Poezi nga Mark Gjetja

Kultura

Poezi nga Mark Gjetja

Më: 16 mars 2024 Në ora: 19:02
Kopertina e revistës

Për ty Nënë

Nënë ti.ishe frymarrja ime e paré,

tani je larg ,ne parajsé jeton,

e unë Europës me vite i ndaré,

madhéshtia jote si yjet ndriçon.

Qiell i vrejtur dhe fushat jané ngrirë,

unë çdo ditë rrugéve udhëtoj,

kur mora lajmin u bé errsiré,

pér sé gjalli s'munda té përqafoj.

Vdekur të gjeta në krevat shtriré,

për ty derdha loté e dashuri,

trupi ish ftohur,vdekja s'kish meshiré,

nëna mbi tokë e vetmja peréndi.

Mé friksojné,rrugët e Europës Plakë,

megjithëse të bukura e plotë drité,

mé miré udhet tona me guré e balté,

ku thurém éndérra e puthém dashuritë.

Malli për ty sa shumë mé ka tretur,

se ti ishe e para dashuri,

në zemrën t'ime përjeté ke mbetur,

si drité e zjarrtë né syté e mi.

Atje përtej detit,është vendi im,

me fusha ,pyje e male të lartë,

me dallëndyshet do kthehem në fluturim,

ku lind diell i ngrohtë me rreze të artë.

 

Për Shtaté Marsin

E ardhmja e një kombi janë arsimtaret,

Jané korifejt e dijes e té mendimit,

mbas prindërve ata jané të parët,

janë misionaré të paqes dhe qytetërimit.

Është pak té kujtohen njé herè ne vit,

ata çdo dité jetojné me ne,

mjegullen largojnë ,e japin drité,

shkëlqejnë si ylberi përmbi re.

Turperoheshim kur kalonim prané tyre,

na skuqej fytyra e djersiteshim,

i përshëndesnim me gjysém zéri,

e gjysma fjalësh mezi i përcillnim

Pa mesuesit do na mbulonte errésira,

z'do kish liri bota as zhvillim,

njerzit do ktheheshin né egersira,

injorancë do mbillej në vendin tim.

Një buqetè trandafila z'do mjaftonte,

as lulet ne pranverë, kur livadhet qéndisin,

pranverë e tyre katër stinë lulëzonte,

Me krojet e shpirtit lulet i vadisim.

 

Lezhës Fisnike

 

Lezha Heroike,ku lindi dashuria ,

zbukuruar e rritur gjithnjë ndër vite,

ti je mé e lashté se historia,

e Drini valëzon si një rreze dritë.

kurr për ty se humba dashuriné,

rrethuar me detë e male të lartë,

kétu Skënderbeu nënshkroi historinë,

qéndisur me ngjyrat e flamurit të zjarrtë.

Në Besëlidhjen e Lezhës vuri themelet,

i mblodhi princat dhe i bashkoi,

Me njëri tjetrin të lidhin besën,

Shtetin e Arbérit té krijoi.

Kalaja si Kurorë Mbreti mbi supe,

e pamposhtur né shekuj qéndron,

madhështine e sajé kurr se humbi,

dashuria për té gjithnjë mé mungon.

Ti je dielli i zjarrtë qé mé ke ngrohur,

fushave tuaja u rrita krenar,

né zemer té mbajé kurr s'më je ftohur,

krojet e shpirtit sa herë mé jané tharë.

Zemrat gjithnjë ngjitur i kemi,

kurr s'të harrova ty vendi im,

sa herë vij tek ti me lumturi dehemi,

në rrugët e tua derdhë mallin tim.

Drini mes për mes qytetin e përshkon,

me lagunën dhe detin zemrat i bashkon,

fusha pa fund gjerë në Breg té Matit,

që aq bukur Lezhës ja hieshojne shtatin.

Autostrada që vijné nga ané e anës,

ndriçojne qytetin me drita neonesh,

dallëndyshet kthehen verés.në fluturim,

përqafojnë qytetin dhe atdheun tim.

 

Në Oborrin Tim

 

Në oborrin tim kanë çelur lulet,

ngjiten gardhit e dritareve përmbi,

ajo prané meje,vjen dhe ulet,

e derdhé aromë nëpër shtëpi.

Hénén po pres ,sonte té dalé,

kur qielli té ndriçoi,do vi tek ti,

s'mè rrihej , pa praninë e sajé,

i fshehur hijeve té nates né qetsi.

Héna doli voné,néper hapsiré,

I mërzitur natës né ankth u treta,

drité e ballkonit,u ndez né té gdhiré,

e zemra hidhej nga rrahjet e shpejta.

Kofshët e bardha,si ngjyrë argjendi,

era frynte ,e fustani valëzonte,

gjoksi ngrihej e ulej nga vendi,

si dallgët kur deti 'ne breg i trazonte.

Fytyrë e sajë,si kurorë me yje,

kjo natë e kthjellët ,shpirtrat dashuroi,

si kroje,i rrjedhnin drité e syve

mé ngjajné me detin,kur valët qetsoi.

Sa herë buzëqeshe mbas dritares e fshehur,

si yjet qiellit ,mi dhe dashurité

unè mbas lumturisë isha dehur ,

i qéndisé me vargje për ty poezité.

Rrahjet e zemrës për ty godasin,

puthjet e tua kujtimet mi zgjojnë,

vite ka qé ty të thërrasin,

trandafila qé pranverën t'ime lulëzojnë.


.Një Natë Feste

Me një grua kérceva njé naté feste,

fytyrën gjaku ,ja pértérinte

ish skuqur ,mbi ballë ca pika djerse,

nektaré léshonte,në shpirté të mbillte.

Émbél shikonte e lehtë buzëqeshi,

le té vallëzojmé ,kété naté té voné,

dy yje né syté e sajé i ndezi,

zemrén me frymé ma pérvéloi.

Né sallë kërcënim, si té dehur,

një puthje ,befas ja léshova,

nga pija, gjokset flaké té nxehur,

nektarin buzéve, seç ja mblodha.

Kjo mbrémje e bukur ,si drité magjie ,

jashtë ish kéthjellét até naté qershori,

madhështi e sajë mé ngjané me yjet,

me ngjané me dritén e një meteori.

,Gjoks i fryrë ,si dallga hidhej

në sytë e sajë vehten shikoja,

si dy kristale të réné nga qielli,

nuk munda ndjenjat ,ti frenoja

Mbrenda zemrës gjithnjé e mbajë,

po pres té vinë festa të tjera,

ti shkrijé akujté frymë e sajé,

mbi buzé té çelé dhe njé heré pranvera.

 

Kohë pa Destinacion

Ka kohë që bota është trazuar,

sikur kjo ikje mé ka ndaré,

thinjat kokén kané mbuluar,

Dhe vitet ikin si né garé.

Po ikën koha si një eré,

sikur një zjarr qé vlon né gji,

si shi i vrullshëm në pranverë,

si loti kur tretet né dashuri.

Vitet rané néper humnera,

i humbur dherave në perëndim,

si një boré kur shkriné pranvera,

e kéthehet krojeve me rrëmbim.

Dhe vitet ikin si një valle,

ku luhet skenave néper boté,

si një énderr kur zbardhé mëngjesi,

si népér festa,kur pret një torté.

Ky emigrim që zdi të ndalet,

si një lumë,rrjellé vendit tim,

largohen deteve e oqeaneve,

gjerë në Amerikë e Perëndim.

Kjo botë e ftohtë si akullnajé

qé zdi të shkrijé as té lulëzojë,

nuk di ku ka as trup as rrénjé,

nuk di té keqen të ndéshkojé.

Hienat globin e kané zhvatur,

dhe lirinë na kané rrëmbyer,

vrapojmë té trembur néper naté,

tek një xhelat për tu ushqyer.

 

Bashkëshortes sime

Gëzuar Ditëlindjen e Dashur,

në këtë ditë ,të dashurisë ,

Një tufë lule, ti kam sjellé,

kujtojmë, vitet e rinisë.

Me kujtohet, puthje e parë

kur qytetin ,mbuloi nata ,

kur mé erdhë, ti përballé,

hëna ndezë, puthjet e zjarrta.

Eja e dashur ,përqafomë,

si pranveré e lumturisë,

ndezi yjet, zemrës t'ime ,

ti thurë, vargje poezisë.

Nuk çelé, lule as agime,

ku nuk merr, frymë dashuria ,

ti frymzim i jetës t'ime,

mbushë me dritë, ëndërrat e mia.

Sa shpejt, çelén trandafila,

përqafuan, gjysh dhe gjyshe,

rrugë te shpresës ,sa té brishta,

kërkojmé, strehé ,si dallëndyshet .

Ikëm iarg ,nga vendi im,

ish varfëri,për të gjithë,

ikëm herët, ne rrugëtim

po eré malli, fryné sérish.

Kështu bashkë ,ndërtuam jetén,

vite e vite, në peréndim,

sa herë e mallkova vehten,

zemra rreh për vendin tim.

 

Kur ëndërroja

Dikur një yll e énderrova,

njé dashuri e pa harruar,

lumturi sa pak jetova,

me një peng né shpirté lénduar.

E desha shumé si jetén time,

s'kish mé té bukur né ato ané,

mbiu si lule,ndër agime,

né drité té hénes me erdhi prané.

Sa herë te mbajta,përmbi duar,

si një trandafil me eré,

sa shumë vite kané kaluar,

frymarrjen ténde e kam ndjerë

Me ty buzéqeshi zemra ime,

një zë i ëmbël qé kumboi,

fluturoi kjo éndérra ime,

kur zemrén ténde dashuroi.

Sa i lumtur ,isha me ty,

ti je si ylli i méngjesit,

dal në oborr të shoh né sy,

je si drité e universit.

Je një dritë që kurr s'do shuhet,

si një liqen , në shkretëtirë

si héné e ploté kur qiellit

duket,

mé ndriçon rrugén qé pa gdhiré.

Trupi yt i ngrohtë ,i bardhë,

kish hyré mbrenda ,si një vegim,

mu duk pranvera se kish ardhé,

se lulet çelen shpirtit tim

 

Uroj të jesh mirë!

E dashur, uroj të jeshé miré,

ndoshta dhe gjumi s'té zé rehat,

unë jetoj né nje tjetér hapsiré,

për ty mendoj ditë e naté.

Pa zbardhë méngjesi,jam né puné,

s'ti harroj kurrë duarté e buta,

sa heré ti mora,ti putha pa zhurmë,

hëna na ndriçonte,fshehur népér skuta.

Kété drité e ndjeva,sa herë e herë,

rrugëve té gjata,né vende té tjera,

vitet po ecin,si pa u ndjeré,

kur loti rrëshqet,pa dashje tek dera.

Përgjigjen ténde sa shumë e prita,

se imagjinoj,ku ndodhesh dhe sot,

z'duruam dot sa të vinte dita,

ikëm mjegullés ,humbém népér boté.

A mund të shihemi,dhe një tjetër herë,

se zemra ime për ty, mé ndëshkon

kopshteve ku çelin lulet né pranverë,

té shëroj dhimbjen qé kurr nuk pushon.

Si mund ti kthej vitet qé pritém,

ku dashuria jonë ,ish njé mrekulli,

për ty mendoj e jetoj ditët,

veç yjet na kané paré dhe syté e mi.

Përqafuar sé bashku na zinte dhe nata,

netëve të ngrohta kur vinte pranvera ,

mbi supe flokët me ngjyra té arta,

mé preknin fytyrës,kur frynte era.

 

Jo gjithmonë fletë dashuria

Dashuria u képut né mes,

si një lule ra pérdhe,

iku herét në méngjes,

fshehur mjegulles përmbi re.

Isha veshur ,si njè dhénder,

kur té pashé ,mbeta pa fjalë,

mu duk vehtja, si né énderr,

ndoshta gjumi ,s'mé kish dalé.

Pa déshire uné u largova,

një buzéqeshje ,e shkémbyem

fétyren ténde dashurova,

yjet lart u mallëngjyen.

Pastaj kokén ,kétheva pas,

përsëri syté u kryqëzuan,

mendja ime , oré e çast,

në hapsiré kish fluturuar.

Dielli ra mbi horizont,

drité e qiellit rrezatonte,

shpresa valésh e përflakur,

zemrat tona përqafonte.

E dashur ti mé ngjané me yjet,

kur dëshirat tona zgjohen,

dashuria i flaké arsyet,

vetém énderrat té bashkohen.

Sa të jem e té frymoj,

ty né shpirtë , do të ndjejë,

dhe pse larg ,unë po jetoj,

me hénén flas dhe i rréfej.

Né qoftë se ikën pa déshire,

do vijë mbas teje,si një hije,

mos mé leré ti né méshiré,

nuk ka qiell ku s'dalin yje.

 

Ma jep Fjalën!

Me jep fjalën nése mé do,

ti gjithë kohës ,rri né heshtje,

zeméra té tjera ,mos léndo,

bëj kujdes, kur jep buzëqeshje

Puthjen tënde uné do pres,

dot s'ma thyen dashuriné,

loté i émbel né méngjes,

përqafonte lumturiné.

Dashuria s'ka afat,

vjen kur don në zemér veté,

porsi yjet qëndron larté

drité e qiellit ,mbulon reté.

Mé ke humbur,si një hije,

té kérkova gjithë andej,

zemra ime e malléngjyer

dashuriné ty ta rréfej.

Puthjet etjen ,dot s'ma shuajné,

si një lumë në shkretétiré,

unë po pres pergjigjen tuaj,

ti ndezè yjet ,në hapësirë.

Kur mendoj, kohën e shkuar,

fluturoja ,porsi era,

vargjet zemrës ,i kam shkruar,

katër stiné ,i kish pranvera.

Té gjitha vargjet i mbajé mend

çdo méngjes i pérsérisé,

koha ikén ,malli rëndë ,

mbrenda zemrës i qéndisé.

 

Kohë që nuk kthehen mbas

 

E di,gjithnjé do jeshé e imja,

mungesa jote mé trishton,

kokes time zbresin thinja,

vitet e rinisë kujton.

Rrugët tona mbetén ndaré,

ika larg ,nga vendi im,

për ty malli mé ka marré,

yllé i zjarrtë në çdo agim.

Dhe tani ,se di nga shkoj,

u pendova,qé kam ikur,

unë.pa ty nuk mund té rroj,

zemra zemrén duke pritur.

Dhe né ëndërr kur me vjen,

ti mé ikén pérséri,

naté e errét mé zhgénjen,

preké çarçafet né vetmi.

Té kam ruajtur ndër mendime,

aty thellé diku jeton,

né oborr të zemrës t'ime,

si një lule gjelbéron.

Shpirti im thérret çdo naté,

né krevat kur jam i shtriré,

nuk më zë gjumi rehat,

i shoh yjet që pa gdhiré.

Ti je pjesë e jetës t'ime,

as njëherë nuk té kam ndaré,

eré e shpirtit fryné me dhimbje,

népér buzé mbet lot i tharé.

Ma urryen kété vendim,

thashetheme vesh me vesh,

s'kishé mé té bukur fshati im,

as qyteti afér nesh.

 

Nostalgji

Bukuria jote, mé la zgjuar,

yjet rané ,gjeré mbi toké,

si një kurorë, të kané rrethuar

té qéndisur ,përmbi koké.

Héna ecén qiellit ,me nxitim,

dritë e sajé, noton mbi deté,

po ikën larg, né vendin tim,

atje ku shpirti, fle i qeté.

Zemra ime, sa herë i lutet,

kur të kaloi, nga fshati im,

krevatit tënd,té vijé ,të futet,

të flejé me ty, gjerë në agim.

E dashur, mos mé ke harruar,

unë i them, ndaly tek ty,

nga gjumi, ndoshta té ka zgjuar,

mos dritë e sajë, të ra mbi sy.

Dhe uné né énderra, do té vijë,

si diell i ngrohtë ,të përqafoi,

në gjirin tënd, unë do té hy,

rrahjet e zemrës, ti dégjoi.

ish kohë që s'kishim, ,para as vila,

fshehur putheshim ,nëpër natë,

gjoksit té çelnin trandafila,

në drit[ të yjeve, në syte e zjarrtë.

 

Puthjet e Para

 

Ti putha buzët, se nuk durova,

Isha tharé,e s'shuhej etja,

néper dhome ty té kërkova,

si në énderra mu duk vetja.

Një çast, kurr se kam harruar,

gjithnjé, né mendje e kujtoi,

kur té pashé, mbeta i hutuar,

né syté e tu, diçka ndriçoi.

Dy syté e tu, si yje qielli,

hapsiré e kaltër e pa fund,

fytyra jote,si rreze dielli,

mes valësh ,do té perkund.

Do të pres ,ty deri voné,

nga rrugé e largët ,uné jam kéthyer,

shoh hijen, tënde nëpër dhomé,

të marr né krahë ,i mallëngjyer.

Dashuriné ténde, sa shumë e ndjej,

porsi një dritë, më vjen nga pas,

né gjak, në zemër dhe në deje,

mé ngroh gjithnjë,me buzé né gaz.

Pritje e pritje ,që s'kanë fund,

po pres pranverën ,mbushë gjelbërim,

flokëve thinjat ,do t'i shkundé,

të çelin lulet ne shpirtin tim.

 

Gjithmonë do të[ të Adhuroj

Dashurité ,kané dhe zhgënjime.

Të gjithë e dinë ,se jemi ndaré,

lulet vyshken , zemrës time,

krojet e shpirtit, mé jané tharë.

Ti le gjurmë ,énderrave té mia,

si fshiné dot, as dallgé , as valé,

Të desha ty.Ah! Kjo rinia ,

zemrës t'ime ,kurr s'ké dalé.

Aty diku ,ti rri e fshehur,

ti vjen gjatë natës ,bashké me yje,

né gjak mé nxehé ,sikur jam dehur,

buzëqeshja jote, si drité e syve.

Si trandafil, ballkonit ténd,

dritares hapur ,gjithnjë lulzon,

kur ti je larg ,shpirti mé dhémb,

kur ti je afér ,çdo gjë ndryshon.

Çdo vit kthehem ,kur çelin lulet,

si një ylber ,të shoh nga larg,

prania jote ndriçon dhe qiellin,

kur dal andej ,si endacak.

Shpesh heré natés ti rri zgjuar,

rrugën shikon ,oré e çast,

grilat dritares ke larguar,

né drité té hénes ,mé vjen nga pas.

Kur vijé andej ,në fshatin tim,

dal në rrugé,kudo udhtoi,

me yjet pres ,gjeré né agim,

né qetsiné e natës té kërkoj.

 

Ti ishe më e bukura!

Ti ishe më e bukura ,që kam njohur.

të gjitha vargjet, për ty i kam shkruar,

dashuria ende, nuk është ftohur,

buzëve tuaja ,etjen e kam shuar.

Eh !Ti moj ,dashuria ime,

té marr dhe njëherë ,në krahët e mi,

lermé ,ti përqafoi ,ato kujtime,

në netë dimri ,kur mbetem në vetmi,

Bukurinë ténde e shoh në pranverë

kur lulet çelin, kopshteve në pérendim,

me lërë aromës tënde ,ti marr eré

si dikur ku vraponim fushave plotë gjelbërim.

Oshtimén e erës dhe sot e dëgjoj,

kur fryné e sundonte dashuria,

të pushtoj të téren,çdo gjë të adhuroj,

gjeré né yje,buzëqeshte lumturia.

Ish ftohte ,dhe dimri kish ardhur,

toka ish zbardhur. nga débora,

e gojët tona. nga ngrica nxirrnin avuj,

mbi buzët e sajë. mé dridhej dora.

Sa madhështi. kish pamja jote,

të afroja e të mbështillja né gji

dhe era dashurisë i këndonte,

e ne fluturonim hapsirave pa kufi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat