Ewan McGregor do të jetë Christopher Robin në filmin Winnie the Pooh

Kultura

Ewan McGregor do të jetë Christopher Robin në filmin Winnie the Pooh

Më: 29 prill 2017 Në ora: 11:16
Ewan McGregor

Aktori skocez Ewan McGregor është zgjedhur për të interpretuar në versionin për të rritur të filmit Winnie the Pooh.

Ai do të jetë Christopher Robin, miku historik human i arushit Winnie the Pooh, në versionin live-action të aventurave të tyre.

Christopher Robin kur rritet bëhet një njeri që mendon vetëm për punën dhe që ka harruar miqtë dhe fëmijët e tij. Të paktën deri kur Winnie the Pooh nuk do të kthehet në jetën e tij.

Filmi i i ri Disney i parashikuar të dalë në 2018 do të titullohet pikërisht Christopher Robin, do të drejtohet nga Mark Forster me skenar të Tom McCarthy dhe tani ka gjetur edhe protagonistin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat