Nuk kam Bjeshkë me falë

Kultura

Nuk kam Bjeshkë me falë

Sami Mulaj Nga Sami Mulaj Më 18 mars 2024 Në ora: 10:42
Autori Sami Mulaj

A ma falë do Bjeshkë ?!

Do, vetëm do Bjeshkë…

m’lutet nja i padokshëm

që nuk fshehet,

nja që gardhet e megjët

në terr

mi shtyn

prej meje.

Lyp e lyp

e nuk ngihet

bjeshken e vërrinin tem

e ka halë në sy,

e syni i tij i keq,

ka shekuj

që m’ban mgji

aq sa ngajëherë

m’doket

se nan lkuren

teme ka hi

Po a falet Bjeshka,

vetëm aty dielli

asht n’ty

sy me sy,

vetëm aty

un

e prek tokën,

qella,

vetëm aty

t’rrokë ty.

Vetëm aty,

vetëm aty endesh

tuj u rritë

edhe n’pleqni

Vetëm

aty je i ngimë

natyrë,

e udhë t’pa sosne

çelen n’ty

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat