Në këtë natë...

Kultura

Në këtë natë...

Nga: Xhelal Hoxha Më: 17 mars 2024 Në ora: 08:58
Xhelal Hoxha

Sante n’këtë natë, pa yje e hënë dhe të gjatë
Pa aspak gjumë n’sy, por me një imagjinatë
Më duket krejt sa e mbëstjellur e paksa e thatë
Komplet si një e përzier, si lëmshi bashkë me fije
Mirëpor paksa e nxirë, që kurqysh nuk po i bie...

Ajo më merr me vete gjumin e kësaj nate
Ndonëse veten e jetën, ndoshta do na e zgjatë...
Imagjinatat magjike, estetike, metaforike e poetike 
Janë e do të mbeten të pa shlyera në shpirt e jetike...

Imagjinatë e dlirë që magjeps e shton dashurinë...
Së bashku me magjinë, batutën e krijimtarinë...
Që e ndërton dhe krijon të bukurën poezinë
Gjenialiteti mençuria, por edhe çmenduria 
Vehen në jetë e për jetë nga vet njerëzia...

Sa e ëmbël, akoma edhe më e ithtë e më e trisht
N’vetmi është e do mbetët përsëri vështirë jeta...
Gjithshtu edhe më e ëmbël dhe më fisnike
Është njohuria, sinqeriteti, njeriu e dinjiteti

Qoftë sa do e hidhur të mbetët apo të tretët
Është e do të mbetet në jetë, veç ajo e vërteta
Të ëmbla e kalorike janë edhe hurma, qershia e fiqi 
Prandaj, mos u mundo të nxjerrish asgjë nga hiqi...

Fjalët e mira dalin nga të mençurit e të urtët ku thonë:
“Nuk duhet të teprohet në asnjë mënyrë,as humori e thumbi
Ndonëse shpeshhere ato godasin, edhe ma shumë se çekiqi
Ndonjëhere godasin e vrasin, ma shumë se plumbi!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat