Një copëz atdhe në Shtutgard

Kultura

Një copëz atdhe në Shtutgard

Nga: Faridin Tafallari Më: 12 mars 2024 Në ora: 10:31
Autori Faridin Tafallari

Uroj që, këtë shëmbullin e VËLLEZËRVE DIBRANI, ta ndjekim edhe ne! Një shëmbull mjaft i mirë, për t’ju a lënë amanet edhe brezave të ardhshëm,që,kudo që jetojnë e do të jetojnë në këtë rruzull tokësor të kësaj bote, kurrë të mos harrojnë vendin e të parëve të tyre, vendin e origjinës së tyre!

Të mendojmë e të veprojmë, duke e ndihmuar vendin tonë me vullnet e dëshirë, pa u kursyer në të gjitha ato mundësi,që na jepen e janë të mundura e kurrë të mos kursehemi! Mos të na dhimset as mundi e as leku, madje as gjaku e jeta, por të ecim gjurmëve të të parëve tanë e në veçanti të atyre, heronjve e dëshmorëve, që derdhën gjakun e tyre për liri!

Të bashkohemi, sepse vetëm me forcën e këtij bashkimi do të realizojmë ëndrrën e kahershme tonën, obligimin madhor të çdo atdhetari të vërtetë, TA BËJM SHQIPËRINË NATYRALE!!!

KOSOVA IME! A e di se, të dy në një muaj lindëm, unë, më 1 të shkurtit 1951, e Ti në ditën e 17 –të të 2008! Kur linda unë gëzoi katundi im, Struzha e Prizrenit, që më rriti me dashurinë e pakufi për Ty!... Po kur ‘’linde’’ Ti, oj Kosovë, gëzoi mbarë Shqiptaria! Buçiti kënga e tupani anembanë trojeve shqiptare. E kishim pritë me padurim lirinë e pavarësinë Tënde!...

Sa rrugë e gjatë, e mundimshme, e ëndërruar me dekada, e mbushur me sakrifica, me përpjekje e vuajtje të mëdha, nëpërmes egërsisë e terrorit të armikut, një rrugë e prirë së fundi me luftën heroike të UÇK-së, një rrugë e paguar me gjakun e bijve të Tu, për këtë ditë të sotme të PAVARËSISË!...

Po sot përsëri nuk je e qetë!? E di!!! Je e ndarë, e veçuar nga toka mëmë, Shqipëria, nga motrat e tua, nga trojet arbërore. Kjo më mundon edhe mua! Sepse, në atë rrugëtimin tënd drejt lirisë, Ti ishe së bashku edhe me atë MADHORIN Bashkimin Kombëtar! Po kush të ndau nga Ai?! Kush ta ndërpreu atë rrugëtim se, ata burrat e motit, që njoha e veprova edhe unë, kurrë nuk e ndanë lirinë tënde, pavarësinë tënde nga Bashkimi i trojeve arbërore, nga Shqipëria Etnike! Besa për ideal, atdhe, komb e shqiptari ishin të shenjta. Dhe me këto në gji e në zemër u veprua!...

Shkëndijat e Bashkimit mbajnë ndezur shpresën në zemrat tona, për realizimin e kësaj ëndrre të kahershme...Po,oj Kosovë, ta uroj pavarësinë në këtë ditë të ftohtë dimri, por nuk dua t’i mbyll sytë, O KOSOVA IME, pa të parë të bashkuar me trojet arbërore, pa parë, në një ditë të ngrohtë me diell, SHQIPËRINË ETNIKE, SHQIPËRINË NATYRALE!!!

5 SHKURTI I VITIT 1982… NJË PLAGË,QË DHEMB

Në 5 shkurt 2024 bëhen plot 42 vjet, nga 5 shkurti i vitit 1982, dita e varrimit të Tre Yjeve të Pavdekësisë, JUSUF e BARDHOSH GËRVALLA dhe KADRI ZEKA, të vrarë pabesisht nga UDB-a më 17 janarin e kobshëm, të po atij viti, në Shtutgard të Gjermanisë…

I vrau UDB-a e ish-Jugosllavisë me ndihmën e spiunëve shqipfolës, i vrau në pabesi me ndihmën e tradhëtisë, para shtëpisë, në atë natë të zezë e të acartë, ata, bij trima të shqiptarisë…Dhe, pas 19 ditëve pas vrasjes së tyre, u dha leja me shumë vonesë nga organet gjermane për të bërë varrimin…Kjo vonesë ndodhi sepse, konsullata e ish Jugosllavisë titiste nuk i lejoj Trimat e vdekur, të ktheheshin në vendlindje për t’u varrosur!... Edhe të vdekur ata Yje e tmerronin Jugosllavinë titiste!!! Ne i bëmë kërkesën organeve përkatëse, nëpërmes avokatit, por edhe në mënyrë të organizuar e kërkuam këtë gjë, sepse donim me patjetër që, Trimat e Pavdekësisë të varroseshin në vendlindje, në tokën e Kosovës së shtrenjtë!!! Shkuam të organizuar para asaj konsullate vrastare, ku në rreshtat e parë ishin babai i Kadri Zekës, xha Pajaziti si dhe nëna Ajshe, nëna e Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës, siç shihet edhe në foton e pare. Por konsullata nuk na e dha këtë të drejtë dhe, u detyruam të varrosnim Trimat në Shtutgard-Gjermani, ku pas 20 viteve na u lejua t’i bartnim për t’u prehë në vendlindjen e tyre të dashur, në dheun e Kosovës, për të cilën u sakrifikuan e u vranë!

Por kurrë nuk duhet harruar që, për këto 20 vite rresht, bashkatdhetarët tanë i vizituan varrezat e tyre në Shtutgard për çdo 17 janar, duke protestuar fuqishëm për vrasjen e tyre, nëpër rrugët kryesore të qytetit të Shtutgardit… Ata, që ishin me zemër e gjak të vërtetë shqiptari ju bashkangjiteshin këtyre rreshtave të gjatë të protestuesve. Sa shumë bashkatdhetarë, në ato vite, kanë udhëtuar edhe me mijra km nga qytetet më të largëta të Gjermanisë si Hamburgu e qytete tjera, por edhe nga shtete të tjera të Europës, nga Zvicra, Belgjika, Austria, Franca etj. Vinin në mënyrë të organizuar, vinin familjarisht. Udhëtonin me autobusa apo varg me makina për të bërë homazhe… Vargu i gjatë i bashkatdhetarëve tanë, shoqëruar edhe me familjet dhe fëmijët e tyre,kurrë nuk rreshti së bëri homazhe në varrezat e Shtutgardit, pranë gurëve, ku preheshin në tokën gjermane bijtë e shqiptarisë, sado ftohtë dhe acar të ishin 17 janarët përkujtimorë! Por, edhe në këto raste çdo gjë kryhej në mënyrë të organizuar, duke marrë lejen e nevojshme për të demostruar së pari në rrugët pranë qendrës së Shtutgardit si dhe, duke zbatuar orarin e caktuar. Pas demonstratës, po ashtu në mënyrë të organizuar shkonim te varret e shokëve në varrezat e Shtutgardit.

Gjithashtu për varret e Trimave, gjatë kësaj kohe 20 vjeçare,është treguar një kujdesje e madhe për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e tyre. Dhe, për mirëmbajtjen e varreve janë angazhuar pak shokë, një rreth fare i ngushtë, si për pastrimin e barit, apo ndërrimin e luleve, sipas nevojave të stinës...!Por, më duhet ta them me keqardhje se, kurrë dhe asnjëherë nga familja Gërvalla nuk ka pasur interesim dhe as që kanë pyetur se, nga kush bëheshin të gjitha këto përkujdesje...!?

Por me shumë rëndësi për mua, bashkëluftëtarin e JUSUF dhe BARDHOSH GËRVALLËS e KADRI ZEKËS është që, ata tash janë në altarin e pavdekësisë dhe… se, kurrë nuk do të jem i qetë, i shëruar nga plaga e dhimbjes për vrasjen e tyre, pa u zbuluar se, kush, cili i vrau YJET e PAVDEKËSISË??! Prandaj 17 JANARI dhe 5 SHKURTI i vitit 1982 janë për mua dhimbje të një plage, që nuk gjen shërim!!!

 

2 Shkurt 2022

Sot është datëlindja ime 01.02.1951–01.02.2022! Po i le mbrapa të shtatëdhjetat vite që nuk janë pak 7 dekada, të cilat ishin vite të ngjeshura me aktivitete, me punë e lodhje, me kosto të mëdha, sepse duhej, nga puna në aktivitete pa u ndalur kurrë…Por dashuria e madhe për t’u çliruar nga armiqtë gjakatarë, që na mbanin të pushtuar,ku dhe sot akoma (pjesërisht) na mbajnë të pushtuar me shekuj vendin tonë, neve, bashkë më shumë shokë, na jepte force e kurajo që, edhe ne mërgimtarët të jepnim kontributin tonë gjë, që, edhe e dhamë, kontribut të konsiderushëm një pjesë e mirë prej nesh se, jo të të gjithë, u inkuadruan me ne...Dhe sot mjerisht, çdo gjë është e harruar!? Ato gjenerata, që kontribuan aq shumë janë vjetëruar e, edhe nga mosha e shkuar po ikin për në amshim, pa i bërë as një ceremony, së paku me e nderuar për pak orë gjate varrimit !!!…

Edhe unë sot po e filloj me shtatëdhjetenjishin. Të shpresoj se, do të kem shëndet të mire si unë, bashkë me familjen time të ngushtë dhe të gjërë, si dhe tek të afërmit, shokët e miqtë, që nuk i ndaj kurrë nga familja ime dhe, me zemër jua dëshiroj të kenë shëndet të mire, gëzime e të mira në familje.

Pra ikën edhe të shtatëdhjetat, ikën me plot e përplot kujtime të pa shlyera, ku më shumë me strese e hidhërime, se sa në qetësi e gëzime… Gëzimet e mija i kam ndije kur jam në mesin e njerëzve të mirë me shok e miq të vërtet, me ata shokë e bashkëveprimtarë nga të gjitha trojet shqiptare që kena një gjak, një flamur, një gjuhë dhe një qëllim, bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare në një SHQIPËRI NATYRALE! I kam pasur dhe i kam shok të përjetshëm e do t’i kem edhe sot e gjithë jetën, vëllezër të një gjaku, të një kombi, të kombit tim Shqiptar, ata të gjithë, që sakrifikuan pa e kursyer as jetën për ta shporur armikun okupator në trojet tona Shqiptare!

Nuk i lë anash as këta, që i kam shokë në feisbuk, të cilët më nderojnë e më rrespektojnë me komentet e tyre për shkrimet e mia, duke shprehur në ato komente, fjalët më të mira, me fjalët e zemrës mendime dhe ide të njëjta, për gjithçka që e shqetëson sot popullin, Kosovën dhe Kombin!... Por fatkeqësisht ka edhe nga ata, që nuk e duan popullin dhe kombin e vetë!? Ama, edhe ata e kanë një anë “pozitive” ,sepse, kur ata e urrejn të vetin, të një gjaku, atëhere e kupton se çfarë “njeriu” qënka!?

Sot e kam fillimin e vitit 71 shtatëdhjet e një të jetës sime!...Ndaj dua t’i falenderoj të gjithë ata dashamirës, shokë, miq, cilindo, që do të më urojë një vitë të mirë, të shëndetshëm e të mbarë!

Për Ju dhe familjet Tuaja, uroj të keni vetëm gëzime e begati!

Me rrespekt i juaji Faridin Tafallari...!

Me këtë fotografi po e shoqëroj datëlindjen time të 71-tës, bashkë me bashkëshorten Zade, duke vazhduar me djemtë Besimi, Bekimi, vajza Kosovare dhe Besniku, që të gjithë të rritur e të martuar, sot kanë familijet e tyre. Fotografuar me 13.03.1996 Nagold!

Kemi 3000 vjet qe e bejme, perse te mos e bejme sot? Kjo nuk eshte vetem shenja e shqipes,

Shperndajeni neper te gjitha anet e Europes.

Dergojeni ne te gjitha redaksite e gazetave dhe tv.europiane. Europianet e mashtruar nga serbi duhet ta dine te verteten tone.

Sonte te gjithe shqiptaret pa dallim feje, krahine apo mendimi duhen t`i bashkohen qellimit fisnik te shperndarjes se shqiponjes 3000 vjeçare qe edhe Europa ta sheh të verteten

Të nderuar miq e mikesha, shokë e dashamirë! Ju përshëndes për komentet tuaja qe po i çmoni heronjtë dhe dëshmorët e kombit, duke ju falenderuar me fjalët më të mira të zemrës, për ata, që dhanë jetën për komb e atdhe!!! Njëherit, edhe unë ju falenderohem me zemër duke ju shpreh mirënjohjen time, për vlerësimet Tuaja të përzemërta, për mua në çështjen atdhetare e kombëtare! I Juaji Faridin Tafallari

**********************************************************************

Letër për Faridin Tafallari, dërguar nga Heroi Jusuf Gërvalla 1981

I dashur shok Faredin! Më fal që materialin e premtuar po jua dërgoj me vonesë. Por ashtu u bënë punët Besoj se tani do ta merrni e ta shqyrtoni, bashkë me D.... Dhe pasi ta keni analizuar, të më përgjigjeni për sa qemë marrë vesh atë natë në mes vete. Ato që do t’i keni të paqarta, shënojini si dhe fjalët e pakuptueshme, e pastaj do t’i sqarojmë së bashku.

Mirë u pafshim në takimin e

ardhshëm

“ Lajmëtari...”

(Kjo letër, dërguar Faridin Tafallarit nga Jusufi, në verë të vitit 1981, është botuar për herë të parë në librin e Faridin Tafallarit “ Dhimbje Krenare”, Tiranë 1998, faqe 239)

13. Letër për Faridin Tafallarin, verë 1981

I dashur shok, Dini*!

Ja dhe materialet që të premtova se do të t’i çoj. Në të parin “ Armiku na ka në dorë vetëm aq sa e lejojmë ne vetë”, janë udhëzimet për disa çështje revolucionare në kushtet e punës ilegale. Ndërkaq, në materialin me titull “ Si do të na përgjigjet armiku në pyetjet që do të shtrojmë ne, revolucionarët” , bën fjalë për rëndësinë e njërës nga fushëbetejat kryesore të organizatës revolucionare, pra për rëndësinë e shtypit revolucionar.

Materialet e tilla siç thamë edhe mbrëmë, nuk bën vetëm të lexohen si artikuj gazete a si roman. Ato duhet të përvetësohen, në mos në tërësi, atëhere së paku pikat kryesore duhet të zotërohen patjetër.

Ndoshta, në bisedën që bëmë mbrëmë, unë isha pak tepër këmbëngulës dhe energjik. Por, kam shpresë të madhe se, sa më parë t’i kapemi kësaj rruge të organizimit, aq më shumë efekte do të arrijmë në drejtimin në të cilin jemi të gatshëm të luftojmë pa kursyer asgjë.

Po e përsërisim edhe një herë mënyrën se si duhet të lidhen anëtarët e celulës. Ti si anëtar celule ke të drejtë dhe detyrë të krijosh dy hallka – A dhe B. Hallka A dhe B të njohin ty, por jo edhe njëra tjetrën. Po kështu, pasi të jenë futur në celulë këto dy hallka dhe pasi të kenë dhënë ndonjë shenjë të sigurt se janë të pjekura për punë revolucionare në kushtet e caktuara prej nesh, secila prej tyre do të ketë të njëjta të drejta dhe detyra. U morrëm vesh edhe lidhur me atë se çfarë kushtesh kërkohen për angazhimin e një shoku etj. ( Për çdo gjë të paqartë, drejtomu me letër ose bëjmë takim, sepse nuk duhet të ecim me gjëra të pasigurta në asnjë mënyrë.)

Kur të kesh zgjidhur hallkat tuaja, kujdesu që njëri shok yti të jetë patjetër në vendlindje. Sepse, ne bëjmë pak, në qoftë se mbështetemi vetëm në shokët tanë që punojnë në botën e jashtme. Me rëndësi është që organizimi të marrë hov në vendlindje. Natyrisht, çështjen e takimeve me shokët e angazhuar në vendlindje, (këtu bëhej fjalë për shokun Tasin Voka nga Shipkovica-Tetovë) këto do ti shqyrtojmë bashkarisht dhe në hollësi. Përgjithësisht, edhe po të na duken gjëra të vështira disa hollësi që imponohen në shikim të parë, s’ka nevojë të bëhemi merak. Kjo mënyrë e organizimit është studjuar hollësisht dhe ne do ta zotërojmë dalëngadalë po me siguri. Mjafton që të kemi vullnet dhe të angazhohemi seriozisht

Më shkruaj, pra, për gjithçka. Unë do të të përgjigjem me kënaqësi.

VDEKJE TITIZMIT, LIRI POPULLIT SHQIPTAR

“Lajmëtari**...”

*) Shkurtimi i emrit Faridin, shënim i Faridin Tafallarit

**) Pseud. i J. Gërvallës, shënim i F.T.

(Kjo letër, dërguar Faridin Tafallarit nga Jusufi, në verë të vitit 1981, është botuar për herë të parë në librin e Faridin Tafallarit, ”Terror, Dhimbje, Qëndresë”, Tiranë 1997, faqe 401)

14. Letër për Faridin Tafallarin, verë 1981

I dashuri shoku Faredin!

Me pak vonesë po t’i dërgoi thirrjet për demonstrata, që do të mbahen këtë të shtunë në Dyzeldorf në ora 10,30 para stacionit hekurudhor. Njoftoi shokët aty përreth, por kishte me qenë mirë, sikur do të mundeshe t’i njoftosh edhe do shokë nga Tubingeni.

Sa i përket udhëtimit me autobusa, duhet të dihet përafërsisht numri i udhëtarëve dhe më lajmëro menjëherë, në mënyrë që kjo gjë të organizohet me kohë.Në qoftë se të kanë ardhur edhe thirrje

tjera nga “larg”, kjo gjë mos të habit, dhe përmbaju këtyre thirrjeve këtu.

Sa i përket gjendjes në Kosovë, kemi informata se atje populli është i pamposhtur, dhe se lufta po vazhdon. Shokët na bëjnë me dije se demonstratat që po organizohen në botën e jashtme i kanë dhënë popullit shqiptar në “ Kosovë” një frymëzim dhe një hov të madh...

Prandaj kjo gjë edhe neve na frymëzon edhe më tepër edhe na forcon vullnetin tonë, që të marrim pjesë sa më shumë në këto demonstrata.

Të fala vëllazërore nga Semani*

FITORJA ESHTE E JONA !

*) Pseud. i J. Gërvallës, shënim i Faridin Tafallarit

(Kjo letër, dërguar Faridin Tafallarit nga Jusufi, në verë të vitit 1981, është botuar për herë të parë në librin e Faridin Tafallarit, ” Terror, Dhimbje, Qëndresë”, Tiranë 1997, faqe 402)

O SHOKËT E MI TË IDEALIT!!!...

".....Në ballë të këtij populli dhe te këmbët e këtij popullit, flijimi dhe vdekja për realizimin e aspiratave të tij, do të na vijnë si përjetimi më i bukur e më fisnik në gjithë jetën, Dhe s'do të ketë forcë, që të na ndalë në rrugën tonë... ."JUSUF GËRVALLA "

....Vetëm bashkimi i të gjithë shqiptarëve, pa dallim feje, klase a pikëpamjesh politike mund të shpëtojë atdheun tonë nga kthetrat e përgjakshme të armiqëve, T'i bashkojmë grushtat tonë në këtë luftë të shenjtë KADRI ZEKA "

....Do të luftoj vetëm kundra armikut, kundra atij që po na burgos e po naj vret motrat e vëllezrit tonë, vetëm atë armik kam....se, ditët e mira do të vinë se, LIRIA do të agojë dhe malli, që na djeg për atdheun e robëruar, do të shuhet...." BARDHOSH GËRVALLA

O SHOKËT E MI TË IDEALIT! JUSUF E BARDHOSH GËRVALLA, KADRI ZEKA E REXHEP MALA, NUHI BERISHA E ZIJAH SHEMSIU E SHUME HERONJ E DËSHMORË TË KOMBIT!

LUFTUAT DHE DHATË JETËN! U VRATË NGA ARMIQTË TANË SHEKULLORË… POR, MJERISHT, NË JU KISHTE TË TILLË, SHQIPFOLËS TRADHËTARË E GJAKATARË, TË PABESË, QË KURRË NUK JU NDANË ARMIKUT NË BASHKËVEPRIMET E PABESISË, PËR LIKUIDIMIN TUAJ O TRIMA O BIJËT MË TË MIRË, QË ISHIT AJKA E KOMBIT SHQIPTAR!

Mjerisht po e them këtë dhe, më vjen sikur kur i mshon vetëvetes me thikë, kur i mendon këto të zeza e bëma të këtyre hajnave e kriminelëve ndaj popullit dhe vendit të vet, që po veprojnë edhe sot e kësaj dite po me ata ish udbashë titistë, që po luajnë me gjakun e derdhur për këtë popull e këtë Kosovë! Nuk e di se, ku ka më keq e më gazep për ne!? Këta sot, çka i kemi në pushtet, janë ata kriminelë, që na i vranë bijtë më të mirë të shqiptarisë... Dhe shihe atë Is hajnin e 3%, Is kriminelin, akoma edhe me shkop në dorë ecë si dreqi i mallkuem, me një këmbë, përbi këtë tokë të vaditur me gjak!? Faqezi e tradhëtar si pardje, dje dhe sot, as kanë fund këto marrina, pabesi e tradhëti, që po vazhdojnë t’i bëjnë këta faqezinj, herë me Turkin e herë me shki, herë me grekun e herë me Mal te Zi. Medet për ne, përherë të nënështruar e të poshtëruar!? Mos vallë kështu populli ynë u mësua të jetë i pa liri e i robëruar??!

Xhelatët, si ata dikur apo edhe të djeshmit janë lëshuar sikur korbat e zinj për të na mbajtur gjithmonë të nënështruar e në mëshirën e të huajit!... Euuu sa keq! E në të kujt mëshirë, e hajt medet në mëshirën e sllavëve e të grekërve. Për ju o Trima, që nuk e deshtët nënshtrimin ju vrau dora gjakatare e UDB-së, e ndihmuar nga tradhëtarët shqipfolës, para 38 vjetësh, në pragun e derës së shtëpisë. Ju vranë se, e dinin që nga Ju, ata do ta humbnin Kosovën e Shqipërinë me trojet e tjera etnike, të pushtuara edhe sot e kësaj dite, që po vuajnë nën çizmen e Greqisë, Serbisë e Maqedonisë. Ku je oj e bukura e jona Çamëri, ku je ?! Për TY zemra më qan se, mbete atje në Greqi... Mbetën trojet e tua O SHQIPËRI se, kjo ka ndodhur dhe po ndodh nga tradhëtaret shqipfolës, që po ja bëjnë argatin armiqve të zinj, si në Kosovë edhe në Shqipëri, në Iliridë e Guci! Këta tanët sot e kanë harruar Bashkimin Kombëtar dhe as po ju ha palla për këtë punë, ku nuk e përmendin kurrë. Por vetëm një hall e kanë këta, si ta xhvasin këtë popull e këtë Kosovë, të mbushin xhepat e tyre, të mos ju prishet interesi i tyre,...Pa për JU O TRIMA,as që ju bie ndër mend këtyre horrave!!!

Por kombi e Kosova, mbarë shqiptaria kurrë nuk Ju harron! Jetoni të gjallë në zemrën e këtij populli nga gjiri i të cilit lindët,u rritët dhe për lirinë e tij dhatë jetën Tuaj! Ashtu të gjallë Ju mbaj në zemër edhe unë shoku Juaj i idealit! Për Ju nuk ka vdekje! Për Ju ka vetëm LAVDI TË PËRJETËSHME!!

 

FLETË-RRUFE! - ARMIQTË DHE TRADHTARËT

TË DËNOHEN PAMËSHIRË!

Duke e lexuar letrën e hapur të atdhetarit, Faridin Tafallari, me titull: ...E THEM ME DHEMBJE TË MADHE...TURP PËR QEVERINË TONË!!!...TURP PËR UDHËHEQËSINË E SOTME TË KOSOVËS....!!! -Publikuar më 03 shtator, 2010 në orën 18:42, në ueb-faqen albaniapress.

Ne, të nënshkruarit konstatojmë se, autori plotësisht ka të drejt, kur e ngritë këtë çështje kaq me rëndësi jetike, morale dhe kombëtare, për secilin shqiptar dhe secilën shqiptare. Prandaj, pa as më të voglin hezitim, por me përgjegjësinë tonë morale dhe penale, jemi përkrahës të parezervuar që, kjo çështje të merret si detyrë mbi detyrat, detyrë parësore që, për të çuar më tej amanetin e dëshmorëve për Fitore të reja, duhet doemos të merren hapa të guximshëm në demaskimin dhe shpartallimin e armiqve dhe veglave të tyre qorre dje dhe sot, për të penguar më tej, bashkëpunimin e tyre nesër!...

Me këtë letër shprehim gjithashtu, respektin ndaj qeverisë gjermane e në veçanti ndaj znj, Merkel e cila me pietet iu ka përgjigjur letrës së pishtarit tonë të lirisë. Duke u zotuar se, qeveria dhe shteti ynë do të bëjnë përpjekje për zbulimin e kriminelëve, “jugosllavë”. Njëkohësisht, në këtë letër shprehim gjithashtu, indinjatën tonë ndaj qeverisë së Kosovës e në veçanti ndaj, kryeministrit, H. Thaçi, i cili ka heshtur si mumje, e nuk iu ka përgjigjur letrës së këtij atdhetari të orëve të para të rezistencës shqiptare, përkrah heronjve të kombit, Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit. Përderisa, z. H.Thaçi, po gjen kohë të vizitojë një katund serb, dikund në periferi të Kosovës, që në emër të “decentralizimit” që, pastaj t´ua futë përsëri thikën, viseve shqiptare, me ndarje “legjitime” si nuk paska kohë t´i përgjigjet një letre të një atdhetari, të shkruar me lot e gjak?!!! Si rrjedhim dhe pasqyrim i një kulture të tyre të ulët politike, që mendimet e të tjerëve nuk i pranojnë dot kur atyre, nuk iu shkon “ujë në mullinj”; është bërë kjo mani e keqe e udhëheqësve

shqiptarë, që t´i injorojnë atdhetarët me peshë, e duke bërë këtë, ata e injorojnë tërë mërgatën shqiptare, të cilën e respektojnë, vetëm kur kjo ua mbushë xhepat me deviza dhe ua falë gjakun, për liri dhe ribashkim kombëtar;-në kohëra të errëta për Atmëmëdheun. Mbase, kjo mos përgjegjësi cinike dhe injorance; me letra, telefonata e të tjera, nuk i ka ngjarë vetëm z. F. Tafallarit, por edhe shumë atdhetarëve të tjerë. Mirëpo, ne të nënshkruarit nuk e kemi fort hallin këtu se, a përgjigjen apo jo në ftesat tona, apo në letrat tona, liderët narcistë dhe liderucet narciste të Shqipërisë Etnike, e cila i tmerron, po të ribashkohet kjo Nënëloke hallemadhe, por e kemi hallin tek mospërgjigjet e tyre jetike, morale, kombëtare e mbi të gjitha nga mospërgjegjësia e tyre ligjore; të cilën po e shkelin pamëshirë; duke e bërë këtë, ata po i shkelin ato vendime që, vet i kanë ngritur si ligje, e, që pastaj as nuk denjojnë t´i zbatojnë. Prandaj, me vendosmëri po e përsërisim që, edhe ne të nënshkruarit i bashkohemi kërkesës së drejtë të F.Tafallarit drejtuar qeverisë gjermane dhe znj. Merkel dhe qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit, H. Thaçi, që: armiqtë që i kanë duart të lara me gjak atdhetaresh, gjatë atyre viteve të errëta të robërisë dhe kolaboracionistët shqipfolës, të dënohen pamëshirë, me gjyqe të rregullta, ashtu siç ka ngjarë kjo pas luftës së parë dhe të dytë botërore, si në gjyqin e Nynbergut. Kur, atëbotë, qindra e mijëra kriminelë lufte janë dënuar me shumë vite burgjeve, madje deri në burgime të përjetshme dhe me pushkatime. Gjaku i shqiptarëve nuk bëhet ujë! As këtu, nuk do lejojmë të na shkelin tradhëtarët as këmbë e huaj! Ne, e dimë se “dikush” mund të tallet me kërkesat tona të drejta- por, aq më keq për ata! Kjo, kërkesë, madje duhet t´i kaloj kufijtë e Shqipërisë Etnike; qeveria e S. Berishës e cila tani kujtojmë se, sundohet nga një klikë e cila nuk e çanë fort kokën për gjithë ato krime rankoviqiste, titiste dhe sllobodanoviqe; mirëpo, heshtja e tyre do t´ i ketë me siguri pasojat e saj. Kjo përgjegjësi duhet të shtrihet kudo nëpër botë -të gjitha qeveritë e vendeve mike të shqiptarëve e, në veçanti ato shtete, që sot po e njohin Republikën e Kosovës, duhet medoemos t´ i gjejnë dhe t´i dorëzojnë kudo janë dhe kurdoherë kriminelët, që jetojnë në vendet e tyre. Ata, pastaj t´ia dërgojnë gjyqit të drejtësisë në Prishtinë apo në Tiranë.

Kujtojmë që, më mirë do të ishte të veprohet kështu me kohë, sipas normave të drejtësisë (gjyqësisë) kombëtare dhe ndërkombëtare , madje me nguti, se sa, pastaj, të fillonte një hakmarrje e fuqishme e drejtësisë popullore me anën e vetëgjyqësisë; kur dihet se, ndër shekujt të mbarsur me trazira, kjo është mishëruar dhe vepruar dhe në traditën e shqiptarëve, liridashës. Kujtojmë këtu, rastin e Avni Rustemit, të Adem Jasharit, Zahir Pajazitit e shumë të tjerëve atdhetarë, që armiqve iu kanë marrë gjak në vetull, dhe siç thoshte populli: " X- apo Y, „na e la shëndetin", apo, „X-apo Y "na e mori të keqen"! Nuk është aspak në nderin e shqiptarëve atdhetarë, që ta hanë bukën me turp, të lejojnë që ish- kriminelë dhe

ish-spiunët mizorë pavarësisht, peshës së errët "posteve",që e kishin në hierarkinë e armiqve sllavo-okupatorë në relacionet Beograd -Athinë- Cetine, Shkup dhe gjetiu, tani të shëtisin të lirë "pa therra në këmbë"; në qytetet dhe katundet tona, tani,-në kohën e "lirisë dhe të sovranitetit" të Kosovës. Madje, për më keq, këta gjakpirës, të përfitojnë edhe rroga të majme për ato krime dhe shërbime kolaboracioniste nga shtetet okupatore dhe njëkohësisht, të marrin poste të larta në levat e shtetit tonë shqiptar. Mos të harrojmë këtu faktin që; përderisa bota “demokratike” e ngritë lart , këtë çështje kur i lejon hetimet serbe , gjëja për krime ndaj serbëve, në Shqipëri, për marrjen e organeve , "çështje" e shtruar , madje edhe gjer në GJND!... Pse, kjo ”drejtësi” nuk e ngriti këtë çështje e kapjen e kriminelëve serbë dhe shqipfolës; asnjëherë, gjer më tani?! Derisa "drejtësia" e njëanshme "demokratike" ballkanike-evropiane po rikthehet, deri te gjenocidi osman ndaj armenëve të vitit 1915, pse ne të mos kërkojmë të zbardhen rastet e krimeve në Evropën demokratike, siç është shteti gjerman, kur edhe ne jemi pjesë e këtij kontinenti... Kujtojmë që, drejtësia ndër vite e shekuj ka triumfuar vetëm kur ajo nuk është harruar as trajtuar sipas kuteve të interesave të ndryshme të individëve, qeverive dhe të shteteve. Ngelim me shpresa se, zëri ynë i fuqishëm, i bazuar në drejtësi do të gjejë përkrahjen e duhur edhe nga opinioni liridashës i brendshëm dhe i jashtëm përparimtar.

Ne,të nënshkruarit e kësaj letre të hapur, jemi sa vijon:

Ramadan Pllana, Zvicër,

Afrim Morina, Kosovë e Shqipërisë,

Fatos Aliu, Kosovë e Shqipërisë

Mehdi Hyseni, SHBA

Xhemil Zeqiri, Danimarkë,

Fadil Shyti, Suedi,

Beqir Elshani, Suedi

Kristina Rasi, Zvicër,

Halil Dërguti, Suedi

Bahri Zenuni, Zvicër,

Tafil Duraku, Kosovë e Shqipërisë,

Shefki Ollomani, Suedi.

Faik Smajli, Angli Evropë,

Amerikë 10.10. 2010

(Publikuar më 09 shtator,2010 në orën 21:25 – në albaniapress)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat