A duhen dëgjuar gratë!?

Kultura

A duhen dëgjuar gratë!?

Nga: Fatmir Lohja Më: 3 gusht 2018 Në ora: 08:16
Fatmir Lohja

Tre burra dyzet vjeçar,nën hijen e një çadre,në breg të Adriatikut, po e bjerrnin kohën duke folur me nge për gratë.Nuk levizte një gjeth për të  bërë be. Dielli në zenit të përvelonte si saç.Vapen e gushtit nuk e shuante as deti i ngrohtë, as çadra elegante, as pijet freskuese, as ….. . Në kohën kur po ndiznin nga një cigare,e zunë gafil sipas tyre një plak , që po i dëgjonte me vemendje, në çadrën aty pranë.

Xhaxho! Nuk ju pelqejnë bisedat tona?- e thumboi Ilir kaçurrelsi.
Nuk dua të nderhyj,sepse për herë të parë po i dëgjoj të tilla  fjalë për gratë,- u përgjigj tjetri ndejshëm e ndejshëm.

Humoristi, Hasan Hyseni, nuk e ka për zakon të qendrojë në vetmi.Kjo ëshë arsyeja që nuk e ka kohë të përgjojë debatet e  tjerëve.A pse ishin përbri çadrat, a pse flisnin me zë të lartë mburravecash,ia tërhoqen vemendjen tre azganat.U bind që biseda e tyre nuk qe e sinqertë.Vetë kacagjela me gratë,ndërsa shokët e tyre, që nuk gjendeshin aty,shkeleshin me këmbë nga zonjat.Ju kujtua thënja e filozofit Frederik Niçe:”Njeriu shpreh atë që i mungon.”

 Kush ju pëlqen më shumë e reja jonë,apo e vjetra e juaj?- e qesëndisi Sokol mjekroshi.
Ku i keni gratë?- dhe shihte rraqet e tyre në shezllongje.
Po lahen si rikat në detë,- u përgjigjen njëzëri,me kënaqësinë e zgjuarsisë  së përgjigjes.
Më keni vënë në pozitë të veshtirë.

 Hasanit, nga pamja e tyre,i bëhej qejfi që kishte përballë shqiptar të pashëm,të gjatë,elegantë,me mjekra të harmonizuara me finesë me flokët. Për sa dëgjoi,i vinte keq,që mbanin në kokë arkaizma,të cilat kërkonin t’i shisnin për burrëri.

Pse?- nuk iu durua Alban biondit.
Në marëdhënjet me gratë tuaja,jeni me   koncepte shumë më të vjetra se ne, e për gratë botës, ma  prit  Zot rrezikun,të mos kemë punë, me ato zonja që lakuat  në bisedë.
Si i mendoni ju  marëdhënjet me gratë?- e cyti  syshkruari Ilir.

 Po e kërkonin si:”breshka te nallbani”. U fut me kënaqësi në bashkëbisedim, me qellimin e mirë , që me anë të humorit t’u qukte pak sedren  krenare. Kërkoi ndihmë në folkor,për t’u ngritur grackën, duke shfrytëzuar marrëzinë e azganëve,që po e trajtonin si plak patriarkal.

Meqë  kemi kohë,po ju tregoj një përrallë Pse jeni burra të zgjuar,kam besim se,do ta kuptoni domëthënjen e saj:

“ Një herë e një kohë,një burrë shkoi në gjykatë për t’u këshilluar me kadiun (gjykatësin ),nëse duhet të pyetën gratë.Kadiu pa hapur  qitapet (kodin civil) e preu shkurt:

Gratë nuk duhen pyetur kurrë.
Kështu e di edhe unë,por hapi qitapet e shihe mire !- këmbënguli qytetari më kureshti.
Nuk kam nevojë t’i hap,se e di mire !- i përgjigjet kadiu me vendosmëri.
Edhe unë do të bëj si thoni ju.Nuk do ta dëgjoj gruan,që më  tha, të sjell një qyp me mjaltë,e një tjetër me gjalpë,për zotërinë tuaj.
Mos u ngut! – e këshilloi kadiu.- ta hapim edhe karaqitapin (kushtetuten). Këtu thotë, se nuk bëhet qameti pse e dëgjon zonjën  njëherë, në njëzet vite martesë.Jam i bindur,se në rastin konkret,gruaja të ka dhënë  këshillë me mend.
Sot po i besoj experiences sime, tuajes edhe qitapit. Karaqitapin dhe mend e gruas po e lëmë për njëherë tjetër,- dhe qytetari u largua i gëzuar nga zgjuarsija e tij.”

Azganët u kapën në befasi.Shihnin njëri- tjetrin dhe gratë që notonin atje larg ,larg, në thellësi. Plakun nuk mund ta pyesnin se çfarë donte të thonte përralla,sepse ai po i thumboi për  të zgjuar. Hasanin e vuri re se u tronditën në psiqikë.

Kjo ështe e vjetër,- kërkoi të dalë nga mjergulla  Ilir eleganti- Meqë hymë tek të vjetrat, po  tregoj një rrefenjë tjetër:

“ Një burrë bënte gjithnji  të kunderten që i kërkonte gruaja.Ajo  kishte hyrë në logjiken e tij. Ia shprehte anasjelltas e deshirat e saja.Me këtë praktikë i  realizonte synimet e veta. Kur e merrte malli për prindërit i thonte:”Mos me ço në gjini!”Ai, sa dëgjonte  kërkesën,e merrte në krah  dhe e çonte te prindërit,në një fshat larg.  Një ditë po kalonin në va.

Më hidh në ujë! - i shpreh deshirën gruaja,qe gjendej  kalapiç te burri.
Këtë herë po ta dëgjoj fjalën- dhe burri e hodhi të shoqen në ujë,dhe  ajo u mbyt.”

Megjithëse e kishin dëgjuar kush e di se sa herë,të tre azganëve sa nuk po u binte të fikët nga të qeshurat. Hasanit  i bënte habi,se si mund të qeshej me këtë humor të vrazhdë.

Xhaxho nuk  po të pëlqen humori ynë,që nuk po qesh?- ju drejtuan njëzëri.- E vjetër është edhe kjo.
Eshtë shumë larg me çfarë tregova pak më pare, - dhe Hasani ndezi cigaren, pasi e shperndau paketën  te azganat.- Kanë ndryshime thelbësore ndermjet dy  përrallave,- filloi ta tjerrte hollë hollë. - Këshilla e kadiut është shumë fisnike,e zgjuar,gjen mbeshtetje edhe në ligje. ”Dëgjoje gruan një herë në njëzet vite martese,se nuk u be qameti.” Eksperienca e heroit  tuaj është mjeranë.Pse e ka dëgjuar gruan  çdo ditë,ka rënë në gracken e vet.Kur e kuptoi u bë kriminel. Çfarë fitoi me këtë veprim?

Azganët shihnin njëri -tjetrin me habi, ndërsa Hasani  e thithte cigaren në terëzi të tij.

Po tregoj unë një tjetër,- mori leje Sokol esmeri.

“ U martua njëri në moshë të madhe.Pas një muaji martese  shihet me të shoqen tek agjensia  e transportit të udhëtarëve.

Ku po shkon me  nusen?- e pyesnin miqtë.
Po e dërgoj në shtëpi të saj,se njëqind dreqen nuk rrihet  me te,-  përgjigjej me mburrje.

Pas  dy muaj martese ,shihet i vetëm te agjensia e transportit të udhëtarëve.

Për ku je nisur?- e pyetën  miqtë.
Jam nisur për të marrë gruan,nga shtëpija e saj,se njëmijë dreqen nuk rrihet pa atë.”

Sëbashku me djemtë buzëqeshi edhe Hasani.

Pse të pëlqeu kjo rrëfenjë ?- e pyeten azganat.
Jeta e burrit pa gruan nuk ka kuptim.Nuk ështe vetëm bukuria femërore, por mbi të gjitha,mëmësia e saj, e zbukuron jetën e njerëzore.
Po e tregoj shkurt, edhe unë një tjetër! - mori leje Arbër gjatoshi.- Në një konkurs ndërkombëtar  gënjeshtrash            ,vendin e parë e zuri rrëfenja e një burri:”Në tridhjetë vite martesë,nuk jam ngatërrua asnjëherë me gruan.”

Sëbashku me azganat qeshi edhe Hasani.

Pse kjo e fundit  ju pelqeu më shumë?- e pyeti me kureshti kaçurrelsi.
Kjo është më afër realitetit.Pse duhen shumë ,pse kanë halle dhe telashe  të njëpasnjeshme , për t’i dalë zot shtëpisë,kërkojnë mbështetje te njëri-tjetri.E për pyetjet e shumta,që nuk u japin dot përgjigje,me zë të ulët,pa i dëgjuar komshitë,plas shamata mitike në mes burrit edhe e gruas.

Në breg të detit zbarkuan garelijet (namuzqarkat). Me shënjë,nga larg, thërritën azganat.Trimoshat,me të marrë sinjalin e damave,u nisën turra-vrap,me peshqir në duar. Sapo arritën u fshinin trupin e brishtë me butësi, ëmbëlsi dhe me kënaqësi maksimale. Nga çka po shihte   Hasanit i erdhi mirë. U stërbind, se bisedat e tyre qenë për te bjerrë kohën me “ trimë”  në plazhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat