Këto janë vargjet emocionuese të Çun Lajçit, kushtuar Ramush Haradinajt

Kultura

Këto janë vargjet emocionuese të Çun Lajçit, kushtuar Ramush Haradinajt

Nga: H. Orana Më: 25 prill 2017 Në ora: 10:43
Çun Lajçi viziton Ramush Haradinajn

Çun Lajçi së fundi i ka kushtuar një poezi liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili po mbahet në Francë.

Në këto vargje kushtuar Haradinajt, Lajçi e ka quajtur atë si gjeneral të atdheut.

Ja poezi e tij:

 

Gjenerali i Atdheut

( Ramushit)

Unë,

Fjalë shkrepa nga goja,

Shkrova

E k'nova n'tela lahute,

Ai

Priti të vlonte gjaku.

Kur

Fjala e kanga s'mjaftuen

Ta ngrohin

Atdheun e merdhimë,

Ai

Shkrepi plumba.

Po digjëm unë tha

E

Flakë nxorri automatiku.

Dhe

Falë gjakut të vllaut, njenit e tjetrit,

E pushkës së tij

Fëmitë u rritën të lirë.

Tani,

Fjalëzezat tona,

E lanë të bredhin të vetmuar

Rrugëve të hueja,

Gjeneralin e Atdheut

Që solli Liri.

Mjerë Ne !

Strasbourg 23.04.2017

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat