Sherri i dinarit

Kultura

Sherri i dinarit

Nga: Dedë Preqi Më: 17 mars 2024 Në ora: 13:52
Dedë Preqi

Dinari n’Kosovë n’dy rrotë kerri

Koha e tij që moti i ka skaduar,

Ka mbetë vetëm një mollë sherri

Matrapazët në veri duke e përdoruar.

Euro ia ka shterrë shpirtin e tij të zi

Ka marr ndryshk kjo stoli e vjetër,

Sa tregëtinë e zezë e ka sjellë n’veri

Herë si monedhë e herë fallse n’letër.

Plot thasë me dinar janë bartë nga ana tjetër

Janë derdhë e janë akomuduar pa kontrollë,

Dikush me t’madhe është pasuruar n’qendër

Përmes tregut të zi pa punuar e pa u lodhë.

Sherri i dinarit arriti deri n’Bruksel e Washington

Derdhen jargët e Vuçit, në OKB, si lum me shkumë,

Dikush i qëllonte thumbit n’maje e dikush patkoit

Nuk ishte diçka se një «turp» dhe kurgjë më shumë.

Sheri i dinarit zbuloi edhe bankomatët me rrotë

Serbia i vendosi n’kufi me Kosovën si bolduzher,

Për ti treguar botës se populli serb s’vajton kot

I ka bankomatët e vet, sa herë do fut dinar e merr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat