Varri i kufirit

Kultura

Varri i kufirit

Nga: Sami Mulaj Më: 12 mars 2024 Në ora: 12:43
Autori Sami Mulaj

Përmes i prerë

prej vijës së kufirit,

brenda ca eshtra

e një kafkë.

Pa qefin

hedhur në baltë,

mbuluar prej të njejtit dhe

me duar shtetesh

pa lopatë.

Shkelë natë e ditë,

prej gozhdë çizmesh,

një palë të kryet,

tjetra të kembët

radhë radhë.

Me vrimë plumbi

në kafkë,

trajektoria e tij,

e hyrje daljes,

xixa na shkrep

syve tanë

mjegullnajë

Varr me kurriz në bark,

pa emër në gurë,

lindje e vdekje

pa datë.

rrëknen si ujët e shiut

dhimbjen e lodhjen

në dy krahët.

SM

Mars 11, 2024

New Jersey, USA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat