Vepra publicitike dhe veprimtari patriotike

Kultura

Vepra publicitike dhe veprimtari patriotike

Nga: Baki Ymeri Më: 10 mars 2024 Në ora: 11:52
Paraprakisht, para një shekulli, i kishim vëllezërit Frashëri.

Që nga mosha e njomë, pjesëmarrja e Zt. Faridin Tafallari në të tëra lëvizjet e çlirimit kombëtar, ka qenë një fenomen i jashtëzakonshëm, jo vetëm, në diasporë por edhe në Kosovë. Rasti i Adem Jasharit të pavdekshëm, rasti i vëllezërve Gërvalla dhe rasti i tij, mund të thuhet se është një fenomen i rrallë në historinë e shqiptarizmit. Së bashku me shokët e tij, organizuan demonstrata, morrën pjesë në demonstrata dhe luftuan në frontin politik, krah për krah për ta çliruar Kosovën nga kthetrat e Serbisë fashiste. Megjithatë, secili prej tyre patën nga një sektor të veçantë të kësaj lufte, ku u shquan më tepër Adem Jashari me kompaninë e tij, Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka, Ukshin Hoti, Rafi Halili, Zaim Beqiri, Gafur Loku, Rushit Nesimi, Tasin Voka etj.

Paraprakisht, para një shekulli, i kishim vëllezërit Frashëri. Abdyli kryesisht si një politikan, Naimi veçanërisht si një poet, Samiu më tepër si një mendimtar. Në sajë të punës së tyre, patriotike dhe titanike, që të tre u ngjitën në katet më të larta të lëvizjes revolucionare të rilindësve tanë. Ata plotësojnë kështu aq mirë njëri-tjetrin, saqë veprimet, shkrimet dhe pikëpamjet e tyre të studjuara bashkërisht, zbulojnë deri në një shkallë të lartë, historinë e vërtetë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Kur vjen fjala për Kosovën dhe diasporën tonë, këto konsiderata vlejnë edhe për Faridin Tafallarin, me veprat e tij publicistike, dhe me veprimtarinë e tij patriotike.

Shqipëria në kohën e vëllezërve Frashëri vuante nën robërinë shkullore osmane. Kosova në kohën e martirëve tanë, vuante nën thundrën e barbarisë serbe. Kështu, te shqiptarët u forcua më tej ndërgjegja kombëtare dhe politike, se luftën për për të fituar lirinë, duhej ta mbështesin vetëm në forcat e tyre. Gatishmëria e masave popullore për të sakrifikuar jetën në shërbim të atdheut, ishte një kapital i paçmueshëm për luftën e tyre çlirimtare. Që nga pranvera e vitit 1981, kryengritjet antiserbe që shpërthenin vazhdimisht në Kosovë, kishin një pikëmbështetje të fortë, edhe nga diaspora shqiptare, në Zvicër, në Suedi, në Gjermani e gjetiu. Veprimtaria e Zt. F. Tafallari, gjerësia dhe thellësia e saj ideologjike, revolucionare dhe patriotike, meriton të studjohet, analizohet, ndriçohet dhe afirmohet. Gjatë aktivitetit të tij patriotik, kërkohej shkrirja e përrenjve të shpërndarë në një lumë të fuqishëm nacional, bashkimin e mbarë forcave të gjalla të vendit, në një front të vetëm kombëtar.

Para së gjithash, lëvizja çlirimtare shqiptare, kishte nevojë për një platformë politike të urtë dhe revolucionare, që të udhëhiqte mendimin dhe veprimin, që t’i shërbente frontit dhe prapavijës. Adem Jashari, vëllezërit Gërvalla dhe Faridin Tafallari kanë meritën e madhe historike, se bashkërisht dhe vaçanërisht u bënë ndër ideologët më të shënuar të frontit kombëtar për çlirmin e Kosovës nga skllavëria serbomadhe. Pa humbur asnjë çast nga vizioni i perspektivës strategjike, ata ditën se bashkimi i forcave shqiptare në një front të përbashkët, mund të na shpëtojë nga skllavërimi i huaj. Synimi i tyre ishte bashkimi i të gjithave trojeve shqiptare në një atdhe të përbashkët, etnik dhe historik. Gjatë veprimtarisë së tij në trojet e mërgatës, Faridin Tafallari ishte njëri nga ideologët që udhëhoqi lëvizjen, qysh në fillim e deri në fund për një qëllim fisnik: bashkimin e madh kombëtar. Pjekuria, vendosmëria dhe trimëria ishin dhe janë aspiratat e tij, me moral ideal, me dinjitet dhe me origjinalitet.

Shumë bukur e ka thënë dikush, se Shqiptarizimi u ka mbetur vetëm idealistëve, një e vërtetë e dhembshme, prezente gjithandej në botën etnike shqiptare dhe në diasporë. Në kuadrin e idealistëve të këtillë me zemër të bardhë dhe shpirt të florinjtë, inkorporohen edhe drejtuesit dhe botuesit e revistave elektronike që shkrijnë ditët e netët dhe rininë për ta mbajtur gjallë këtë ideal të shenjtë. Në këtë kontekst të kontinuitetit të mbarrëvajtjes së amanetit të rilindësve tanë, inkoroporeht edhe Zt. Faridin Tafallari dhe revista “Shqiptari” si tribunë e famshme e idealizmit shqiptar, e themeluar dhe drejtuar nga disa bij të shqipes, njëri ndër ta duke theksuar se puna jonë për ta mbajtur gjallë këtë revistë, nuk është fitimprurëse, por përkundrazi, fitimhumbëse, sepse patriotizmi as nuk shitet e as nuk blehet, por dëshmohet me vepra konkrete siç janë veprat e atyre që e freskojnë me gjakun e freskët shqiptar të qindra autorëve e mijëra lexuesve dhe komentatorëve që digjen për të lexuar shqip, për të komunikuar shqip, për të dëshmuar se Shqipëria u lind me lindjen e botës.

Faridini në shtatë veprat e tij, i ngriti hymn atdheut dhe lirisë, gjuhës dhe shkollës, diturisë dhe përparimit, dhe mbi të gjitha bashkimit, bashkimit kombëtar dhe interesit atdhetar. Me stilin e tij të qartë, me gjuhën e tij të ëmbël e të pastër, Faridin Tafallari tërhoqi qysh në rininë e tij të hershme, dashurinë dhe respektin e bashkatdhetarëve të vet. Ai përdori me shkathtësi mjeshtërore dhe me pallën e mprehtë të diturisë dhe atdhedashurisë, pa e shkëputur atë nga trualli i politikës. Ai e zhvilloi penën e artë dhe zërin e zemrës në fushën e kulturës dhe publicistikës shqiptare, duke na dhënë herë pas here, edhe fragmente nga veprimtaria e tij e bujshme, atdhetare dhe mbarëkombëtare. Megjithatë, portretin e vërtetë të Faridinit, e përvetësojnë në rradhë të parë, shkrimet e tij në shërbim të zë lëvizjes kombëtare, artikuj editorialë me të cilat ai i mbrojti me zjarr patriotik dhe politik, aspiratat tona për liri dhe pavarësi, duke u bazuar te vepra e Samiut me titullin “Shqipëria ç’ka qenë e çdo të bëhet”.

E kemi thënë paraprakisht dhe vlen ta ripotencojmë faktin se Zt. Faridin Tafallari është uragan i kushtrimit për Bashkim Kombëtar. Me hapjen e bibliotekës private, zotëria e tij vjen para nesh me dinjitet, origjinalitet, vertikalitet dhe moralitet. Ai shkruan për shokët e idealit: “Në ballë të këtij populli dhe te këmbët e këtij populli, flijimi dhe vdekja për realizimin e aspiratave të tij, do të na vijnë si përjetimi më i bukur e më fisnik në gjithë jetën, dhe s'do të ketë forcë, që të na ndalë në rrugën tonë...!” Jusuf Gërvalla ka thënë: “Vetëm bashkimi i të gjithë shqiptarëve, pa dallim feje, klase a pikëpamjesh politike, mund ta shpëtojë atdheun tonë nga kthetrat e përgjakshme të armiqëve. Ju ftoj t'i bashkojmë grushtat tonë në këtë luftë të shenjtë!” Kadri Zeka: "Do të luftoj vetëm kundra armikut, kundra atij që po na burgos e po naj vret motrat e vëllezrit tanë, vetëm atë armik kam..., se, ditët e mira do të vinë, se Liria do të agojë dhe malli, që na djeg për atdheun e robëruar, nuk do të shuhet...."

Poashtu, vlen ta ritheksojmë të vërtetën, se Faridin Tafallari është flamurtar i shqiptarizmit me vlera të larta morale dhe intelektuale. Ai është zëdhënës i kushtrimit për Bashkim Kombëtar, legjendë e gjallë dhe tribun i mërgatës shqiptare. Duke e parë bibliotekën, duke ia lexuar librat dhe artikujt, kuptojmë nga ky njeri që digjet për komb e atdhe, se populli shqiptar u ka bërë ballë stuhive me dinjitet, se populli shqiptar në rrugëkryq të rrugëve është i fortë si një bjeshkë, se populli shqiptar është një mrekulli historike dhe patriotike që e ka çarë rrugën e historisë me shpatë në dorë. Me shpatë dikurë, dhe me automatik më vonë. Me grupe guerile, me çeta, me batalione dhe me divizione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat