Poezi me tematikë nga Kosova

Kultura

Poezi me tematikë nga Kosova

Nga: Përparim Hysi Më: 18 mars 2024 Në ora: 15:44
Përparim Hysi

1. A duhej"klonuar", PROFESOR-DOKTOR, IBRAHIM RUGOVA?

Nuk ka të dytë kund KOSOVA
Si PROFESOR-DOKTOR, IBRAHIM RUGOVA!
Në vend të pushkës.ligjëroi fjalën
Në vend të luftës, vetëm paqen

Ligjëron dhe bash si GANDI
Faqebardhi dhe ballëbardhi
Dhe në luftë, veç paqësor
S'ka të dytë trolli ARBËROR.

Shallin në qafë, jo se ka ftohtë
Por gjithë botën don të ngrohtë.
Si RUGOVA s'ka të dytë
Veç për paqe i ka"tapitë".

Qe model që duhet ndjekur
Për KOSOVËN është përpjekur
Do "klonuar" si më NJERËZORI
Trup e shpirt ishte PAQËSORI! 

2..ELEGJI për TAHIR DESKUN

"Nuk po mundem, shokë me folë
Se më ka ra gjak në gojë" * 

Edhe vet s'mundem me folë
SE po vjen,më mbyt një kollë.
Kolla.besa.po më mbyt
Vdekje.moj. të plaçin sytë!

Ç'gjamë e bane atë ditë
TAHIR DESKUN e ke "mbytë"
E ke"mbytë" vdekje, TAHIRIN
Dhe ke gjetë-o,bash ma të mirin!

Mbyt POETIN,gazetarin,
TAHIR DESKUN,ATDHETARIN!
Krisi pushka e shkoi atje
Si nga pushka,kishte le!

Si luftar,bash si vetëtima
TAHIR DESKU! TAHIR KLINA!
Qe nga KLINA,nga SIÇEVA
Legjendar si vet legjenda!

Vdekje, a ma ndinë një fjalë?
S'vdes TAHIRI,asht i gjallë
Gjallë,or gjallë dhe rron në zemra
SE nuk vdes,kush ka lanë vepra.

Rron në vepra;rron në vargje
Asht në vargje,zog balade
Rron TAHIRI nga SIÇEVA
Legjendar sa vet legjenda

* ka hummbur jetën 3 dhjetor 2005 në një aksident.

3.REXHEP QOSJA dhe ÇËSHTJA E KOSOVËS

ZHyur ballin faustian në humnera diturie
Asnjëherë s'rri mënjan për probleme ATDHETARIE
Në udhëkryqe historie,ty të gjen gjithmonë në ballë
Ndaj përmjet poezie,po këndoj ,o ATDHETAR!

E heq petkun e shkencëtarit( nuk është koha veç për fjalë)
Vesh parzmoren e luftarit,se luftohet veç me pallë
Kur është fjala për ATDHENË,le të dalë kush është burrë
Në plagosemi apo vritemi, vritemi për liri e për FLAMUR!

Fjala jote-britmë lufte;Fjala jote si bajrak
Le ta dijë DRENICA e kuqe, nuk kursejmë jetën aspak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat