Hapet me 8 maj ekspozita “Gjuha e motiveve të Anadollit”

Kultura

Hapet me 8 maj ekspozita “Gjuha e motiveve të Anadollit”

Më: 5 maj 2017 Në ora: 17:31
Ekspozita “Gjuha e motiveve të Anadollit”

Me datën  08.05.2017 në ora 19.00 në Albi Mall në Prishtinë do të mbahet hapja e ekspozitës : “Gjuha  e motiveve të Anadollit”.  Në këtë ekspozitë do paraqitën reproduksionet e tepihëve dhe qilimave të cilat sot ruhen nëpër muze të ndryshëm në Turqi dhe botë. Kjo ekspozitë synon që motivet e përdorura në të kaluarën të mos harrohen. 

Në ekspozitë do të marrin pjesë gjithashtu edhe punimet e kursisteve të Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas ku ndoqën kursin për Thurje të Qilimave të organizuar nga Instituti Yunus Emre.  Ekspozita do të jetë e hapur mes datave 08.05.2017-21.05.2017. 

E pranishme në ekspozitë do të jetë edhe Ambasadorja e Turqisë në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat