku dihet prej të gjithëve që, kish deklaruar dikur që, vetëm Flamurin Kuq e Zi e njeh!? Po mirë e ka se, karriga bac të ndryshon e edhe një pjesë jona po na dalin e deklarohen me kombësi ‘’kosovare’’!? Dhe këta, që po e mbështesin këtë ide, ide tash më shumë e rrezikshme. Në kohën e ish-Jugosllavisë shumë shqipfolësa filluan të marrin kombësinë jugosllave, dhe kur këta u bënë jugosllavë pse mos të bëhen edhe me kombësi kosovare dhe të pajtohen me Serbinë si shtetas të saj?!

Kjo ka me qenë, sipas ides që, do të ndahen shqipëtarët me Shqipërinë dhe kosovarët, pra me kombësi kosovare, të bashkangjiten me Serbi!?... Kështu ka me na bërë ajo Amerika që, shqiptarët, edhe kur pordhë amerikani e duartrokasin dhe i përulen e i bien në gjunjë!!!...Për këto plane ndarjesh të Kosovës është studjuar mirë e mirë, për tu njohur kosovarët kosovarë dhe kosovarët shqiptarë. Ata, që para një shekulli ishin turkoshakë e pse sot mos të bëhen edhe serbosllav!?!

Dua të bëj një krahasim, sepse, kështu është realiteti dhe realiteti mbetet e vërteta e të shkuarës, për të mos u kthyer kurrë të kaluarat, por ama, duhet analizuar mirë. Kur djemtë patriotë dhe atdhetarë të flaktë donin me çdo kusht të çliroheshin nga sllavizmi serbijan apo ai jugosllav, neve na thoni, o ju budalla, a e dini se, Jugosllavija është superfuqi dhe plus asaj e ka edhe rusin vëlla e ku mundemi ne me luftua me rusin?! Por atdhetarët dhe liridashësit ishin të vendosur, ishin betuar, ‘’ O liri, o vdekje’’ dhe ‘’JO, Robëri’’, Ndaj i bënë ballë armikut dhe me vetmohim, me guxim e trimëri e vazhduan rrugën drejt lirisë!...

U çliruam për të qenë të pavarur, për të qenë e për të jetar të lirë në trojet tona pa jugosllavet dhe as rusit! Amerika na ka ndihmuar, kurrë nuk e mohojmë, e falenderojmë përjetë, por ama, jo secili ambasador apo përfaqësues i saj, që na vjen të na bëhet ‘’zot shtëpie’’!!! Titistët e djeshëm,sot rugovistë, i përulen në gjunjë Amerikës, duke ju lutur e kërkuar lëmoshë si qyqarë.. Po tek e fundit njeriu një jetë e ka dhe në se gjatë tërë jetës frigon dhe një ditë vdes, nuk e di pse po jeton.

Jeto me nder dhe vdis me nder! Nderoje dhe respektoje mikun tënd të vërtetë! Por në shtëpinë tënde je Ti ‘’zot shtëpie’’!!! Kurrë mos i harro këto fjalë të magjisë popullore!!!

KOSOVA IME!

A e di se, të dy në një muaj lindëm, unë, më 1 të shkurtit 1951, e Ti në ditën e 17 –të të 2008! Kur linda unë gëzoi katundi im, Struzha e Prizrenit, që më rriti me dashurinë e pakufi për Ty!... Po kur ‘’linde’’ Ti, oj Kosovë, gëzoi mbarë Shqiptaria! Buçiti kënga e tupani anembanë trojeve shqiptare. E kishim pritë me padurim lirinë e pavarësinë Tënde!... Sa rrugë e gjatë, e mundimshme, e ëndërruar me dekada, e mbushur me sakrifica, me përpjekje e vuajtje të mëdha, nëpërmes egërsisë e terrorit të armikut, një rrugë e prirë së fundi me luftën heroike të UÇK-së, një rrugë e paguar me gjakun e bijve të Tu, për këtë ditë të sotme të PAVARËSISË!...

Po sot përsëri nuk je e qetë!? E di!!! Je e ndarë, e veçuar nga toka mëmë, Shqipëria, nga motrat e tua, nga trojet arbërore. Kjo më mundon edhe mua! Sepse, në atë rrugëtimin tënd drejt lirisë, Ti ishe së bashku edhe me atë MADHORIN Bashkimin Kombëtar! Po kush të ndau nga Ai?! Kush ta ndërpreu atë rrugëtim se, ata burrat e motit, që njoha e veprova edhe unë, kurrë nuk e ndanë lirinë tënde, pavarësinë tënde nga Bashkimi i trojeve arbërore, nga Shqipëria Etnike! Besa për ideal, atdhe, komb e shqiptari ishin të shenjta. Dhe me këto në gji e në zemër u veprua!...

Shkëndijat e Bashkimit mbajnë ndezur shpresën në zemrat tona, për realizimin e kësaj ëndrre të kahershme...Po,oj Kosovë, ta uroj pavarësinë në këtë ditë të ftohtë dimri, por nuk dua t’i mbyll sytë, O KOSOVA IME, pa të parë të bashkuar me trojet arbërore, pa parë, në një ditë të ngrohtë me diell, SHQIPËRINË ETNIKE, SHQIPËRINË NATYRALE!!!

NJË COPËZ ATDHE NË SHTUTGART- QËNDRA KULTURORE SHQIPTARE NË STUTGART VËLLEZËRVE DIBRANI!

Uroj që, këtë shëmbullin e VËLLEZËRVE DIBRANI, ta ndjekim edhe ne! Një shëmbull mjaft i mirë, për t’ju a lënë amanet edhe brezave të ardhshëm,që,kudo që jetojnë e do të jetojnë në këtë rruzull tokësor të kësaj bote, kurrë të mos harrojnë vendin e të parëve të tyre, vendin e origjinës së tyre! Të mendojmë e të veprojmë, duke e ndihmuar vendin tonë me vullnet e dëshirë, pa u kursyer në të gjitha ato mundësi,që na jepen e janë të mundura e kurrë të mos kursehemi! Mos të na dhimset as mundi e as leku, madje as gjaku e jeta, por të ecim gjurmëve të të parëve tanë e në veçanti të atyre, heronjve e dëshmorëve, që derdhën gjakun e tyre për liri! Të bashkohemi, sepse vetëm me forcën e këtij bashkimi do të realizojmë ëndrrën e kahershme tonën, obligimin madhor të çdo atdhetari të vërtetë, TA BËJM SHQIPËRINË NATYRALE!!!

KËTO DITË PO BËHET NJË ‘’ZHURMË’’ E MADHE PËR MOSZBARDHJEN E DERITASHME TË VRASJEVE TË BUJSHME, TË SHUMË MARTIRËVE E FIGURAVE TË RËNDËSISHME TË KOMBIT TONË!?

Po e them se, nuk është e vështirë për t’i zbuluar kriminelët vrasës të këtyre vrasjeve të bujshme. Vrasësit e këtyre ose janë në krye të shtetit ose i dijn vrasësit dhe nuk i tregojn se atyre që i kemi në krye të pushtetit kanë dhënë urdhrin a pëlqimin e tyre për ti vrarë Sepse, këta martirë, heronj e dëshmorë të kombit, u vranë se, ishin në ballë të popullit, në ballë të përpjekjeve e luftës për liri! Kurse këta pushtetar para çlirimit ishin në krye të të ashtuquajturës Krahina Autonome e Kosovës dhe Metohis, pra ishin të përbetuar se nuk dot lejonin të ngriten në këmbë cili do që e prek këtë kushtetut të ish serbojugosllavëve...Madje, edhe pas shpordhjes së pushtuesit të armikut serbosllav nga Kosova, ata vazhduan me urdhëzimet e urdhërat për këto lloj vrasjesh jepeshin po nga Beogradi dhe zbatoheshin në Kosovë në Kosovën Shqiptare kundër shqiptarëve!?...

Po nga këta kriminel janë vrarë edhe duke qenë nën okupim po nga kriminelët që i kemi edhe sot në krye, por edhe këta që erdhën pas luftës së UÇK-së, u bënë bashk dhe i kanë ndihmuar dhe po i ndihmojn kriminelët ndaj bijëve të popullit... Kjo po ndodh vetëm te ne që vrastarët i kemi në majat e shtetit dhe i kanë vrarë e po na i vrasin edhe sot e kësaj dite... Po i vetmi ndryshim është se tash, urdhëri po jepet nga Prishtina për vrasjen po të shqiptarëve nga shqiptarët titista pro serbosllav, ku edhe këta të fundit janë në qendër të pushtetit në shtetin e Kosovës.

Këta, që i kanë bërë dhe kanë vazhduar t’i bëjnë këto krime, vetëm se janë shtuar... Ata, peshqit gllabërues të popullit të vet, janë urdhërues dhe, poqe se kapen ata nga zëdhënësit e atyre, atëhere do t’ju zbulohet fytyra e atyre kriminelëve...Po jo nuk e bënë dhe, as që e kanë ndërmend ta bëjnë! E këtë e bëjnë vetëm ata, që janë në maje të shtetit dhe që janë kompetent...Por ata nuk duan t’i zbulojnë këto vrasje, as që ju bëhet von për këtë çështje mjaft të rëndësishme për ne, popullin e thjeshtë...Sepse ata janë, që e kanë zhvatur Kosovën deri sa kanë arritur të bëhen milioner dhe bile po vazhdojnë rrugën më tej, të pangopur drejt miliarderit!?

Po e bënë vetëm drejtsia dhe ligji se e kanë edhe për detyrë e vetëm ata, që e kanë dhe janë kompetent për zbardhjen e këtyre të këqijave se, tash më nuk ka nevojë ti bëjë shkjau deri sa të ketë zagarët shqipfolsa, që ja kryejnë çdo detyrë të urdhëruar, duke i ngarkuar për terror. Andaj, me zbardhjen e këtyre kriminelëve vrastarë, do të ndalen edhe shumë sehirxhinj, që e ngrejn zërin dhe bëjn zhurmë se po i dhimsen, por, po e bëjn vetëm për tu treguar se, edhe neve po na intreson, se edhe ne dim diçka, se jemi dikushi!?...

Ne e dim se jemi dëshmitarë se sa alarmin e bënë serbët për vrasjen e Oliver Ivanoviçit, të cilin e vranë vetë, pjella e tyre!? Dhe nuk lanë gur pa lëviz për një vrastar të shqiptarëve, që bëri krime si gjatë luftës e edhe pas luftës, gjë, që dëshmitarët e kanë dëshmuar me fakte për të bërat e këtij serb kriminel!? E ndërsa për shqiptarët heshtin... dhe i lejojnë që, të merren me thash e theme e jo të vërteta, duke i njohur e i ditur vrasësit brenda për brenda...!!!

Sot, i lutem qeverisë së re, të kryeministrit Albin Kurti që, të marrë masa ndaj kriminelëve vrastarë të vendit që, në radhë të parë, t’i pastroj këta, duke e filluar, që nga ‘’oborri’’ i tij qeverisës dhe më tutje t’i drejtohet edhe serbo çetnikëve...! Mjaft më me ‘’zhurmë’’, me fjalë poshtë e nalt! Të drejtohet gishti tregues, aty ku duhet, mbi të vërtetën, mbi dorën vrastare të kriminelëve të këtyre vrasjeve të bujshme!!!

E VËRTETA VONON, POR S’HARRON!!!

Ndonëse për 40 vjet me rradhë, pushtuesit osmanllinj ishin përpjekur ta mbytnin në harresë, kujtimin e kapetanit të lavdishëm të luftës çlirimtare të shqiptarëve, kujtimin e të shkëlqyerit Gjergj Kastrioti Skënderbeut, zulma e emrit dhe e veprës së tij, ato luftërat madhështore dhe ato fitore të mrekullueshme që i kishin dhënë shpirt shekullit XV, kishin mbetur të paharruara në vatrat e shqiptarëve, zemra e tyre nuk kishte pushuar asnjëherë së rrahuri për lirinë e Atdhut. Më tepër se kudoherë, qysh në agimin e Rilindjes Kombëtare Shqipatare, emri i heroit legjendar u kthye në një diell që ua tregoi stërnipërve të tij, rrugën e bashkimit dhe të vëllazërimit, rrugën e përpjekjeve për dituri e për liri, rrugën e luftës për çlirimin e atdheut dhe për formimin e një shteti shqiptar më vehte. Ja përse emri i tij u bë burim i pashtershëm për patriotët shqiptarë, burim frymëzimi në përpjekjet e tyre heroike. Ja përse flamuri i tij, shkaba e zezë dy krenare, u bë flamuri kombëtar i shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat