Vdes shkrimtari e piktori Remzi Limani

Kultura

Vdes shkrimtari e piktori Remzi Limani

Më: 15 mars 2024 Në ora: 13:49
Remzi Limani

Ka vdekur shkrimtari, publicisti e piktori, Remzi Limani.

Ai ka qenë nxënës në shkollën e artit në Pejë, teksa studimet i ka vazhduar në Degën e Dizajnit në kuadër të Fakultetit të Arteve.

Limani kishte realizuar 12 ekspozita personale, nga të cilat dy në Itali dhe një me karakter humanitar në Namibi.

Ndërkaq në aspektin letrar ai ka lënë pas 13 vepra të botuara, e që disa nga to edhe janë përkthyer në gjuhë të huaja si: libri poetik “Tinguj të humbur” në gjuhën rumune.

Janë të njohura edhe recensionet e tij për botime dhe ngjarjet të ndryshme kulturore.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat