Bashkimi kombëtar dhe shqiptarizmi

Kultura

Bashkimi kombëtar dhe shqiptarizmi

Nga: Baki Ymeri Më: 11 mars 2024 Në ora: 21:28
Kopertina e librit

Nga veprat e Faridin Tafallarit kuptojmë se shqiptarizmi i përket civilizimit të lashtë evropian. Sipas tij, Iliria ishte një periudhë e harmonisë së vërtetë në marrëveshje të plotë me energjitë krijuese të natyrës. Banorët e Dardanisë antike mund të konsiderohen paraardhësit e njerëzimit. Nga shtatë librat e tij ballafaqohemi me një histori me heroizmat dhe tradhtitë e saj.  Faridini është i lidhur me vendlindjen dhe diasporën, me komunitetin dhe tokën, me gjuhën dhe traditat kombëtare. Të gjitha këto na japin sigurinë e të sotmes dhe të nesërmes. Këto janë pjesë e pasurisë së një patrioti të devotshëm dhe të dëshmuar me aktivitete dhe vepra konkrete.

Patriotizëm është të ruash dhë të mbrosh identitetin tënd kombëtar. Nga shtatë vëllimet e botuara të Zt. Faridin Tafallari, kptojmë se patriotizmi është t’ia duash të mirën kombit tënd dhe të jesh i gatshëm të sakrifikosh për të jetën kur të jetë nevoja. Për këtë bashkatdhetar me zemër të zjarrtë, patriotizëm është që të gjithë shqiptarët, anëmbanë kudo që janë, të kthehen në trojet e veta dhe t'i përvishen punës si gjermanët. Nacionalizmi është një version pak më ekstrem i patriotizmit. Nacionalistët, përveç krenarisë për vendin e tyre, kanë edhe ndenja superioriteti mbi kombet e tjera. Do thoja se nacionalizmi i tepruar është i dëmshëm sepse i hap rrugë dhe justifikon veprime agresive, përkundrejt vendeve të tjera, siç veprojnë komshinjtë tanë, serbët dhe grekët.

Të marrësh si shembull reference vende të tilla perëndimore me një zhvillim ekonomik/politik/kulturor, krahasimisht shumë hërë më të lartë, është pak si e tepruar dhe jo fort e arritshme për ne, për momentin! Varet mga formimi arsimor, nga bagazhi i dijes, gjë që luan një rol parësor. Megjithatë, egzistojnë kombe, më saktë, individë të caktuar (me pushtet të një forme ose të një tjetre), të cilët e shfrytëzojnë pozitën e tyre duke propaganduar një superioritet artificial të kombit të cilin e përfaqësojnë, me qëllimin e vëtëm për të mbledhur rreth tyre lloj-lloj hajvanësh, ultra-nacionalistëdh serbë, por edhe grekë. Këta nuk janë tjetër, veçse një falimentim dhe dështim flagrant.

Nga Zt. F. Tafallari kuptojmë se patriotizmi lidhet më një ndjenjë personale ndaj vendit mëmë, ku je lindur, rritur, formuar, edukuar, arsimuar, ndjenjë e cila  më bën të ndihem krenar që   jam pjestar i atij kombi: për historinë e lashtë, për heronjtë, për kulturën e trashëguar etj. Arsyet ndryshojnë nga një individ tek një tjetër, por kanë edhe elemente të përbashkët. Me gjthë dozën e krenarisë në individë të caktuar, në shumë raste e tejkalon masën dhe shndërrohet në një lloj justifikimi moral për të kryer këtë apo atë veprim, që në jo pak raste ka në prapavijë një mori emocionesh dhe një mendje të kthjelltë, të ndikuar nga një ngjarje të caktuar, prej të cilës jemi të prekur drejtpërsëdrejti ose në mënyrë indirekte.

Dikush mendon se patriotizmi është shpesh një adhurim i pronës në dëm të parimeve! Pikërisht nga kjo gjë më lindi ideja kur Xhuljo Andreoti foli në këtë mënyrë për Shqipërinë, pasi si vend i varfër s'mund të pretendohet si një krenari e popullit shqiptar për vendin e vet. Sinqerisht, pa asnjë lloj ofendimi apo mbetje qejfi, nuk jam dakort personalisht, por unë dëshiroj që secili të japë mendimin e vet personal, gjë që do ta vlerësoja shumë. Kjo më bën të ndihem krenar që jam pjestar i atij kombi, duke qenë i qartë, por në fund të fundit do të doja të dëgjoja edhe konkluzionin tuaj final përsa i përket patriotizmit.

Patriotizmi është: të presësh dritën e gjelbërt në semafor,  të mos e gjuash letrën në rrugë dhe nësee sheh një në rrugë ta marrësh dhe ta vendosësh në kontejner, të mos i biesh borisë për ta përshëndetur një të njofshëm se do të kthehen kah ti nja 100 të panjofshëm, të bësh ndonjë gjë, shpikje shkencore psh, që do dali jashtë kornizave të shtetit tënd, patruesi të pastrojë mirë vendin ku ka për ta pastruar, presidenti të udhëheqë mirë shtetin, dhe kështu gjithë që gjenden në mes, të bëjnë punën e tyre me nderë, nësë shkon në komunë të presësh rradhën pesë metra larg sportelit, nëse bisedon me telefon, të bisedosh më zë të ulët, nëse bën diçka për vendin tënd, mos ta përmendësh, lëri të tjerët ta përmendin.

Nga shqiptari i prekur nga flatrat e engjëllit (Faridin Tafallari), kuptojmë se patriot bëhesh me vepra, jo me fjalë. Mos të të vijë turp të tregosh përkatësinë tënde kombëtare! Ka edhe shumë gjëra të tjera që nëse i përmend lista bëhet shumë e gjatë, por po e përmend edhe një të fundit, edhe pse shpresoj se nuk është e tejkaluar: të luftosh për vendin tënd nëse e kërkon nevoja! Të marrësh si shembull reference vende të tilla perëndimore me një zhvillim ekonomik/politik/kulturor, krahasimisht shumë herë më të lartë. Po e përsërisim se kjo është pak si e tepruar, dhe për momentin jo fort e arritshme për ne!

T’I DHUROJMË KOMBIT FAMILJE TË SHËNDOSHA!

Patriotizmi nuk është shpesh një adhurim i pronës në dëm të parimeve. Patriotizmi sot do të thotë, të mendosh në mënyrë "institucionale". Të mëndojmë të gjithë të japim kontribut që të ndërtohen institucione të forta dhe serioze. Patriotizmi është kur i mbledh mbeturinat nga lagja dhe i fqiut në kosh apo shtëpinë tënde, jo e kundërta siç bëjnë disa! Patriotizmi është kur i bën pytjen vetëvetes çfarë bën ti për atdheun para se të mëndosh çfarë bën ai për ty! Patriotizmi është kur përpiqemi t’i dhurojmë kombit familje të shëndosha. Një shoqëri me familje të shëndosha, sigurisht që është njëra ndër më të mirat që mund të bëjmë.  Por po të mos ishte ndyshe sepse pushtetet dhe njerëzit që janë në pushtet, kanë krijuar një gjendje të atillë që popullin e ngulfatur në varfëri, pushteti rëspektivisht ata që kanë krijuar rreth vetes pasuri të patundshme duke e lënë popullin në mjerim ekonomik, social dhe ekzistencial.

Matrapazët e kanë shkatërruar ekonomin. Kastat e pushtetit që e kanë kapur shtetin për fyti dhe assesi s’e lëshojnë, kanë krijuar mekanizma që e bëjn të varur popullin. Populli rrin nën hijen e njerëzve që vrapoin pas figurave e pas njerëzve që e kanë kapur pushtetin për fyti. Këta persona kanë bërë një nomenklaturë në të gjitha poret e sistemit, të cilën e kanë shti në duar të veta dhe bëjnë çka të duan e si të duan. Papunësia dhe shkatërrimi i ekonomisë është i dukshëm. Shtresa e mesme nuk  egziston. Punësimet janë të kastave që kanë bërë një sistem të interesit të përfitimeve personale, në gjitha sferat ë sistemit të shtetit, duke bërë makinacione të ndryshme

“Patriotizmi” i tyre bazohet në para, kurse kësaj nuk i thonë patriotizëm por parazitizëm. Ata mendojnë vetëm për para dhe përfitimet e veta e të ''drugarëve” të vet, të familjarëve të vet, të   mediave, të gazetarëve, të shkollave, të drejtorëve, të nënpunësve e deri tek ai që punon me krahë pune për një kohë të caktur, e kanë bërë sitemin e shfrytëzimit të ndikimeve në të gjitha poret e jetës. E kanë bërë një sistem që kastat që e kanë kapur pushtetin për fyti assesi të mos dalin humbës! Kjo kastë përbëhet nga 15% të njerëzve që kanë paranë në qarkullim dhe i mbajnë të gjitha primatet e përfitimet dhe zhvatjet e mëdha që bëhen në emër të demokracisë. Sistemi i tillë i kapjes së shtetit bazohet në shantazhe e kërcënime dhe deri në likuidime individuale Katrahura e kastave që tallen me popullin dhe e shtrëngojnë për fyti shtetin dhe pushtetin, s’është lehtë t’i mposhtish, sepse kanë mekanizma të cilët e ngulfatin atë sinqeritetin që mbretëron ende në popull.

Populli është lodhur nga skamja, nga varfëria dhe nga papunësia. Populli shiqon si të gjejë mënyrën e egzistëncës për kafshatën e gojës. Populli s’ka para të sigurojë egzistëncën e  vet, e jo për kastat që e rrjepën këtë popull duke u tallur me popullin. Popullin e kanë mbështetur për muri. Zoti F. Tafasllari din t’i demaskojë filantropët, matrapazët, mazohistët, pseudopatriotët, profiterët, debilët e pushtetit. Kultura dhe traditat tona po denigrohet. Ekonomia e Shqipërisë e shkatërruar dhe e shfrytëzuar deri në pafundësi. Pushteti i kapur pë fyti dhe i mbështetur për muri nga njerëzit e paskurpullt që fërkojnë duart duke e zhvatur dhe shtrydhur deri në palcë popullin, duke e varfëruar e bërë të varur për kastat e pushtetarëve që e kanë kapur shtetin për fyti dhe e ngulfasin. e shantazhojnbë dhe  e  kërcënoknë.

Ky është ai realiteti jonë i hidhur! Patrotizmi ka mbetur i haruar nga brengat e popullit për egzistencë. Egzistenca e popullit është e shtrydhur dhe e kapur për presh nga pushtetarët që e kanë kapur pushtetin për fyti dhe e ngulfatin patriotimin, e zbehin atë duke i bërë lavde vetëvetes, duke i ntrashur xhepat e kastave që sorrollaten rreth këtij pushteti të kapur për fyti nga njerë zit që dirigjohen nga etja për pasurim dhe stërpasurim.

ËNDRRAT TONA JANË FISNIKE DHE REALE

Ëndrrat tona janë fisnike dhe reale. Dikur ëndërruan edhe Naimi e Samiu, Çajupi e Migjeni, Jusuf e Bardhosh Gërvalla, ta shihnin Shqipërinë Kryezonjë së bashku me Kosovën. U shkrinë ata si qiriri për këtë ideal të shenjtë, por satrapët s’e lanë ta realizonin e ta shihnin të bashkuar. Të mishëruar në jetë qofshin ëndrrat e tyre! Jo vetëm ëndrrat e të parëve, por edhe ëndrrat më të guximshme që me gjak e djersë t’i bëjnë ato realitet. Kështu do të bëjmë edhe ne në të ardhmen, thot Faridini, duke ëndërruar për t’i bashkuartrojet tona në një shtet të bashkuar.

          Metaforikisht, Zt. Tafalalri thekson me fjalë të tjera se është e drejta jonë të përpiqemi me fjalë, me punë, me gojë, me dorë, me zemër, me shpirt, me pendë, me armë, që ta shkëputim të drejtën tonë nga thonjtë e atyre që s’e duan një shtet të bashkuar, me një gjuhë, me një kushtetutë, me një parlament dhe me një flamur. Të përpiqemi për të drejtën tonë dhe për të drejtën e të parëve tanë që Shqipërinë ta bëjmë nanë, së bashku me Kosovën në gjirin e saj. Vetëm kjo ëndërr e Faridinit është udha e shpëtimit dhe bashkimit, e jo tjetër rrugë.

Kush ka thënë vallë: Zogjtë e shqipes tej në qiell, ranë në gojën e luanit. Të kafshuar, të droguar, në stomakun e shejtanit.
Gjithë ky brez i djegur zjarresh, nga armiq e tradhëtarë.
Me nëntëdhjeteshtatë varre, pa një lule përmbi varr. Rendin trenat përmbi shina, shkretëtirash të harruar. Shinat mbi binarë të kalbur, gjithë një tokë duke rënkuar. Përmbi trenin që vrapon, fryn dhe ulërin tradhëtia. Turfullojnë bukëshkalët, sot do shkruhet historia. Po ç'u bëre o biri i tokës, Shqipëria po rënkon. Plagët i ka plot me gjak, nuk ka zot që i'a shëron. Ringjallu Enver trimi e pastroje këtë tmerr. Ngrija kokën Shqipërisë, para botës edhe një herë!

Nga veprat e Zt. Faridin Tafallari kuptojmë se Bashkimi Kombëtar është i fortë si shkëmbi, i kalitur si graniti,. i brishtë si shpirti, i ndërtuar me zemra që rrahin bashkë. Bashkimi Kombëtar na shoqëron kudo me lavdi dëshmorësh të rënë, sidomos në Kosovë. Jetojmë me shpresë për brezat që do të vijnë. Për këtë Bashkim Kombëtar, ne japim besën e s'tutemi. Kemi qënë e do jemi skifterë. Bashkimi na bën më të fortë. Na shton mbi të tjerët, vlerë.

Miq të dashur miq! E hapa këtë temë sepse shoh që shumë persona po abuzojnë me termin Patriotizëm. Disa thonë se patriotizmi është vendi i horrave” Apo: Patriotizmi është bregu i fundit i frikacakëve! Personalisht edhe pse i kam përdorur si shprehje në raste joseroize, jam kategorikisht kundër këtyre shprehjeve namale dhe proverbave vulgare, të pavend dhe të çmendura. Problemi është së cfarë koncepti keni ju për Patriotizmin, pasi shumë abuzojnë me Patriotizmin në përgjithësi dhe atë Shqiptar në veçanti. Disa hiqen patriotë kur në të vërtëtë nuk janë. Faridini nuk i duron ata që e mbrojnë patriotizmin vetëm me llafe. Disa bëjnë bisht, disa duan të kalojnë në luftë dhe kjo don të thotë një lloj egzagjerimi. Shumë ëmigrantë flasin për patriotizmin dhe hiqën si të tillë jashtë vendit, por kur janë në Shqipëri flasin në gjuhë të huaj dhe shesin pallavra për t'u dukur duke harruar për momentin patriotizmin e mëparshëm. A do të ishtë mirë nëse ne shqiptarët do të ishim pa merak nacionalistë e patriotë si amerikanët, gjermanët, francezët, suedezët etj.

          Sami Frashëri kishte të drejtë kur thoshte: “O burrani, o shqipëtarë, në daçim dhe në u përpjekshim, do të jemi një nga më të mirët, nga më të ndriturit e kombeve të Evropës, që të na ketë nakar gjithë bota. O burrani, të mos na mbulonjë gjumi i mësheftërisë dhe i paditurisë, se në ndejtshim kështu do të jemi të humbur!” I njëjti ka thënë: “Dy gjëra duhen në këtë jetë: e drejta dhe fuqia. E drejta pa fuqi, si dhe fuqia pa të drejtë, është si një krah i vetëm, një rrezik që s’fluturon dot pa krahë. Nuk ka më të shenjtëruar të drejtë se sa kombësia, gjuha e mëmëdheu për një komb. Një trim që lufton për një të drejtë të këtillë është dy herë trim. E drejta i jep forcë e një fuqi që s’e lë kurrë të mundet, por e bën njerinë t’i mund dhjetë.” (Bukuresht)

Faridin Tafallari

ATDHEU DHE IDENTITETI KOMBËTAR

Patriotizmi është dashuria për atdheun, për popullin dhe gatishmëria për t'u shërbyer atyre me besnikëri. Është ndjenja e lartë e detyrës për të mbrojtur me vetëmohim interesat e atdheut dhe të popullit. Kësaj i thonë atdhetari, apo shqiptarizëm. Ekzistojnë termine si patriotizmi popullor, patriotizmi socialist, patriotizëm demokratik, patriotizmi i masave, patriotizmi i rilindësve tanë, patriotizmi i sokolave të Dardanisë. Termi korrespondues për atdheun ose mëmëdheun i cili përdoret më së shpeshti në disa gjuhë evropiane është:

Një shkrepje imagjinate përpara syve tanë që e ndjejmë ndër plagë, në krye të ushtarit, me bard, me topuz, duke rritur vargjet e heronjve që mbronin vendet tona dhe iluzionin për shpëtim. Dhe ndiejmë se si po rriten batalionet e kalorësisë, skuadriljet e kalorësisë duke u shumuar me burra të fortë e të shëndoshë, me armë në shpinë. Ky realitet dhe kjo ëndërr nuk zhduket kurrë. Dhe të lumtur, ne marrim gjetjet e realitetit: brezat dalin nga njëri-tjetri dhe shkojnë një nga një, vetëm burimi është në botë si një mbretëreshë e pafund. Kujtuam fjalët e bukura të romancierit, sepse jemi pranë një ngjarjeje që rikthen në diskutim nocionet atdhe dhe atdhedashuri, dhe të tjerë kalojnë pa kujdes nga festimet e trazuara, pa i konsideruar ato të mërzitshme ose të theksuara. A bie ndesh patriotizmi i majtë me patriotizmin e djathtë?

A është ende në modë të jesh patriot? A është mëkat të duash popullin tënd, tokën ku ke lindur? Ja disa pyetje që duhen sqaruar, sidomos tani, kur flamuri duket se valëvitet më bukur dhe ngjyrat e tij pikojnë më shumë emocion në shpirtin tonë. Kam përshtypjen se sot në trojet tona askujt nuk i intereson të jesh apo jo patriot. Fatkeqësisht, as nuk e dini nëse është mirë apo jo dhe nëse jeni akoma, atëherë duket më e kujdesshme të mos paraqiteni, për të mos tronditur dikë, duke përfunduar duke u kategorizuar si qesharake. Nuk e kuptoj se si ndihen të tjerët, por unë, kur festojmë festën kombëtare, përjetoj një ndjenjë gëzimi dhe mirënjohjeje. Pse!? Për sakrificën e kaq brezave të sakrifikuar për idealin e shenjtë të bashkimit kombëtar.

Heronjve të kombit, ushtarëve të vrarë për mbrojtjen e atdheut duhet t'u japim mirënjohje të pafundme për ta dhe për shqiptarët e tjerë që vdiqën për idenë e atdheut. Gëzimi, e pranoj, përzihet pak me hidhërimin, sepse harruam, ose ndoshta nuk e dimë të festojmë festën tonë kombëtare! Përveç paradave ushtarake, më duket se mungon thelbësorja: prova e fortë për të treguar vlerësimin tonë për heronjtë që e shkruan historinë tonë me sakrificën e gjakut të tyre. Disa do të thonë: përkujtimet bëhen në sheshe, rreth monumenteve historike, vendosen kurora me lule. Po! Është e vërtetë! Megjithatë, është shumë pak. Ne i kujtojmë ato vetëm një ditë në vit. Përndryshe, varret e tyre mbeten të braktisura, emrat e tyre të fshirë nga kujtesa e kombit ose të dënuar me një harresë të panatyrshme.

Po atdheu dhe patriotizmi? A janë ato ende të rëndësishme në një botë që priret drejt globalizimit? Megjithëse regjimi ateist komunist i përdori në mënyrë të tepruar këto nocione, duke i zbrazur ato nga kuptimi i humanizmit demokratik të trashëguar nga lashtësia ilirane, për t'i ngarkuar me obskurantizmin e një nacionalizmi të degjeneruar , duke ngjallur kështu neveri ndaj tyre!?! Patriotizmi duhet të rivendoset për kuptimin e pastër të kohërave të lavdishme të popullit tonë. Pra, çfarë është patriotizmi!?

Mund të jetë dashuria për kombin nga dolëm, ndaj vlerave dhe traditave të tij; besnikëria ndaj besimit dymijëvjeçar të të parëve, të cilët u ndjenë, u dashuruan, luftuan për pavarësi dhe dinjitet. Është një gjest për të mirën e vëllezërve tuaj, i realizuar me punën e duarve dhe të mendjes suaj! Patriotizëm do të thotë gjithashtu të hulumtosh me përulësi rëniet nga të cilat vuajnë shqiptarët, duke luftuar për t'i korrigjuar ato. Përpjekja për të sjellë gëzim në fytyrat dhe shpirtrat e atyre që jetojnë. Dëshira për të vazhduar, duke rrezikuar të klasifikohen të vjetruara apo të çuditshme, këngët, traditat, kostumet, zakonet. Patriotizmi nuk barazohet me brohoritjet e pambuluara nga vepra, me fjalët boshe, të përmendura nga poeti i pavdekshëm i shqiptarëve, Gjergj Fishta. Patriotizmi presupozon punë, përkushtim, sakrificë, mirënjohje, me një fjalë dashuri për çdo gjë që është shqiptare, e bukur dhe e pastër.

Unë do të guxoja të them se patriotizmi është, sipas besimit, fuqia e një populli. Dhe kur ai harron vlerat e veta, fillon dekompozimi i tij social dhe kulturor. Unë nuk pretendoj se mund të jem në pëlqimin e të gjithëve, sepse disa, me shqetësimin e shqetësimeve, do të thonë: nuk jemi të uritur për nocionet atdhe dhe atdhedashuri, nuk na paguajnë as faturat, as këstet në bankat. Nuk po them se kanë të drejtë. Por duket se pa i përkas një kombi, një historie, bëhemi edhe më të varfër, më të uritur dhe më shumë borxhli. Atdheu na bën të ndjejmë se i përkasim një populli, se kemi një origjinë. Duke mbrojtur identitetin tonë, ne mbrojmë veten dhe paraardhësit tanë, gjaku i të cilëve rrjedh nëpër venat tona, por, në të njëjtën kohë, ne mbetemi të bashkuar nga i njëjti besim, i atyre që tashmë i janë shtuar Përjetësisë. Shpëtimtari i botës u lut për unitetin e besimit: Qofshin të gjithë një ashtu siç jemi ne një! Uniteti shpirtëror çoi në unitet politik. Prandaj për ne patriotizmi ishte filli që i bashkoi të gjithë, nga një besim, histori dhe një komb, nga një ideal dhe vuajtje e përbashkët.

Kur një popull dobëson fuqinë e tij për të dashur dhe respektuar vlerat e tij, atëherë ai është në rënie. Kur jeta e tij dërrmohet nga bredhjet, indiferenca fetare, luftimet vëllavrasëse për pushtet, duke harruar besimin dhe historinë stërgjyshore, atëherë atdheu shuhet. Qielli i vendit duket, është e vërtetë, njësoj, toka duket po aq frytdhënëse, lumenjtë e shpejtë me ujëra të kristalta rrjedhin, ngjitja, nxituar në Detin e Madh. Vendbanimet njerëzore mbeten në vendet e tyre, të ngrira prej shekujsh, por shpirti i kombit duket se është copëtuar!?! Pa të fshihen kujtimet e shenjta, harrohen traditat shekullore dhe para syve na mbetet vetëm kufoma e një populli, pranë varrit të një atdheu. Megjithatë, shpresoj që të mos jetë kështu, të mësojmë të bëhemi sërish patriotë, të duam besimin tonë, popullin tonë, të sakrifikojmë veten, secili sipas fuqive të tij, për gjakun nga i cili dolëm.

ATDHEU DHE PATRIOTIZMI

Çka do të thotë sot të jesh patriot? A e konsideron ti veten si patriot? A je shumë apo pak patriot? Çfarë duhet të bëjë një patriot për të mirën e popullit e të vendit të tij? Kush ka qenë patrioti më i shquar shqiptar sipas teje dhe pse? A je dakord me përkufizimin e mëposhtëm në lidhje me atë që dikush e quan "patriotizëm primitiv"? A gjeni ndonjë ngjashmëri midis këtij perkufizimi dhe patriotizmit shqiptar të dy shekujve të fundit? Veprimet spektakulare, heroizmat personale, nuk ndikojnë kurrë mbi realitetin: janë shprehje të krenarisë individuale e sipërfaqësore, romanticizma me qëllim në vetvete sepse qendrojnë të mbyllur brenda kufijve të së jashtëzakonshmes.

Fatkeqësisht grekët e lashtë ishin mjeshtra në këtë. Flitej edhe në nje ese të Bertrand Russell mbi argumentin. E pra Russell mbronte tezën se qytetarët e Polis-it grek ishin të frymëzuar nga një patriotizëm primitiv, domethenë jo të kujdesshëm dhe jo të urtë. Forca e pasioneve të tyre nga një anë çonte në suksese personale, por nga ana tjetër këto suksese nuk i shërbenin Polis-it (shtetit), dhe përfundimisht ishin simbole të një paaftesie politike. Nuk është e nevojshme qe t’u përgjigjeni të gjitha pyetjeve. Ato janë sjellur me qëllim që të përmbledhin përgjigjen. Pyetja ka të bëjë thjesht me kuptimin e patriotizmit në kontekstin shqiptar sot.  Ne duhe të jemi të lire, të sjellim kontribute e citime të tjera që kanë të bëjnë me temën!

Edhe para Zotit, Hyjnësia më e çmuar mbetet atdheu. Tregojuni të rinjve të dinë se çfarë u tha për paraardhësit tanë: Nga të gjithë popujt e lashtë, ilirët janë më trimat dhe më të mençurit. Ne nuk duhet të përpiqemi të kujdesemi për sytë tanë pa marrë parasysh kokën, dhe as koka nuk mund të kujdeset, duke mos marrë parasysh trupin. Pra, a duhet të kujdesemi për trupin së bashku me shpirtin, dhe kjo është arsyeja pse mjekët grekë nuk janë të mirë në shumicën e sëmundjeve. Sepse ata nuk e dinë të gjithë për të cilët duhet të kujdesen. Nëse kjo e tërë është e sëmurë, pjesa nuk mund të jetë e shëndetshme sepse, të gjitha gjërat e mira dhe të këqija për trupin dhe për njeriun në tërësi, ato vijnë nga shpirti dhe prej andej rrjedhin si nga një pranverë, nga koka te sytë. Pra, veçanërisht dhe para së gjithash, ne do të shërojmë burimin e së keqes në mënyrë që koka dhe pjesa tjetër e trupit të mund të shijojnë shëndetin.

Edukimi përfaqëson për çdo shoqëri një themel identiteti, një përforcim të lidhjes midis qytetarëve dhe shtetit dhe një mënyrë për të inokuluar përkatësinë në një kontratë shoqërore, politike dhe identitare, qasja ndaj një çështjeje të tillë përfaqëson një temë historike, e cila mund të bëhet burimi i zbulimit burimet intime të mendjes kolektive të një epoke të caktuar. Intervali kronologjik i zgjedhur lidhet me dy ngjarje historike me rëndësi për historinë e shqiptarëve. Viti 1912, përfaqëson, padiskutim, kulmin e krijimit politik të Shqipërisë moderne, duke u bashkuar me një vijë rritëse që fillon në kohën e Skënderbeut. Bashkimi kombëtar shtrihet në fazën e fitimit të pavarësisë (1912), për të përfunduar me krijimin e unitetit kombëtar shtetëror. Vetëm këto janë të pranueshme në funksionet dhe dinjitetet publike, civile dhe ushtarake, duke marrë parasysh karakterin shumicë dhe shtetformues të Kombit Shqiptar.

Nacionalizmi, edhe nëse nuk posedon një doktrinë solide, përkundrazi ka aftësnë t'i drejtohet një numri të madh njerëzish; nacionalizmi u siguron njerëzve një personalitet të papërcaktuar identitetin që u nevojitet. Homologu i kombit, nacionalizmi, është një ideologji që shpesh paraqet disa karakteristika të gnosës dhe feve: Ashtu siç e dimë më mirë se çfarë është feja se çfarë është perëndia, ne shohim më qartë tiparet e përbashkëta të nacionalizmave sesa formën universale. të kombit. Çdo lloj nacionalizmi ka përbërës organikë, përcakton një armik (të brendshëm ose të jashtëm), interpreton të kaluarën në avantazhin e tij për të zhvilluar një projekt veprimi dhe praktikon mobilizimin e masave me ndihmën e propagandës. Kombi është fryt i një postulati dhe i një shpikjeje. Por ai ekziston vetëm nëpërmjet aderimit në këtë drejtim. Sukseset janë rezultat i një prozelitizmi të qëndrueshëm, i cili i udhëzon individët mbi identitetin e tyre, i inokulon ata me detyrën për t'u përshtatur me të dhe i nxit ata të përhapin këtë referencë kolektive.

Në literaturën e specializuar, studiuesit e temës kanë evidentuar dy modele kryesore të ndërtimit të kombit: pra, kemi të bëjmë me modelin qytetar francez, të fokusuar në respektimin e disa parimeve që sigurojnë lidhjen me vlerat (të ngjashme me modelin e Romës së lashtë) dhe modeli gjerman etnik, sipas idesë së Volkgeist të promovuar nga Herder. Kapitulli Shkenca e Kombit i shkruar nga Dimitrie Gusti ngjall një prirje të elitës rumune drejt modelit të kombit gjerman. Kështu, kombi do të ishte një krijim sintetik vullnetar, një njësi shoqërore, e cila përfaqëson një sistem vullnetar me motivim kozmik, biologjik dhe psiko-historik, me vullnet social si shkaktar i procesit të shtetëzimit dhe me manifestime krijuese, në sfera shpirtërore, ekonomike, juridike dhe politike, e jetës kombëtare, që formon kulturën kombëtare.

Shkëputja e popullit nga kombi është interesante: nëse njerëzit jetojnë një jetë pasive fatalizmi dhe dorëheqjeje, në vend të kësaj kombet jetojnë një jetë aktive, duke luftuar për një ideal dhe duke krijuar fatin e tyre. Kjo është arsyeja pse vullneti kombëtar, aspiratat dhe ndërgjegjja kombëtare janë të domosdoshme për shoqërinë tonë, për dashurinë tonë për atdheun. Nga ky këndvështrim, raporti mes historisë, kujtesës dhe kombit është interesant, veçanërisht për qasjen tonë. Një shqetësim i natyrshëm po të kemi parasysh se. historia kombëtare mund të jetë një përmbledhje besnike e ngjarjeve më të rëndësishme që ndryshuan jetën e një kombi. Ka ngjarje kombëtare që ndryshojnë ekzistencën e të gjithëve në të njëjtën kohë. Këto janë të rralla, por mund t'u ofrojnë të gjithë njerëzve të një vendi pika referimi në kohë.

Me fjalë të tjera, ndryshime të rëndësishme do të bëhen në nivelin e mentalitetit kolektiv duke vënë theksin në një diskurs nacionalist të praktikuar në të gjitha nivelet e shoqërisë. Procesi i lehtë për t'u zbatuar, po të kemi parasysh faktin se të menduarit njerëzor ndahet ndërmjet përshtypjeve personale dhe rrymave të ndryshme të të menduarit kolektiv. Është interesante se si popujt ballkanikë, që nga shekulli i 19-të, fillojnë të lidhen me gjeografinë kombëtare. Në një hapësirë ​​kaq të vogël, të lakmuar nga kaq shumë kombe në formim, interpretimi i ndikimit të hapësirës mbi kombin bëhet një formë e domosdoshme e luftës për emancipim. Ne nuk kërkojmë të identifikojmë se cilat argumente janë më të qëndrueshme, por vetëm të kujtojmë rëndësinë e imagjinatës historike dhe gjeografike. Sepse lufta për emancipim ishte edhe një luftë në fushën imagjinare, ku çdo fakt bëhet postulat. Kujtesa e masave ishte e mbushur me rëndësi historike, duke pritur nga elitat një ripërcaktim të fatit historik, një rivizatim të udhëzimeve për një shoqëri që dukej se kishte arritur apoteozën e saj.

Si mund të bëhet më e thjeshtë kjo nëse jo duke rifilluar dhe përforcuar diskursin nacionalist? Dhe shkolla u bë një laborator i domosdoshëm për zbatimin e diskursit nacionalist. Analiza e teksteve shkollore mund të rezultojë të jetë një barometër besnik i shkallës së nacionalizmit në Kosovë dhe Shqipëri. Sepse manuali i shkollës është, përveç një mjeti pedagogjik, një mjet që përhap recetat e programeve, përkatësisht një sistem vlerash, një ideologji, një kulturë, duke përfaqësuar kështu mjetin kryesor për të indoktrinuar brezat e rinj të cilëve u drejtohet. Nëse tekstet shkollore të historisë, letërsisë, gjeografisë ushtronin njëfarë pushteti mbi kolektivin, është po aq e vërtetë se kjo fuqi joshëse vinte edhe nga afiniteti i publikut ndaj sakralizimit të së shkuarës dhe vlerave kombëtare. Pse është i nevojshëm rihapja e dosjes së arsimit ndërmjet dy luftërave? Natyrisht, në historiografinë shqiptare ka hapa që fokusohen në analizën e teksteve të historisë dhe gjeografisë nga sistemi arsimor fillor, si një formë e një ndërgjegjeje kombëtare te qytetarët e ardhshëm të botës shqiptare.

Intelektuali nuk duhet të jetë më një shpirt kozmopolit. Ai duhet të bëhet apostull i kombit. Prandaj ne kemi detyrën imperative të thërrasim në dritë shtresat më të gjera të popullsisë, për t'u dhënë atyre njohuritë që e pajisin më së miri njeriun për nevojat e jetës moderne, duke ua treguar përfitimet e kulturës së lartë vëllezërve tanë të çliruar nga zgjedha e huaj dhe të ndërtojmë një qendër kulture në trojet tona dh enl diasporë, e cila do të na siguronte këtu, në zemër të gadishullit ballkanik, rolin kryesor që e kemi.

ÇKA ËSHTË PATRIOTIZMI?

Patriotizëm është të ruash dhë të mbrosh identitetin tënd kombëtar. Patriotizmi është t’ia duash të mirën kombit tend dhe të jesh i gatshëm të sakrifikosh për të jetën kur të jetë nevoja. Për mua patriotizëm është që të gjithë shqiptarët, anëmbanë ku do që janë, më u kthye në trojet e veta dhe t'i përishen punës si gjermanët. Nacionalizmi është një version pak më ekstrem i patriotizmit. Nacionalistët, përveç krenarisë për vendin e tyre, kanë edhe ndenja superioriteti mbi kombet e tjera. Do thoja se nacionalizmi i tepruar është i dëmshëm sepse i hap rrugë dhe justifikon veprime agresive, përkundrejt vendeve të tjera, siç veprojnë komshinjtë tanë, serbët dhe grekët.

Të marrësh si shembull reference vende të tilla perëndimore me një zhvillim ekonomik/politik/kulturor etj, krahasimisht shumë hërë më të lartë, është pak si e tepruar dhe jo fort e arritshme për ne, për momentin! Varet mga formimi arsimor, nga bagazhi i dijes, gjë që luan një rol parësor. Megjithatë, egzistojnë kombe, më saktë, individë të caktuar (me pushtet të një forme ose të një tjetre), të cilët e shfrytëzojnë pozitën e tyre duke propaganduar një superioritet artificial të kombit të cilin e përfaqësojnë, me qëllimin e vëtëm për të mbledhur rreth tyre lloj-lloj hajvanësh, ultra-nacionalistëdh serbë, por edhe grekë. Këta nuk janë tjetër, veçse një falimentim dhe dështim flagrant.

Ndërsa patriotizmi lidhet më një ndjenjë personale ndaj vendit mëmë, ku je lindur/rritur/formuar/edukuar/arsimuar etj, ndjenjë e cila  më bën të ndihem krenar që jam pjestar i atij kombi: për historinë e lashtë, për heronjtë, për kulturën e trashëguar etj. Arsyet ndryshojnë nga një individ tek një tjetër, por kanë edhe elemente të përbashkët. Me gjthë dozën e krenarisë në individë të caktuar, në shumë raste e tejkalon masën dhe shndërrohet në një lloj justifikimi moral për të kryer këtë apo atë veprim, që në jo pak raste ka në prapavijë një mori emocionesh dhe një mëedje të kthjelltë, të ndikuar nga një ngjarjë të caktuar, prej të cilës jemi të prekur drejtpërsëdrejti ose në mënyrë indirekte.

Dikush mendon se patriotizmi është shpesh një adhurim i pronës në dëm të parimeve! Pikërisht nga kjo gjë më lindi ideja kur Xhuljo Andreoti foli në këtë mënyrë për Shqipërinë, pasi si vend i varfër s'mund të pretendohet si një krenari e popullit shqiptar për vendin e vet. Sinqerisht, pa asnjë lloj ofendimi apo mbetje qejfi, nuk jam dakort personalisht, por unë dëshiroj që secili të japë mendimin e vet personal, gjë që do ta vlerësoja shumë. Kjo më bën të ndihem krenar që jam pjestar i atij kombi, duke qenë i qartë, por në fund të fundit do të doja të dëgjoja edhe konkluzionin tuaj final përsa i përket patriotizmit.

Patriotizmi për mua është: të presësh dritën e gjelbërt në semafor,  të mos e gjuash letrën në rrugë dhe nësee sheh një në rrugë ta marrësh dhe ta vendosësh në kontejner, të mos i biesh borisë për ta përshëndetur një të njofshëm se do të kthehen kah ti nja 100 të panjofshëm, të bësh ndonjë gjë, shpikje shkencore psh, që do dali jashtë kornizave të shtetit tënd, patruesi të pastrojë mirë vendin ku ka për ta pastruar, presidenti të udhëheqë mirë shtetin, dhe kështu gjithë që gjenden në mes, të bëjnë punën e tyre me nderë, nësë shkon në komunë të presësh rradhën 5 metra larg sportelit, nëse bisedon me telefon, të bisedosh më zë të ulët, nësë bën diçka për vendin tënd, mos ta përmëndësh, lëri të tjerët ta përmendin.

Patriot bëhesh me vepra, jo me fjalë. Mos të të vijë turp të tregosh përkatësinë tënde kombëtare! Ka edhe shumë gjëra të tjera që nëse i përmend lista bëhet shumë e gjatë, por po e përmend edhe një të fundit, edhe pse shpresoj se nuk është e tejkaluar: të luftosh për vendin tënd nëse e kërkon nevoja! Të marrësh si shembull reference vende të tilla perëndimore me një zhvillim ekonomik/politik/kulturor, krahasimisht shumë herë më të lartë. Kjo është pak si e tepruar dhe jo fort e arritshme për ne, për momentin!

Patriotizmi nuk është shpesh një adhurim i pronës në dëm të parimeve. Patriotizmi sot do të thotë, të mendosh në mënyrë "institucionalë". Të mëndojmë të gjithë të japim kontribut që të ndërtohen institucione të forta dhe serioze. Patriotizmi është kur i mbledh mbeturinat nga lagja dhe i fut në kosh apo shtëpinë tëndë, jo e kundërta siç bëjnë disa! Patriotizmi është kur i bën pytjen vetëvetes çfarë bën ti për atdheun para se të mëndosh çfarë bën ai për ty! Patriotizmi është kur përpiqemi t’i dhurojmë kombit familje të shëndosha.Një shoqëri me familje të shëndosha, sigurisht që është njëra ndër më të mirat që mund të bëjmë.  Por po të mos ishte ndyshe sepse pushtetet dhe njerëzit që janë në pushtet, kanë krijuar një gjendje të atillë që popullin e ngulfatur në varfëri, pushteti rëspektivisht ata që kanë krijuar rreth vetes pasuri të patundshme duke e lënë popullin në mjerim ekonomik, social dhe ekzistencial.

Matrapazët kanë shkatërruar ekonomin. Kastat e pushtetit që e kanë kapur shtetin për fyti dhe assesi s’e lëshojnë, kanë krijuar mekanizma që e bëjn të varur popullin. Populli rrin nën hijen e njerëzve që vrapoin pas figurave e pas njerëzve që e kanë kapur pushtetin për fyti. Këta persona kanë bërë një nomenklaturë në të gjitha poret e sistemit, të cilën e kanë shti në duar të veta dhe bëjnë çka të duan e si të duan. Papunësia dhe shkatërrimi i ekonomisë është i dukshëm. Shtresa e mesme nuk  egziston. Punësimet janë të kastave që kanë bërë një sistem të interesit të përfitimeve personale, në gjitha sferat ë sistemit të shtetit, duke bërë makinacione të ndryshme

Patronizmi i tyre bazohet në para, vetëm për para e përfitimet e veta e të ''drugarëve” të vet, të familjarëve të vet, të   medijave, të gazetarëve, shkollave, drejtorëve, nënpunësve e deri

tek ai që punon me krahë punë për një kohë të caktur, e kanë bërë sitemin e shfrytëzimit të ndikimeve në të gjitha poret e jetës. E kanë bërë një sistem që kastat që kan kapur pushtetin për fyti assesi të mos dalin humbës! Kjo kastë përbëhet nga 15% të njerëzve që kanë paranë në qarkullim dhe i mbajnë të gjitha primatet e përfitimet dhe zhvatjet e mëdha që bëhen në emër të demokracisë. Sistemi i tillë i kapjes së shtetit bazohet në shantazhe e kërcënime dhe deri në likuidime individuale Katrahura e kastave që tallen me popullin dhe e shtrëngojnë për fyti shtetin dhe pushtetin, s’është lehtë t’i mposhtish, sepse kanë mekanizma të cilët e ngulfatin atë sinqeritetin që mbretëron ende në popull.

Populli është lodhur nga skamja, nga varfëria dhe nga papunësia. Populli shiqon si të gjejë mënyrën e egzistëncës për kafshatën e gojës. Populli s’ka para të sigurojë egzistëncën e  vet, e jo për kastat që e rrjepën këtë popull duke u tallur me popullin. Popullin e kanë mbështetur për muri filantropët, matrapazët, mazohistët, pseudopatriotët, profiterët, debilët e pushtetit. Kultura dhe traditat tona po denigrohet. Ekonomia e shkatërruar dhe e shfrytëzuar deri në pafundësi. Pushteti i kapur pë fyti dhe i mbështetur për muri nga njerëzit e paskurpullt që fërkojnë duart duke e zhvatur dhe shtrydhur deri në palcë popullin, duke e varfëruar e bërë të varur për kastat e pushtetarëve që e kanë kapur shtetin për fyti dhe e ngulfasin. e shantazhojnbë dhe  e  kërcënoknë. Ky është ai realiteti jonë i hidhur! Patrotizmi ka mbetur i haruar nga brengat e popullit për egzistencë. Egzistenca e popullit është e shtrydhur dhe e kapur për presh nga pushtetarët që e kanë kapur pushtetin për fyti dhe e ngulfatin patriotimin, e zbehin atë duke i bërë lavde vetëvetes, duke i ntrashur xhepat e kastave që sorrollaten rreth këtij pushteti të kapur për fyti nga njerë zit që dirigjohen nga etja për stërpasurim.

ËNDRRAT TONA JANË FISNIKE DHE REALE

Ëndrrat tona janë fisnike dhe reale. Dikur ëndërruan edhe Naimi e Samiu, Çajupi e Migjeni, Jusuf e Bardhosh Gërvalla, ta shihnin Shqipërinë Kryezonjë së bashku me Kosovën. U shkrinë ata si qiriri për këtë ideal të shenjtë, por satrapët s’e lanë ta realizonin e ta shihnin të bashkuar. Të mishëruar në jetë qofshin ëndrrat e tyre! Jo vetëm ëndrrat e të parëve, por edhe ëndrrat më të guximshme që me gjak e djersë t’i bëjnë ato realitet. Kështu do të bëjmë edhe ne në të ardhmen, t’i bashkojmë trojet tona në një shtet të bashkuar.

          Është e drejta jonë të përpiqemi me fjalë, me punë, me gojë, me dorë, me zemër, me shpirt, me pendë, me armë, që ta shkëputim të drejtën tonë nga thonjtë e atyre që s’e duan një shtet të bashkuar, me një gjuhë, me një kushtetutë, me një parlament dhe me një flamur. Të përpiqemi për të drejtën tonë dhe për të drejtën e të parëve tanë që Shqipërinë ta bëjmë nanë, së bashku me Kosovën në gjirin e saj. Vetëm kjo është udhë e shpëtimit dhe bashkimit, e jo tjetër rrugë.

          Sami Frashëri kishte të drejtë kur thoshte: “O burrani, o shqipëtarë, në daçim dhe në u përpjekshim, do të jemi një nga më të mirët, nga më të ndriturit e kombeve të Evropës, që të na ketë nakar gjithë bota. O burrani, të mos na mbulonjë gjumi i mësheftërisë dhe i paditurisë, se në ndejtshim kështu do të jemi të humbur!” I njëjti ka thënë: “Dy gjëra duhen në këtë jetë: e drejta dhe fuqia. E drejta pa fuqi, si dhe fuqia pa të drejtë, është si një krah i vetëm, një rrezik që s’fluturon dot pa krahë. Nuk ka më të shenjtëruar të drejtë se sa kombësia, gjuha e mëmëdheu për një komb. Një trim që lufton për një të drejtë të këtillë është dy herë trim. E drejta i jep forcë e një fuqi që s’e lë kurrë të mundet, por e bën njerinë t’i mund dhjetë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat