“E pathëna” në veprën artistike - Bota Sot
“E pathëna” në veprën artistike

Kultura

“E pathëna” në veprën artistike

Nga: Mr Bislim Aliu Më: 7 janar 2018 Në ora: 10:53
Bislim Aliu

Dihet mirëfilli, se pikësynimi i çdo krijuesi (artisti), është shpërfaqja e tij sensitive në veprën artistike, por në  anën tjetër, është edhe kreativieti dhe intimiteti i tij artistik, për të qenë, sa më bindshëm, shpërfaqja e tij  përmbajtësore. Zatën, ky format i piketimeve, të krijuesit të mirëfilltë, sigurisht do t’i  cimbiste ndjenjat dhe imagjinatën e çdo shikuesi. Ndaj, mu për këtë, vetëm krijuesi, do të vendosë, për shkallën e kryerjes , ose të moskryerjes të veprës artistike.

Shpeshherë dëgjojmë nëpër galeritë tona ku organizohen ekspozita individuale, por edhe kolektive, por në anën tjetër, edhe në kritikën tonë artistike, dëgjojmë mendime dhe kundërshti, për disa vepra  artistike të ekspozuara, për të cilat vizitorët me ngulm shprehen;  “Kjo vepër është e mbaruar tërësisht” ose për ndonjë tjetër, “Kjo vepër është e pakryer”. Pra mendimet e shikuesve, ndonjëherë duhet t’i marrim seriozisht, meqë nuk duhet veprat dosido që të ekspozohen, pa u bindur thellësisht se vepra është e gatshme që të ekspozohet.

Pra vepra të përfunduara konsiderohen ato vepra, kur krijuesi në detaje e ka përfunduar shpërfaqjen në atë vepër artistike. Kurse, vepra të papërfunduara, konsiderohen, ato vepra, kur krijuesi  nuk e ka kryer veprën artistike. Ndaj, për këtë shpërfaqje, në mendimin teorik, po përdoret koncepti “E pathëna”.

Në lidhje me këtë, mund të na shfaqet edhe një dilemë; Mund të jetë ndonjë vepër e përkryer dhe e shpërfaqur në detaje, megjithatë, ajo mund të jetë e pakryer dhe e papërfunduar, meqë asaj i mungon ideja artistike dhe shpërfaqja emocionale. “E pathëna në veprën artistike është një pauzë e domosdoshme, sugjestive dhe shprehëse, një element i nevojshëm për të nxjerrë në pah kontraste ose shumëkuptimësi të elemente përbërëse” ( J. Mato).

Në disa vepra  “E pathëna” është pengesë e ravijëzimit artistik ose qëllimsht e pathënë?

Ndodhë ndonjëherë, që në disa vepra artistike, “e pathëna” mund të shfaqet e qëllimshme. Dhe, sigurisht, kjo e pathënë, e shtjen shikuesin që të angazhohet maksimalisht, që me memorjen e vet, ta zbërthej këtë të pathënë dhe ta komentoj në mënyrën e vet. Megjithatë, mund të konstatojmë, se çdo e pathënë, nuk është mungesë e shprehjes. Zatën, kjo më së miri vërehet në portretin “Mona Liza” të Leonardo Da Vinçit. Ajo fshehtësi, ose ajo “e pathënë”, nuk është pse Leonardo, nuk ka ditur ose nuk ka mundur ta thotë, por ai qëllimisht e bëri, në mënyrë që shikuesi, vetë me ndjenjat e veta, ta kuptojë, por edhe ta përjetojë këtë  fshehtësi ose këtë të pathënë të ravijëzuar.

Qe shtyri Leonardon, që në veprën e tij omonime, ta përcaktoj  dendur këtë fshehtësi në nivelin më të lartë? Këtë fshehtësi marramendëse dhe këtë të “pathënë” fshehtësie, a thua në çfarë shkalle të përcaktimit do ta kuptojnë shikuesit? Dhe, a thua, pse këtë fshehtësi, në shkallë aq të lartësuar nuk e gjejmë në asnjë vepër tjetër? Këto dhe shumë pyetje të tjera mund të bëhen gjatë vëzhgimit të portretit “Mona Liza” të Leonardo Da Vinçit. A thua, qe shtyri piktorin fenomenal dhe të madhërishëm të shprehet në mënyrën më specifike për të mos e treguar këtë fshehtësi  të lartë shpirtërore dhe tejet ndjesore?

Sigurisht me këtë fshehtësi maramandëse, piktori Leonardo, ka dashur ta aktivizoj imagjinatën e shikuesit, për ta kuptuar, atë që piktori e la të papërfunduar. Ndaj, ky moment i ravijëzimit shpirtëror, që gjithmonë e cimbisë ndjenjat dhe shpirtëroren e çdo shikuesi, është pa dyshin sensualja dhe intimiteti më i lartësuar dhe më rrezativ i piktorit piedestal.

 Ai dhe vetëm ai, mundi dhe diti ta paraqes atë fshehtësi marramendëse, por edhe atë të “pathënë tejet sensitive, e cila vazhdimisht e cimbisë në mënyrën më të lartë atë shpirtëroren dhe ndjenjen më të lartë të shikuesit. Zatën, kjo e pathënë në portretin e tij e kuptojmë në lloj-loj mënyra. Dhe, mu për këte kemi lloj-loj mendimesh e konststimesh për këtë fshehtësi marramendëse! Kje fshehtësi idealizuese më së miri vërehet te buzët dhe te sytë e saj  që mund ta interpretojmë në mënyra të ndryshme. Sigurisht, gjendja e syve, e paraqet edhe gjendjen shpirtërore të njerit. Dhe, a thua, sytë e Mona Lizës, çfarë mendojnë? Kjo sigurisht, varet nga ne;  pra çfarë  ne mendojmë , gjatë kohës kur atë e shiqojmë.

Dhe, pa dyshim, për këtë, është thënë disa herë në shumë vështrime të kritikave, se  “e pathëna” nuk është mungesë shprehjeje. Ajo ndoshta, ndonjëherë flet vetë.  Megjithatë, përkundër kësaj dukurie,  të papërcaktuar dhe të papërfunduar, është vetë artisti, që vendos për kryerjen ose për moskryerjen e veprës artistike.

Për ta kuptuar veprën artistike, kërkohet ndjesim i lartë artistik e estetik

Dihet mirëfilli, se pikësynimi i çdo krijuesi (artisti), është shpërfaqja e tij sensitive në veprën artistike, por në anën tjetër, është edhe kreativiteti dhe intimiteti i tij artistik, për të qenë, sa më binshëm shpërfaqja e tij përmbajtësore. Zatën, ky format i piketimeve, të krijuesit të mirëfilltë, do t’i cimbiste ndjenjat dhe imagjinatën  e çdo shikuesi. Ndaj, mu për këtë, vetëm krijuesi, do të vendosë, për shkallën e kryerjes, ose për të  treguar të pathënën në veprën  artistike.

Dihet mirëfilli se jetojmë dhe veprojmë në një kohë moderne, kur krijuesi, mund ta shprehë lirshëm mendimin e vet. Në anën tjetër, edhe shikuesi, mund ta kuptojë në mënyrën e vet veprën artistike. Krijuesi dhe shikuesi, shpeshherë, mund të mos jenë në një vijë të kuptueshmërisë. Megjithatë, secili e ka mendimin e vetë, në atë, që e sheh dhe, në atë, si e kupton shpërfaqjen dhe ndjesimin e lartë të krijuesit në veprën artistike.

Sido që të jetë, arti është art, dhe këtë artistikë shprehimore,  por edhe atë ndjenjore, që përpiqet vazhdimisht ta shprehë krijuesi, me ndjesimin dhe me intimitetin më të lartë kreativ e artistik, vetëm ai, e din, kur vepra artistike është e përfunduar (mbaruar) për ta prezantuar para shikuesve.

Mirëpo, dilema më e madhe e shikuesit është, nëse vepra artistike nuk është përfunduar në tërësi, e shikuesi duhet që edhe atë të pathënë (pa mbaruar) ta analizojë e ta kuptojë me imagjinatën e vet. Pra e “pathëna”, në veprën artistike, mund të jetë urëlidhëse, në mes krijuesit dhe shikuesit, megjithatë, ndonjëherë, mund të jetë udhëndarëse në mes tyre. Kjo udhëndarëse, ndonjëherë, mund ta kanalizojë shikuesin në ujrat e turbullta, dhe ta dërgojë në udhën e pakuptimësisë, dhe, për këtë, shikuesi ndonjëherë , bënë edhe pyetje në moskuptimësinë e veprës artistike, si; “Unë asgjë nuk po kuptoj nga kjo vepër artistike”  ose “Cka ka dashur krijuesi të tregojë me këtë vepër artistike të papërfunduar”?!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera